Vettingu në politikë, Komisioni i Venecias: Jo ndryshim Kushtetute
shqiperia
Vettingu në politikë, Komisioni i Venecias: Jo ndryshim Kushtetute

Vettingu në politikë, Komisioni i Venecias: Jo ndryshim Kushtetute

Tiranë, 5 dhjetor - Komisioni i Venecias dërgoi sot draftin e opinionit të tyre për propozimin e PD për Vettingun në politikë

Drafti i pamiratuar, që iu dërgua partive politike në Shqipëri, mazhorancë e opozitë, thotë se projektpropozimi kushtetues i opozitës nuk arrin të japë udhëzimet e përshtatshme.

Ky është drafti paraprak, që gjithsesi do të duhet të miratohet nga mbledhja e Komisionit të Venecias, për të ardhur si vendim përfundimtar nga mesi i muajit dhjetor.

Sipas raporteve të siguruara nga gazetari Klajdi Bodlli për BalkanWeb,“Venecia” shprehet senë mungesë edhe të ligjit zbatues, është e vështirë për Komisionin, për të përcaktuar nëse amendamenti kushtetuese është apo jo i nevojshëm dhe një vlerë e shtuar aktualisht në Shqipëri. Për këtë thekson Komisioni, duhet të vendosë Kuvendi, në një proces dialogu konstruktiv midis palëve politike.

© ZHURNAL 05.12.2018, 15:05 | Xh.I. | 802 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Sela i drejtohet Zaevit: Shiko punët e tua, mos u përziejë në punët e Kosovës

Shkup, 14 dhjetor - Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve në Maqedoni, Ziadin Sela, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se “ tani nuk është koha për ta formuar ushtrinë e Kosovës, dhe se Ballkani nuk duhet të bëhet fuqi baruti”.

Sela me këtë rast ka thënë se “bën thirrje tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj”.

Ai shtoi se “Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj Kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe ti bëjë reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e brendshme të shtetit të Kosovës”.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë e cilëson deklaratën e shefit të ekzekutivit maqedonas si të papranueshme, dhe e fton që ta tërheqë këtë deklaratë.

Ziadin Sela, uron gjithë shqiptarët për formimin e ushtrisë së Kosovës.

© ZHURNAL 14.12.2018, 23:17 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."