Temperaturat në Shqipëri ulen në -4°C
shqiperia
Temperaturat në Shqipëri ulen në -4°C

Temperaturat në Shqipëri ulen në -4°C

Tiranë, 6 dhjetor - Do të mbetemi në ndikimin e motit të qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira të lehta prezente në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Më të dukshme, vranësirat paraqiten në zonat jugore- juglindore. Pasditja dhe nata vijojnë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa rrezikuar shira.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale, ku mëngjesi do të shënojë -4°C në zonat malore ndërsa mesdita do të ngjisë termometrin 18°C në bregdet.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi lindor-verilindor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 2 ballë.

© ZHURNAL 06.12.2018, 11:08 | Xh.I. | 325 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Sela i drejtohet Zaevit: Shiko punët e tua, mos u përziejë në punët e Kosovës

Shkup, 14 dhjetor - Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve në Maqedoni, Ziadin Sela, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se “ tani nuk është koha për ta formuar ushtrinë e Kosovës, dhe se Ballkani nuk duhet të bëhet fuqi baruti”.

Sela me këtë rast ka thënë se “bën thirrje tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj”.

Ai shtoi se “Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj Kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe ti bëjë reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e brendshme të shtetit të Kosovës”.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë e cilëson deklaratën e shefit të ekzekutivit maqedonas si të papranueshme, dhe e fton që ta tërheqë këtë deklaratë.

Ziadin Sela, uron gjithë shqiptarët për formimin e ushtrisë së Kosovës.

© ZHURNAL 14.12.2018, 23:17 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."