Yjet shqiptarë në skenë: Kështu u veshën disa prej tyre në “Këngën Magjike”
showbiz
Yjet shqiptarë në skenë: Kështu u veshën disa prej tyre në “Këngën Magjike”

Yjet shqiptarë në skenë: Kështu u veshën disa prej tyre në “Këngën Magjike”

Nata e parë e gjysmëfinales së festivalit “Kënga Magjike” u mbajt mbrëmë me 5-së dhjetor në sallën e kongreseve.

Disa nga emrat që prezantuan këngët në javët e kaluara, nisën mbrëmë garën e vërtetë në festival, duke u prezantuar me performanca të mrekullueshme në skenë.

 

Ronela Hajati sërish zgjodhi një kostum me motive cigane, pasi që edhe kënga e saj ka atë ritëm të bukur të këtij populli.

Krusita erdhi si një mbretëreshë e akullt meqë edhe kënga e saj quhet “AKULL”

Kejsi Tola kishte zgjedhur një kostum më ‘casual’

Ndërsa anëtarja e jurisë, Orinda Huta po dukej si një princeshë përrallash në fustanin e saj ngjyrë rozë

© ZHURNAL 06.12.2018, 10:15 | Z.H. | 205 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Sela i drejtohet Zaevit: Shiko punët e tua, mos u përziejë në punët e Kosovës

Shkup, 14 dhjetor - Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve në Maqedoni, Ziadin Sela, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se “ tani nuk është koha për ta formuar ushtrinë e Kosovës, dhe se Ballkani nuk duhet të bëhet fuqi baruti”.

Sela me këtë rast ka thënë se “bën thirrje tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj”.

Ai shtoi se “Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj Kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe ti bëjë reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e brendshme të shtetit të Kosovës”.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë e cilëson deklaratën e shefit të ekzekutivit maqedonas si të papranueshme, dhe e fton që ta tërheqë këtë deklaratë.

Ziadin Sela, uron gjithë shqiptarët për formimin e ushtrisë së Kosovës.

© ZHURNAL 14.12.2018, 23:17 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."