Disa rrugë të bllokuara administrohen nga bashkitë!
shqiperia
Disa rrugë të bllokuara administrohen nga bashkitë!

Disa rrugë të bllokuara administrohen nga bashkitë!

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro, në një lidhje telefonike me Report Tv ka sqaruar për qytetarët gjendjen e deritanishme të rrugëve në të gjithë Shqipërinë. “Ka disa ditë që në të gjithë territorin e vendit ka pasur reshje dëbore. Ka shumë pak akse që kalohen me zinxhirë. Të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes janë në punë. Pavarësisht reshjeve të shumta të dëborës, kompanitë kanë kryer punën e tyre. Në asnjë moment nuk kemi pasur asnjë rrugë kombëtare të bllokuar”.

Qëndro përmendi akset e rrugëve që kalohen me zinxhirë dhe foli për masat që ka marrë institucioni i drejtuar prej tij, për të lehtësuar kalimin e automjeteve në disa akse të ndryshme në vend.

“Dua të shpreh shqetësimin e mosvendosjes së zinxhirëve gjatë udhëtimit. Shumë pak shoferë i përdorin zinxhirët. Gjithashtu shumë pak drejtues përdorin gomat e dimrit. Megjithatë ka qe nën kontroll. Qarqet e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, qarkullohen pa zinxhirë. Akset rrugore ku qarkullohet me zinxhirë janë rruga Sarisalltik-Krujë, segmentet rrugore pas malit të Dajtit, zona e Bushticës-Dibër, pjesa e Qafës së Malit deri në Tropojë, kurse vetë qyteti i Tropojës qarkullohet pa zinxhirë”.

Afrim Qëndro u ndal në këtë pikë për të sqaruar më tej edhe përgjegjësinë e ARRSH mbi disa rrugë të bllokuara, ku tha se jo të gjitha rrugët janë nën administrimin e tij. Sipas tij, autoriteti rrugor shqiptar mbulon vetëm rrugët të cilat kanë nënshkruar kontrata me të, ndërsa pjesa tjetër janë nën administrimin e pushtetit lokal.

“Ka një mossqarim për qytetarët. ARRSH menaxhon disa rrugë në bazë të disa kontratave. Në këto rrugë nuk kemi pasur probleme, ndërkohë që ARRSH bëhet përgjegjës edhe për zonat që nuk përfshihen në këtë kontratë. Ato janë në mbikqyrjen e pushteteve lokale, pavarësisht se ne kemi dhënë kontributin tonë duke i ardhur në ndihmë edhe atyre. Të gjitha kompanitë, drejtuesit dhe specialistët e ARRSH janë në terren. Do merren masa për kriposjen e rrugëve që në orët e para e mëngjesit rrugët të jenë të kalueshme normalisht” tha ai.

© ZHURNAL 12.01.2019, 20:42 | T.E. | 2,312 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."