Të burgosurit dhunojnë në qeli babain shqiptar që masakroi vajzën
shqiperia
Të burgosurit dhunojnë në qeli babain shqiptar që masakroi vajzën

Të burgosurit dhunojnë në qeli babain shqiptar që masakroi vajzën

Tiranë, 11 janar - Aleko Petro është dhunuar në qeli nga të burgosurit e tjerë. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Koridhalos, ku 52-vjeçari është dërguar aty pasi gjykata greke e la në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve.

Të burgosurit e kanë dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, duke e sulmuar për vrasjen e vajzës së tij, Anxhelina Petro.

Lajmi është bërë i ditur nga Vasilis Noulezas, avokati i 52-vjeçarit shqiptar, i cili ka deklaruar se pas kësaj ngjarje Aleko Petro është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Sipas avokatit, 52-vjeçari është në gjendje të rënduar psikologjike. Ai tregon se Aleko i kishte rrëfyer që ka frikë për jetën e tij. Shqiptari ka thënë se u sulmua egërsisht dhe ka kërkuar që të transferohet në burgun e Grevenas.

Aleko ka pranuar që dhunoi për vdekje vajzën e tij Anxhelina Petro, pasi nuk pranonte lidhjen e saj me  një emigrant afgan. 52-vjeçari ka kërkuar gjithashtu që të varet në shesh publik dhe dënimi i tij të shërbejë si shembull.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korfuz më 2 Janar. Ndërkohë, trupi i Anxhelina Petros mbërriti në Shqipëri më 8 Janar dhe u përcoll për në banesën e fundit të nesërmen. Trupi i 29-vjeçares prehet në vendlindjen e saj, në Bera

© ZHURNAL 11.01.2019, 13:22 | Xh.I. | 3,447 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."