Prezantohet Lexus LC me tavan të hapur (Foto)
auto
Prezantohet Lexus LC me tavan të hapur (Foto)

Prezantohet Lexus LC me tavan të hapur (Foto)

Secilës veturë luksoze, i nevojitet edhe një version me tavan të hapur

Këtë e ka bërë edhe prodhuesi japonez Lexus, duke ia bashkangjitur modelit LC edhe një kabriolet, transmeton Telegrafi.

Para tre muajsh, ishte thënë se do të ketë një makinë të tillë nga kjo linjë prodhimi, por nuk ka pasur asnjë konfirmim, pasi kompania më shumë është marrë me LC F Coupe.

Megjithëse asgjë nuk është konfirmuar, një javë para se të fillojë Detroit Auto Show, Lexus befasoi me një prezantim të pa pritshëm.

Gjithçka është në fazën e konceptit, por edhe pasi të merr dritën e gjelbër për prodhim, nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha.

Pos pamjeve nga afër dhe në enterier, nuk ka detaje ë tregojnë se çfarë do të ketë nën kapak.

Këto pritet të mësohen së shpejti, në panairin e parë për këtë vit, që do të mbledhë shumë prodhues të rëndësishëm.

© ZHURNAL 12.01.2019, 09:48 | E.D. | 661 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."