Nimic: Marrëveshja historike hap dyer për raporte të reja mes dy vendeve
maqedonia
Nimic: Marrëveshja historike hap dyer për raporte të reja mes dy vendeve

Nimic: Marrëveshja historike hap dyer për raporte të reja mes dy vendeve

Shkup, 12 janar – Përfaqësuesi dhe negociatori special i Kombeve të Bashkuara për problemin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic përmes një kumtese të lëshuar për mediat mbrëmë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga parlamenti në Shkup, ka përshëndetur finalizimin e implementimit të marrëveshjes së Prespës.

“Do të doja të uroj parlamentit dhe qytetarëve të vendit për këtë mënyrë demokratike në procesin e rëndësishëm që është ndërmarë, kjo marrëveshje historike mes dy vendeve do të hap dyer të reja për raportet ndërfqinjësore dhe përforcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkan. Me padurim pres mbarimin e procesit të marrëveshjes, Kombet e Bashkuara do të përkrahin fuqishëm të dy palët”, thuhet mes tjerave në kumtesën e lëshuar nga zyra e Nimic.

© ZHURNAL 12.01.2019, 12:56 | T.E. | 2,718 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."