Paloka: Është koha që shqiptarët të shporrin Ramën nga pushteti
shqiperia
Paloka: Është koha që shqiptarët të shporrin Ramën nga pushteti

Paloka: Është koha që shqiptarët të shporrin Ramën nga pushteti

Tiranë, 5 dhjetor - Nënkryetari i PD, Edi Paloka u ka bërë thirrje të gjtihë shqiptarëve që të bashkohen dhe të shporrin nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në “Facebook”, Paloka duke u ndalur tek reagimi I kryeministrit Edi Rama për protestën e studentëve, deklaroi se çdo shqiptar që guxon të ngre zërin kundër qeverisë menjëherë futet në grupin e armiqëve.

Sipas Palokës, të vetëmit që meritojnë respektin e kryeminsitrit Edi Rama janë kriminelët dhe oligarkët që sotë kanë gjetur strehë tek rilindja.

“Pas “shpellareve”, “shtazeve”, “malokeve”, “kazanit”, “talebaneve”, tani dhe “ngelesit”… Cdo shqiptar qe guxon e ngre zerin kur i shkelen dhe te drejtat me elementare nga kjo qeveri, menjehere futet ne grupin e armiqve; poshterohen, fyhen e dhunohen. Te vetmit qe meritojne “respektin” e kryeministrit te ketij vendi jane kriminelet dhe oligarket qe sot kane gjetur strehen e tyre tek rilindja dhe me ndihmen e te cileve Edvin Rama grabit e dhunon shumicen derrmuese te shqiptareve. Dikur Rama ju beri thirrje e bashkoi te gjithe qelbesirat per ta cuar ne pushtet. Sot eshte koha te bashkohen te gjithe shqiptaret e ndershem e hallexhinj per te shporrur qelbesiren.

© ZHURNAL 05.12.2018, 15:08 | Xh.I. | 1,001 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Sela i drejtohet Zaevit: Shiko punët e tua, mos u përziejë në punët e Kosovës

Shkup, 14 dhjetor - Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve në Maqedoni, Ziadin Sela, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se “ tani nuk është koha për ta formuar ushtrinë e Kosovës, dhe se Ballkani nuk duhet të bëhet fuqi baruti”.

Sela me këtë rast ka thënë se “bën thirrje tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj”.

Ai shtoi se “Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj Kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe ti bëjë reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e brendshme të shtetit të Kosovës”.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë e cilëson deklaratën e shefit të ekzekutivit maqedonas si të papranueshme, dhe e fton që ta tërheqë këtë deklaratë.

Ziadin Sela, uron gjithë shqiptarët për formimin e ushtrisë së Kosovës.

© ZHURNAL 14.12.2018, 23:17 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."