Ministrja Gjonaj, kërkesë KLGJ-së: Të shkarkohen gjyqtarët e “Dajtit”; Reagon edhe Meta
shqiperia
Ministrja Gjonaj, kërkesë KLGJ-së: Të shkarkohen gjyqtarët e “Dajtit”; Reagon edhe Meta

Ministrja Gjonaj, kërkesë KLGJ-së: Të shkarkohen gjyqtarët e “Dajtit”; Reagon edhe Meta

Në daljen e dytë publike, pas vendimit për heqjen e burgimit të përjetshëm Dritan Dajtit dhe zëvendësimit me 25 vite burg, ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoratit, me kërkesë zyrtare për fillimin e hetimit disiplinor dhe marrjen e vendimit të shkarkimit nga detyra ndaj gjyqtarëve Skënder Damini, Petrit Aliu, si dhe Aleks Nikolti.

“Gjyqtarët e sipërpërmendur kanë pranuar një kërkesë për gjykim të shkurtuar në kushtet kur kjo kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ishte paraqitur jashtë afateve të parashikuara nga ligji”, tha Etilda Gjonaj.

 

Ministrja e Drejtësisë renditi edhe një tjetër shkelje të këtyre gjyqtarëve.

 

“Mbajtur në konsideratë të numrit të lartë të seancave gjyqësore në Shkallën e Parë dhe më tej, si dhe sagën e proceseve gjyqësore për një periudhë pothuajse 10-vjeçare, të cilët kanë vendosur burgimin e përjetshëm, nuk justifikojnë vendimmarrjen për gjykimin e shkurtuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda”, tha më tej Etilda Gjonaj.

 

Sipas ministres Gjonaj, reagimi i qeverisë ndaj kësaj vendimmarrjeje të paprecedentë nuk ndalet as këtu dhe as me kaq. Top Channel e pyeti Presidentin e Republikës, Ilir Meta, sesi ai e shikonte këtë vendim.

 

“Mbështes fuqimisht reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, që KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme të vihen në lëvizje për të vlerësuar, verifikuar dhe hetuar çështjen në fjalë”, tha presidenti Meta.

 

Ky vendim solli edhe një protestë të Shoqatës në Punonjësve të Policisë në lirim, të cilët e quajtën skandaloz, të turpshëm, duke theksuar se 4 oficerët e policisë u rivranë përsëri.

 

“Ky vendim skandaloz ka tronditur të gjithë opinionin publik shqiptar, por mbi të gjitha është një goditje shumë e rëndë që i jep organizatës së policisë dhe të gjithë punonjësve të saj, të cilët nga sot ndihen më të kërcënuar se kurrë, më të braktisur, më të demotivuar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe tradhtuar krejtësisht nga ata që duhej të garantonin jetën dhe aktivitetin e tyre”, tha Ismail Elezaj.

 

© ZHURNAL 11.02.2019, 20:33 | T.E. | 1,775 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."