Shpërthim në qendër të Parisit, të lënduar disa persona
bota
Shpërthim në qendër të Parisit, të lënduar disa persona

Shpërthim në qendër të Parisit, të lënduar disa persona

Një shpërthim në qendër të Parisit la të lënduar disa persona si dhe shkaktoi dëme në vetura dhe ndërtesa.

Autoritetet deklaruan se shkaktar i shpërthimit të madh mund të jetë një rrjedhje gazi në një furrë buke, shkruan REL, përcjell albinfo.ch

Ata kanë kërkuar nga banorët të qëndrojnë larg zonës, për të mundësuar çasjen e shërbimit emergjent.

Parisi dhe qytetet tjera franceze janë përgatitur për protesta të reja anti-qeveritare këtë fundjavë nën organizimin e Xhaketave të Verdhja, me rreth 80,000 policë në gjendje gatishmërie.

© ZHURNAL 12.01.2019, 14:08 | T.E. | 692 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."