FFK parashikon rindërtimin e Adem Jasharit
sport
FFK parashikon rindërtimin e Adem Jasharit

FFK parashikon rindërtimin e Adem Jasharit

Federata e Futbollit të Kosovës parashikon që ta rindërtojë stadiumin Adem Jashari duke e bërë atë të kategorisë së pesë

Me anë të një njoftimi publik, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është duke parashikuar që stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë ta shndërrojë në një stadium të kategorisë së pestë.

“Stadiumi Olimpik "Adem Jashari", aty ku nisi historia e re e futbollit të Kosovës. Më 5 mars të vitit 2014 në këtë stadium u zhvillua ndeshja e parë miqësore ndërkombëtare nën patronatin e FIFA-s, Kosova – Haiti (0:0). Në të ardhmen e afërt, ky stadium, pritet t’i nënshtrohet rinkontsruktimit të plotë, në mënyrë që t’i plotësojë standardet e UEFA-s për kategorinë e katërt”, ka shkruar FFK në këtë faqe.

Kujtojmë se në Adem Jashari deri me tani janë mbajtur edhe disa ndeshje të Kombëtares së grupmoshave të Kosovës, por edhe të ekipeve në gara Europiane, në Ligën e Kampionëve dhe në Europa Ligë.

FFK në këtë njoftim nuk ka treguar se kur do të shpall tender për rindërtimin e këtij stadiumi, por ata kanë thënë që së shpejti, derisa kanë shkruar se atë synojnë ta bëjnë me standarde të kategorisë së katër të UEFA’së.

© ZHURNAL 06.12.2018, 09:18 | Xh.I. | 293 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Sela i drejtohet Zaevit: Shiko punët e tua, mos u përziejë në punët e Kosovës

Shkup, 14 dhjetor - Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve në Maqedoni, Ziadin Sela, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se “ tani nuk është koha për ta formuar ushtrinë e Kosovës, dhe se Ballkani nuk duhet të bëhet fuqi baruti”.

Sela me këtë rast ka thënë se “bën thirrje tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj”.

Ai shtoi se “Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj Kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe ti bëjë reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e brendshme të shtetit të Kosovës”.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë e cilëson deklaratën e shefit të ekzekutivit maqedonas si të papranueshme, dhe e fton që ta tërheqë këtë deklaratë.

Ziadin Sela, uron gjithë shqiptarët për formimin e ushtrisë së Kosovës.

© ZHURNAL 14.12.2018, 23:17 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."