Padi penale për dy persona për mbi 50 vjedhje në Gostivar
kronika
Padi penale për dy persona për mbi 50 vjedhje në Gostivar

Padi penale për dy persona për mbi 50 vjedhje në Gostivar

Gostivar, 4 dhjetor - Policia e Gostivarit zbardhi mbi pesëdhjetë vjedhje të rënda dhe ngriti padi penale kundër dy personave të cilët janë të dyshuar se i kanë kryer veprat. Hajnat lëndët e vjedhura i kishin shitur në tregjet e zeza në Shqipëri dhe Maqedoni.

Nga SPB -Tetovë informojnë se Zyra e Jashtme për Punë Kriminale Gostivar, tërësisht ka zbardhur 50 grabitje të rënda dhe dy tentime për vjedhje të rënda. Deri te Prokuroria Publike Themelore Gostivar është ngritë padi penale kundër R.K. (30) shtesat i Shqipërisë dhe I.A. (26) nga Gostivari.

“Të dy të denoncuarit dyshohen se kanë kryer pesë vepra penale në vitin 2017, ndërsa 47 këtë vit në lokacione të ndryshme, kryesisht në Gostivar, Banjicë e Epërme, Debresh, Çegran, Vrapçisht, Gradec, Çajle, Turçane e Vogël, Balindol, Forinë, Toplicë, Raven, lagjet Fazanerija, Grudajca dhe në vende tjera, deklaroi Marjan Josifoski zëdhënës i SPB Tetovë.

Ty dyshuarit R.K. dhe I.A, ishin të punësuar në një punëtori prodhuese në Gostivar në të cilën para pak kohësh ishte kryer kontroll. Vjedhjet i kishin bërë në atë mënyrë që e kishin shfrytëzuar mungesën e pronarëve dhe kishin hyrë në shtëpitë e atyre që jetojnë përkohësisht në mërgim. Prej aty kishin marrë stoli ari, para, veshmbathje, celularë, aksesorë, orë dhe produkte tjera teknike. Produktet që i kishin marr më vonë ilegalisht ua kishin shitur blerësve në vend dhe në Republikën e Shqipërisë.

© ZHURNAL 04.12.2018, 13:56 | Xh.I. | 5,107 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Sela i drejtohet Zaevit: Shiko punët e tua, mos u përziejë në punët e Kosovës

Shkup, 14 dhjetor - Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve në Maqedoni, Ziadin Sela, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se “ tani nuk është koha për ta formuar ushtrinë e Kosovës, dhe se Ballkani nuk duhet të bëhet fuqi baruti”.

Sela me këtë rast ka thënë se “bën thirrje tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj”.

Ai shtoi se “Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj Kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe ti bëjë reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e brendshme të shtetit të Kosovës”.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë e cilëson deklaratën e shefit të ekzekutivit maqedonas si të papranueshme, dhe e fton që ta tërheqë këtë deklaratë.

Ziadin Sela, uron gjithë shqiptarët për formimin e ushtrisë së Kosovës.

© ZHURNAL 14.12.2018, 23:17 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."