EMRAT Kush janë 28 deputetët e opozitës që rrezikojnë mandatin nëse nuk shkojnë në Kuvend?
shqiperia
Emrat Kush janë 28 deputetët e opozitës që rrezikojnë mandatin nëse nuk shkojnë në Kuvend?

Emrat Kush janë 28 deputetët e opozitës që rrezikojnë mandatin nëse nuk shkojnë në Kuvend?

Që prej 19 korrikut, deputetët e opozitës kanë bojkotuar Kuvendin duke vendosur si kusht për mazhorancën propozimin për vettingun në politikë.

Kushtetuta parashikon që nëse një deputet nuk paraqitet në Kuvend për gjashtë muaj me radhët atëherë ai humbet mandatin. Për deputetët e opozitës ky afat është data 19 janar.

Janë 28 deputetë të opozitës të cilët rrezikojnë mandatin brenda këtij afati.  Sesioni i ri parlamentar nis në datën 21 janar dhe për këtë arsye, dhjetori është afati i fundit për deputetët e opozitës. Në këtë muaj të fundit të vitit janë parashikuar të mbahen dy seanca, një në datën 13 dhe një në datën 20, dhe pikërisht këto të dyja janë edhe afatet e fundit sa i takon mandatit të deputetëve opozitar.

Deri më tani, opozita nuk ka vendosur ende nëse do të rikthehet në Kuvend apo jo.

Emrat e deputetëve

1.Agron Çela

2.Aldo Bumçi

3.Andon Frrokaj

4.Astrit Veliaj

5.Bardh Spahia

6.Dashamir Shehi

7.Edi Paloka

8.Edmond Spaho

9.Fatbardha Kadiu

10.Flamur Noka

11.Genc Pollo

12.Grida Duma

13.Halim Kosova

14.Lindita Metaliaj

15–Luan Baci

16.Luçiano Boçi

17.Lulzim Basha

18.Monika Kryemadhi

19.Myslym Murrizi

20.Nadire Meçorapaj

21.Orjola Pampuri

22.Romeo Gurakuqi

23.Rudina Hajdari

24.Sali Berisha

25.Tritan Shehu

26.Valentina Duka

27.Vangjel Dule

28.Xhemal Gjunkshi.

© ZHURNAL 06.12.2018, 17:16 | T.E. | 574 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Sela i drejtohet Zaevit: Shiko punët e tua, mos u përziejë në punët e Kosovës

Shkup, 14 dhjetor - Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve në Maqedoni, Ziadin Sela, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se “ tani nuk është koha për ta formuar ushtrinë e Kosovës, dhe se Ballkani nuk duhet të bëhet fuqi baruti”.

Sela me këtë rast ka thënë se “bën thirrje tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj”.

Ai shtoi se “Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj Kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe ti bëjë reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e brendshme të shtetit të Kosovës”.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë e cilëson deklaratën e shefit të ekzekutivit maqedonas si të papranueshme, dhe e fton që ta tërheqë këtë deklaratë.

Ziadin Sela, uron gjithë shqiptarët për formimin e ushtrisë së Kosovës.

© ZHURNAL 14.12.2018, 23:17 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."