Ylli i Juventusit i shkruan publikisht Pogbas: Kthehu në shtëpi, vëlla!
sport
Ylli i Juventusit i shkruan publikisht Pogbas: Kthehu në shtëpi, vëlla!

Ylli i Juventusit i shkruan publikisht Pogbas: Kthehu në shtëpi, vëlla!

Para ndeshjes mes Juventusit dhe Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve sonte në Torino, qendërmbrojtësi Medhi Benatia i ka bërë thirrje Paul Pogbas të kthehet në Juve.

Mesfushori i Unitedit Pogba shkroi në Instagram për kthimin e tij emocional në Torino për t’u përballur me ish-skuadrën, me mbrojtësin e Juventusit Benatian që ia la një koment duke i bërë thirrje t’i bashkohet sërish klubit, transmeton Gazeta Express.

“Pogback [kthimi] emocional në Torino”, shkroi Pogba duke iu referuar hashtagut që Unitedi e pati përdorur në kohën e kthimit të francezit në vitin 2016 dhe udhëtimit të “Djajve të kuq” në Juve në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, për francezin është spekuluar se do të kthehet të “Bardhezinjtë” dhe Benatia i bëri koment atij duke i thënë: “Kthehu në shtëpi, vëlla”.

25-vjeçari tashmë është përballur me Juventusin këtë sezon por ishte në anën e humbësve pasi Unitedi u mposht 1-0 në “Old Trafford”.

© ZHURNAL 07.11.2018, 15:02 | Xh.I. | 611 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."