Mourinho e vë në dyshim aftësinë e lojtarëve të tij: Ata s’mund t’i bëjnë disa gjëra
sport
Mourinho e vë në dyshim aftësinë e lojtarëve të tij: Ata s’mund t’i bëjnë disa gjëra

Mourinho e vë në dyshim aftësinë e lojtarëve të tij: Ata s’mund t’i bëjnë disa gjëra

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, e ka vënë në dyshim aftësinë e lojtarëve pas barazimit kundër Arsenalit mbrëmë, duke thënë se janë disa gjëra që ai nuk mund t’i marrë nga futbollistët e skuadrës së tij.

Manchester Unitedi arriti ta barazojë rezultatin dy herë gjatë ndeshjen së djeshme, por që të dy golat e Arsenalit skuadra e Mourinhos i pranoi për shkak të gabimeve të lojtarëve, transmeton Gazeta Express.

Për golin e parë, David de Gea e bëri një gabim të pazakontë për të dhe topin nuk arriti ta largojë para se ta kalojë vijën e portës as Ander Herrera. Për golin e dytë, Marcos Rojo bëri një gabim duke ia pasuar kundërshtarëve të tij topin.

“Ne e qëllojmë veten shumë herë brenda sezonit, Kjo është me të vërtetë shumë, shumë e vërtetë, por lojtarët treguan një shpirt të madh. Sjellje fantastike nga minuta e parë. Shumë lojtarë ishin në vështirësi”, ka thënë Mourinho.

“Ne duhet ta kishim fituar ndeshjen. I bëmë dy gabime të mëdha për golat e tyre, i bëmë gabimet e tjera që i lejuan ata të na sulmojnë. Është një shenjë pozitive por janë disa gjëra që nuk mund t’i marr nga ta dhe nuk mund të them më shumë se kaq”.

© ZHURNAL 06.12.2018, 09:17 | Xh.I. | 300 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."