Protesta/ ‘Askush s’është ngelës’, studenti: Nesër, më shumë…
shqiperia
Protesta/ ‘Askush s’është ngelës’, studenti: Nesër, më shumë…

Protesta/ ‘Askush s’është ngelës’, studenti: Nesër, më shumë…

Tiranë, 6 dhjetor - Studenti i Fakulteti të Juridikut në Tiranë, Irakli Pina, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se rezistenca  për të drejtat e tyre do të vijojë pa afat nëse nuk ka një zgjidhje për të gjithë kërkesat e tyre drejtuar ministrisë së Arsimit.

Ai tha mes tjerash se janë të revoltuar dhe kanë dalë në protestë për shkak të gjuhës së kryeministrit, i cili sipas tij i ka quajtur ngelës.

“Atëherë kemi dëgjuar shpesh dhe jemi në dijeni se ministrja gjatë viteve të fundit ka dalë në konferenca dhe kjo ka ka ngel në kuadër të fjalëve. Jemi të irrituar ndaj fjalëve të kryeministrit Rama. Studentët nuk janë ngelës. Askush nuk është ngelës. Nuk mund t’i drejtohesh të ardhmes dhe 18 vjeçarëve me fjalët ngelës.

Kur kemi vendosur të dalim aty kemi dalë me  këtë qëllim. Kërkesat e studentëve janë të rëndësishme njlloj. Ska të parë dhe të dytë, por janë në një rend. Jo të gjithë  studentët vijnë nga Tirana, por vijnë edhe nga rrethet”,- tha ai.

Gjithashtu ai ka deklaruar se priten përshkallëzime të protestës në rast se kërkesat e tyre nuk do të pranohen brenda orës 16. Ai deklaroi se në mesin e protestuesve nuk ka vetëm studentë, por edhe pedagogë që siç u shpreh Pina, mbështesin rezistencën e tyre.

“Ne mbështetjen tonë nuk kemi vetëm student, por edhe pedagogë tanë të nderuar. Ne duhet të bëjmë maksimumin për  ta realizuar. Kjo protestë nuk ka drejtues, studentët kanë vendosur të bojkotojnë mësimin. Ne jemi të gjithë studentë me qëllimin e vetëm për të sjellë ndryshim real në vendin tonë.

Çdo kush është i mirëpritur aty. Nuk ka arsye pse kauza mund të përdoret politikisht. Ne e japim zgjidhjen në 4 kërkesat, atëherë pas skadimit të afatit në orën 16:00 neve si studentë na lind e drejta të përshkallëzojmë protestën.

Do zhvendosemi para kryeministrisë dhe dp qëndrojmë aty me një afat të pacaktuar. Nesër do të jemi shumë më tepër se kaq, jemi shumë të sigurte për këtë. Ne kemi studentë në rrethe që janë bashkuar në kauzën tonë”,- shtoi ai./BW/

© ZHURNAL 06.12.2018, 15:08 | Xh.I. | 176 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Sela i drejtohet Zaevit: Shiko punët e tua, mos u përziejë në punët e Kosovës

Shkup, 14 dhjetor - Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve në Maqedoni, Ziadin Sela, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se “ tani nuk është koha për ta formuar ushtrinë e Kosovës, dhe se Ballkani nuk duhet të bëhet fuqi baruti”.

Sela me këtë rast ka thënë se “bën thirrje tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj”.

Ai shtoi se “Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj Kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe ti bëjë reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e brendshme të shtetit të Kosovës”.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë e cilëson deklaratën e shefit të ekzekutivit maqedonas si të papranueshme, dhe e fton që ta tërheqë këtë deklaratë.

Ziadin Sela, uron gjithë shqiptarët për formimin e ushtrisë së Kosovës.

© ZHURNAL 14.12.2018, 23:17 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."