Shufrat metalike bien nga kamioni, i marin jetën 48 vjeçarit
kronika
Shufrat metalike bien nga kamioni, i marin jetën 48 vjeçarit

Shufrat metalike bien nga kamioni, i marin jetën 48 vjeçarit

Gostivar, 3 dhjetor - Sot rreth orës 13.00, në Sektorin për punë të brendëshme Tetovë, është denoncuar se në rrugën e ,,Ilindenit,, në afërsi të ,,Zhito Sharr,, para pompës së benzinës në Gostivar, prej mjetit ngarkues ,,Mercedes,, me targa të Gostivarit, të cilin e ka drejtuar 58-vjeçari B.C. nga Gostivari, gjatë kalimit me veturën ,,Opel Frontera,, me targa të Gostivarit, drejtuar nga 48-vjeçari Xh.D. kanë rrënë shufra metalike, dhe i kan shkaktuar lëndime në kokë.

I lënduari Xh. D. me anë të Autoambulancës, është dërguar në Spitalin ,,Ferid Murat,, në Gostivar, ku i është dhënë ndihma mjekësore, por menjëherë iu është nënshtruar lëndimeve dhe ka ndruar jetë.

Nga policia thonë se janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe se janë ndëmarë të gjitha masat, dhe aktivitet për zbardhjen e plotë të rastit, ku me urdhër të prokurorit publikë trupi i pa jetë është dërguar për obdukcion.

© ZHURNAL 03.12.2018, 21:43 | T.E. | 6,823 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Sela i drejtohet Zaevit: Shiko punët e tua, mos u përziejë në punët e Kosovës

Shkup, 14 dhjetor - Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve në Maqedoni, Ziadin Sela, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se “ tani nuk është koha për ta formuar ushtrinë e Kosovës, dhe se Ballkani nuk duhet të bëhet fuqi baruti”.

Sela me këtë rast ka thënë se “bën thirrje tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj”.

Ai shtoi se “Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj Kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe ti bëjë reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e brendshme të shtetit të Kosovës”.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë e cilëson deklaratën e shefit të ekzekutivit maqedonas si të papranueshme, dhe e fton që ta tërheqë këtë deklaratë.

Ziadin Sela, uron gjithë shqiptarët për formimin e ushtrisë së Kosovës.

© ZHURNAL 14.12.2018, 23:17 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."