Xhipi i ardhshëm i Chevrolet, do iu lë “gojëhapur”
auto
Xhipi i ardhshëm i Chevrolet, do iu lë “gojëhapur”

Xhipi i ardhshëm i Chevrolet, do iu lë “gojëhapur”

Kompania Chevorlet nuk ka lëshuar ende shumë detaje ende për shtypin , por vetëm kanë thënë se do të ketë "një motor të ri të benzinës".

Ky motor ka detaje të “mprehta”, siç është numri i cilindrave, dhe turbo-dizell V8, me 910 kile-metra rrotullim të lidhur me një ndërrues shpejtësish prej 10 mundësive

Silverado HD do të ofrojë gjithashtu teknologji rimorkio të fokusuar tek konsumatorët, rritje të konsiderueshme në aftësitë e tërheqjes dhe ngarkesës dhe një mori teknologjish dhe karakteristikash të tjera.

Ndërkohë që kompania nuk ka bërë të ditur maksimumin e shpejtësisë që mund të arrijë kjo makinë, ajo të paktën ka mundësuar disa fotografi për të pasur një ide se si do mund të duket Chevorlet Silverado HD 2020. /Lajmi.net/

© ZHURNAL 05.12.2018, 12:28 | Z.H. | 3,318 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Sela i drejtohet Zaevit: Shiko punët e tua, mos u përziejë në punët e Kosovës

Shkup, 14 dhjetor - Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve në Maqedoni, Ziadin Sela, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se “ tani nuk është koha për ta formuar ushtrinë e Kosovës, dhe se Ballkani nuk duhet të bëhet fuqi baruti”.

Sela me këtë rast ka thënë se “bën thirrje tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj”.

Ai shtoi se “Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj Kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe ti bëjë reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e brendshme të shtetit të Kosovës”.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë e cilëson deklaratën e shefit të ekzekutivit maqedonas si të papranueshme, dhe e fton që ta tërheqë këtë deklaratë.

Ziadin Sela, uron gjithë shqiptarët për formimin e ushtrisë së Kosovës.

© ZHURNAL 14.12.2018, 23:17 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."