Ministri i arsimit Ademi, merr mirënjohje nga Lidhja e Punonjësve Arsimor
maqedonia
Ministri i arsimit Ademi, merr mirënjohje nga Lidhja e Punonjësve Arsimor

Ministri i arsimit Ademi, merr mirënjohje nga Lidhja e Punonjësve Arsimor

Shkup, 6 dhjetor - Ministri i arsimit dhe shkencës, Dr. Arbër Ademi, sot ka marrë mirënjohje nga përfaqësuesit e Lidhjes së Punonjësve Arsimor, në shenjë mbështetjeje për procesin e reformave në arsim, ngritjen e pagave dhe për gatishmërinë e ministrit Ademi për të bashkëpunuar në çdo proces që ka për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim.

 

Gjatë takimit të sotëm gjithashtu është diskutuar për partneritetin mes shoqatave të arsimtarëve dhe ministrisë së arsimit dhe shkencës.

 

I pari i arsimit në vend, ka vlerësuar se asnjë reformë në arsim nuk mund të jetë e suksesshme nëse mbeten jashtë procesit mësimdhënësit dhe se bashkëpunimi me çdo shoqatë nga sfera e arsimit do të thellohet gjithnjë e më shumë.

 

 

© ZHURNAL 06.12.2018, 19:33 | T.E. | 2,878 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Sela i drejtohet Zaevit: Shiko punët e tua, mos u përziejë në punët e Kosovës

Shkup, 14 dhjetor - Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve në Maqedoni, Ziadin Sela, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se “ tani nuk është koha për ta formuar ushtrinë e Kosovës, dhe se Ballkani nuk duhet të bëhet fuqi baruti”.

Sela me këtë rast ka thënë se “bën thirrje tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj”.

Ai shtoi se “Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj Kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe ti bëjë reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e brendshme të shtetit të Kosovës”.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë e cilëson deklaratën e shefit të ekzekutivit maqedonas si të papranueshme, dhe e fton që ta tërheqë këtë deklaratë.

Ziadin Sela, uron gjithë shqiptarët për formimin e ushtrisë së Kosovës.

© ZHURNAL 14.12.2018, 23:17 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."