Policia kërkon mamanë, ndalonte vajza në universitet që t’u prezantonte djalin
shqiperia
Policia kërkon mamanë, ndalonte vajza në universitet që t’u prezantonte djalin

Policia kërkon mamanë, ndalonte vajza në universitet që t’u prezantonte djalin

Pasi morën një njoftim të çuditshëm, për një grua rreth të 50-tave që ndalonte vajza korridoreve të universitetit, policia e Merilendit në SHBA  zbuloi se bëhej fjalë për nënën e një studenti, e cila u tregonte vajzave foton e të birit, duke u sugjeruar të dilnin për një kafe.

 

Nuk dihet me saktësi se sa vajzave u është afruar, por shumë studentë u ankuan për pasigurinë që u krijonte prania e çuditshme e gruas, sa policia u detyrua të publikojë një njoftim që studentet të ruhen prej saj, duke dhënë përshkrimin, si dhe një foto.

© ZHURNAL 11.02.2019, 20:46 | T.E. | 1,919 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."