70 vjet Galeria Kombëtare e Maqedonisë, mirënjohje edhe për Zhurnal (Foto/Video)
maqedonia
70 vjet Galeria Kombëtare e Maqedonisë, mirënjohje edhe për Zhurnal (Foto/Video)

70 vjet Galeria Kombëtare e Maqedonisë, mirënjohje edhe për Zhurnal (Foto/Video)

Shkup, 6 dhjetor - Mbrëmjen e së mërkurës në një atmosfer impozante në Hamami e Daut pashës në Çarshin e vjetër, simbolin e Shkupit u shënua 70 vjetori i themelimit të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, por ky vit jubilar ishte edhe me ndryshe sepse në krye të këtij institucion është një femër shqiptare, drejtoresha Dita Starova Qerimi.

Në këtë akt solemn të pranishëm ishin kryeministri Zoran Zaev, zëvëndës kryeministri Bujar Osmani, kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Taki Fiti, diplomatë të shumtë, gazetarëve, artistëve dhe dashamirëve të artit dhe kulturës.

Drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, Dita Starova Qerimi me këtë rast falimenderojë të gjithë ata që kanë kontribuar për sukesin e këtij institucioni.

Me këtë rast ajo ndau mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në avancimin e kulturës dhe veprimtarisë së këtij institucioni. Midis mediave të cilavë ju nda mirënjohje ishte edhe Agjencia e Lajmeve Zhurnal, të cilës ju ndahë mirënjohje për kontribut të veçuarë në sferën e kulturës.

Drejtoresha e këtij institucioni, Dita Starova Qerimi mirënjohjen ja ndau pronarit të Agjencisë së Lajmeve Zhural, Z.Bexhet Musliu i cili me këtë rast falimenderojë drejtoreshën Starova Qerimi dhe theksoi se Zhurnal do të vazhdojë rrugëtimin e saj për promovimin e vlerave kulturore dhe shoqërore edhe mëtëj si tanimë e 9 vite me rradh.

"Për Zhurnalin si media çdo mirënjohje paraqet një motiv më tepër për të vazhduar misionin dhe rrugëtimin që ka nisur për një gazetari të pavarur dhe hulumtuese. Në veçanti ne si media i kushtojmë vëmendje të jashtëzakonshme zhvillimeve kulturore, andaj drejtoresha dhe Galeria e Arteve edhe mëtej të llogarisin te Zhurnali si dritare e tyre për të promovuar Kulturën dhe veprat e tyre", tha me këtë rast Bexhet Musliu, pronarë i Agjencisë së Lajmeve Zhurnal.

© ZHURNAL 06.12.2018, 14:19 | D.J. | 4,778 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Sela i drejtohet Zaevit: Shiko punët e tua, mos u përziejë në punët e Kosovës

Shkup, 14 dhjetor - Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve në Maqedoni, Ziadin Sela, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se “ tani nuk është koha për ta formuar ushtrinë e Kosovës, dhe se Ballkani nuk duhet të bëhet fuqi baruti”.

Sela me këtë rast ka thënë se “bën thirrje tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj”.

Ai shtoi se “Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj Kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe ti bëjë reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e brendshme të shtetit të Kosovës”.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë e cilëson deklaratën e shefit të ekzekutivit maqedonas si të papranueshme, dhe e fton që ta tërheqë këtë deklaratë.

Ziadin Sela, uron gjithë shqiptarët për formimin e ushtrisë së Kosovës.

© ZHURNAL 14.12.2018, 23:17 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."