Banka Botërore parashikon rritje ekonomike për Maqedoninë
ekonomi
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike për Maqedoninë

Banka Botërore parashikon rritje ekonomike për Maqedoninë

Shkup, 9 janar - Ekonomia e Maqedonisë këtë vit do të shënoj rritje ekonomike prej 2.9 për qind, ndërsa për vitin 2021 parashikohet rritje prej 3.3 për qind, shkruan në raportin e Bankës Botërore për lëvizjen e ekonomisë botërore për disa vitet e ardhshme.

Sipas raportit të Bankës Botërore, Maqedonia përfundoi vitin 2018-të me rritje ekonomike prej 2.8 për qind, ndërsa kjo është si rezultat i ndërprerjes së krizës së zgjatur politike, e cila gjithashtu ka përmirësuar edhe sigurinë e investitorëve.

Ekonomia e Maqedonisë në vitet e ardhshme do të ketë rritje më të ngadaltë në krahasim me vendet e rajonit. Rritja më të madhe për vitin 2019 në rajon do të ketë Kosova me 4.5 për qind, Shqipëria (3.6 për qind), Serbia (3.5 për qind), Bosnja dhe Hercegovina (3.4 për qind), Bullgaria (3.1) dhe Mali i Zi dhe Kroacia do të kenë rritje prej 2.8 për qind.

Ekonomia Botërore do të shënoj rritje prej 2.9 për qind në vitin 2019 dhe 2.8 për qind për vitet 2020 dhe 2021.

Eurozona këtë vit do shënoj rritje prej 1.6 për qind, ndërsa për vitin 2020 1.5 për qind dhe vitin 2021 1.3 për qind.

© ZHURNAL 09.01.2019, 12:27 | Xh.I. | 3,047 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."