Legjenda e Arsenalit tallet me Sanchezin: Unitedi e bleu vëllain e tij
sport
Legjenda e Arsenalit tallet me Sanchezin: Unitedi e bleu vëllain e tij

Legjenda e Arsenalit tallet me Sanchezin: Unitedi e bleu vëllain e tij

Ish-mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Petit, e ka akuzuar Alexis Sanchezin se ai është fshehur qysh nga momenti kur e mori pagën në Manchester Unitedit, duke sugjeruar me shaka se Jose Mourinho e transferoi vëllain e futbollistit, e jo atë.

Pas një barazimi zhgënjyes me rezultat 2-2 kundër Southamptonit, “Djajtë e kuq” kanë mbetur edhe më prapa rivalëve në garën për të hyrë në top katërshe të Premierligës, transmeton Gazeta Express.

Por, Manchester Unitedi do të tentojë t’i kthehet fitoreve sonte në ndeshjen kundër Arsenalit. Kjo do të jetë një detyrë mjaft e vështirë për t’u realizuar për skuadrën e Mourinhos, pasi që skuadra e Unai Emerys është e pamposhtur në 19 ndeshje.

Petit, i cili e kishte fituar titullin e Premierligës dhe të FA Cup në vitin 1998 me Arsenalin, beson se ish-sulmuesi i klubit londinez, Sanchez, duhet ta marrë një pjesë të madhe të fajit për dështimet e Manchester Unitedit këtë sezon.

“Trajneri është në bankën rezervë, kështu që lojtarët duhet të shfaqin krenari në paraqitjen e tyre kur janë në fushë, dhe i pari që është fshehur nga kjo gjë nga skuadra e Unitedit është Alexis Sanchez”, ka thënë Petit.

“Ai dëshiroi të largohet nga Arsenali sepse po e ndiqte pagën që ia ofronte Manchester Unitedi. Tani që i ka marrë ato para, çfarë ka bërë brenda nëntë muajve? Asgjë. Unë nuk e kam parë atë. Mendoj se ata e kanë transferuar vëllain e tij”.

“Unë e kuptoj se lojtar besojnë se i meritojnë disa shpërblime të caktuara financiare kur e arrijnë një nivel të caktuar, por ajo çfarë kemi parë nga Sanchezi gjatë kësaj kohe në United është e papranueshme”.

© ZHURNAL 05.12.2018, 15:02 | Xh.I. | 409 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."