Incident në protestat në Selanik dhe Athinë
bota
Incident në protestat në Selanik dhe Athinë

Incident në protestat në Selanik dhe Athinë

Athinë, 6 dhjetor – Incidente më të vogla kanë ndodhur në protestat që po mbahen në Selanik dhe Athinë, të organizuara nga nxënës dhe studentë në suaza të aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të vrasjes së Aleksis Grigoropulos, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në kryeqendrën greke, një grup i personave të maskuar e kanë sulmuar policinë me gurë dhe objekte, ku forcat speciale të policisë u janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe shok bomba. Sipas mediave greke, janë arrestuar dy persona.

Incidentet të cilat kanë zgjatur shkurt, personat e maskuar kanë shkaktuar dëm material në disa dyqane dhe të stacioneve të autobusëve.

Është e ngjashme situata edhe në Selanik. Një grup i personave të maskuar e kanë sulmuar policinë me kotej molotovi, e cila është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe shok bomba.

Protestat kryesore për shënimin e përvjetorit të vrasjes së Grigoropulos janë caktuar për më orën 18 sipas kohës lokale.

© ZHURNAL 06.12.2018, 15:22 | Xh.I. | 692 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Sela i drejtohet Zaevit: Shiko punët e tua, mos u përziejë në punët e Kosovës

Shkup, 14 dhjetor - Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve në Maqedoni, Ziadin Sela, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se “ tani nuk është koha për ta formuar ushtrinë e Kosovës, dhe se Ballkani nuk duhet të bëhet fuqi baruti”.

Sela me këtë rast ka thënë se “bën thirrje tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj”.

Ai shtoi se “Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj Kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe ti bëjë reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e brendshme të shtetit të Kosovës”.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë e cilëson deklaratën e shefit të ekzekutivit maqedonas si të papranueshme, dhe e fton që ta tërheqë këtë deklaratë.

Ziadin Sela, uron gjithë shqiptarët për formimin e ushtrisë së Kosovës.

© ZHURNAL 14.12.2018, 23:17 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."