"27 prill" - as që është menduar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme!
maqedonia
"27 prill" - as që është menduar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme!

"27 prill" - as që është menduar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme!

Shkup, 6 dhjetor - Kabineti i Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, hedh poshtë, siç thonë, “vazhdimin e përpjekjeve të dëshpëruara” për ndërhyrjen e Presidentit të Republikës dhe Kabinetit në ngjarjet e 27 prill më vitin 2017.

 “Në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, as që është biseduar, dhe as që është menduar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.  Mendojmë se deklaratat e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Boris Josifovski, në funksion të një plani të dyshuar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme më 27 prill të vitit 2017, është edhe një tjetër përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar një skenar për ndërhyrje të pabazuar të Kabinetit të Presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe personalisht Presidenti i Republikës së Maqedonisë në ngjarjet e 27 prillit 2017”, thuhet në deklaratën e Kabinetit të Presidentit.

© ZHURNAL 06.12.2018, 19:32 | B.L. | 16,340 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Sela i drejtohet Zaevit: Shiko punët e tua, mos u përziejë në punët e Kosovës

Shkup, 14 dhjetor - Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve në Maqedoni, Ziadin Sela, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se “ tani nuk është koha për ta formuar ushtrinë e Kosovës, dhe se Ballkani nuk duhet të bëhet fuqi baruti”.

Sela me këtë rast ka thënë se “bën thirrje tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj”.

Ai shtoi se “Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj Kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe ti bëjë reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e brendshme të shtetit të Kosovës”.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë e cilëson deklaratën e shefit të ekzekutivit maqedonas si të papranueshme, dhe e fton që ta tërheqë këtë deklaratë.

Ziadin Sela, uron gjithë shqiptarët për formimin e ushtrisë së Kosovës.

© ZHURNAL 14.12.2018, 23:17 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."