12-vjeçari shqiptar nxirret i pajetë nga deti grek
shqiperia
12-vjeçari shqiptar nxirret i pajetë nga deti grek

12-vjeçari shqiptar nxirret i pajetë nga deti grek

Mediet greke raportojnë se gjatë ditës së sotme një 12-vjeçar me origjinë shqiptare është nxjerrë i pajetë nga plazhi i Zefiros. Të dielën, një fëmijë 12-vjeçar, me origjinë shqiptare u nxor i pajetë nga plazhi i Zefiros në qytetin e Rodosit.

 

Viktima u transportua për në spital, transmeton shekulli. Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit po kryen hetimet në lidhje me këtë rast.

Për rastin konkret nuk dihen arsyet dhe hetimet janë në vijim. Mirëpo, kujtojmë se kohët e fundit shumë shqiptarë kanë humbur jetën në shtetin fqinj, Greqi.

 

Ata më së shumti janë gjetur të vdekur në burg në rrethana të ndryshme, të dyshimta shpeshherë.

© ZHURNAL 10.02.2019, 23:31 | T.E. | 1,436 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."