“Bravo, politika duhet të mësojë nga ju”
shqiperia
“Bravo, politika duhet të mësojë nga ju”

“Bravo, politika duhet të mësojë nga ju”

Tiranë, 6 dhjetor - Përmes një mesazhi në rrjetin social, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përshëndetur protestën që po zhvillohet këtë të enjte përballë Ministrisë së Arsimit nga mijëra studentë të të gjuitha fakulteteve të Tiranës.

Kryemadhi shkruan se politika duhet të mësojë prej këtyre studentëve që janë ngritur në këmbë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Mesazhi i Kryemadhit:

BRAVO!

Ju meritoni të jetoni të lumtur në Shqipëri. Politika duhet të mësojë prej jush. Respekt dhe mirënjohje!

© ZHURNAL 06.12.2018, 11:07 | Xh.I. | 794 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Sela i drejtohet Zaevit: Shiko punët e tua, mos u përziejë në punët e Kosovës

Shkup, 14 dhjetor - Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve në Maqedoni, Ziadin Sela, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se “ tani nuk është koha për ta formuar ushtrinë e Kosovës, dhe se Ballkani nuk duhet të bëhet fuqi baruti”.

Sela me këtë rast ka thënë se “bën thirrje tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj”.

Ai shtoi se “Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj Kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe ti bëjë reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e brendshme të shtetit të Kosovës”.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë e cilëson deklaratën e shefit të ekzekutivit maqedonas si të papranueshme, dhe e fton që ta tërheqë këtë deklaratë.

Ziadin Sela, uron gjithë shqiptarët për formimin e ushtrisë së Kosovës.

© ZHURNAL 14.12.2018, 23:17 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."