Po vjen një Volkswagen Passat i ri (Foto)
auto
Po vjen një Volkswagen Passat i ri (Foto)

Po vjen një Volkswagen Passat i ri (Foto)

Gjithçka gati që ky sedan të prezantohet në Detroit Auto Show

Volkswgen ka bërë të ditur, se do ta sjellë një Passat të ri në Detroit Auto Show, që fillon gjatë javës që vjen, transmeton Telegrafi.Me vetëm një fotografi, ku shfaqet rrota e kësaj makine, është bërë e ditur se gjithçka është gati për ta prezantuar.

Imazhi tregon se kemi të bëjmë me një rrotë atraktive, që ka klipe të mëdha frenimi, pesë shufra metalike në dy tone ngjyrash, si dhe gomën prej ContiPro Continental.

Meqenëse fotografia është e prerë, mund të thuhet se kjo makinë që po vjen së shpejti, do të ketë rrota prej 19-inch.

Deri më tani, Volkswagen Passat ishte i pajisur me rrota që nuk ishin më të mëdha se 17 dhe 18-inch. 

© ZHURNAL 12.01.2019, 09:52 | E.D. | 4,642 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."