Arratisja e Gruevskit, ekspertët: Nuk i plotëson kushtet për azil politik

Shkup, 16 nëntor - Sipas Davidoviq, veprat penale për të cilat duhet të përgjigjet nuk kanë lidhje me mendimin e shprehur të tij, apo veprimin si politikan, por për vepra penale që kanë të bëjnë me financat. Për Caca Nikollovskën, ekzistojnë institucione që mbrojnë qytetarët dhe me këtë nuk argumentohet statusi i tij në FB se është kërcënuar.
 
“Ka një raport të Bashkimi Evropian dhe nga Bashkësia ndërkombëtare ku thuhet se në Maqedoni ekziston atmosferë demokratike, ku sistemi funksionon dhe se nuk ekziston ndjekje politike. Andaj mendoj se azilin politik nuk do të mund ta fitojë, pasi që nuk i plotëson kushtet për azil politik, sepse veprat penale për të cilat përgjigjet nuk kanë lidhje me mendimin e shprehur të tij apo veprimit si politikan, por për vepra penale që kanë të bëjnë me financa që shihet prej lëndëve”,- theksoi eksperti juridik, Xvonko Davidoviq.
 
“Në asnjë institucion dhe askund nuk është kërkuar asnjë lloj mbrojtje, ndërsa në të njëjtën kohë duhet theksohet se ai kishte 6 truproje të cilët kanë pasur rolin e tyre dhe nëse ka pasur nevojë ka mundur t’i përdorë apo të kërkojë asistencë. Ka organe që  kujdesen për atë punë. Sipas meje, ai argument nuk mund të jetë argument për azil politik”,- u shpreh ish gjykatësja, Margarita Caca Nikollovska.
 
Sipas ish gjykatëses në Gjykatën Supreme, Milka Ristova, siç ekziston arratisja, ekzistojnë edhe mundësi për kthim.
 
“Nevojë natyrale e gjithsecilit është të mundohet të arratiset, por puna e institucioneve është të parashikojnë disa situata dhe të pamundësojnë arratisjen. Edhe përkundër masave, ndodh arratisja, por është e mundur që përmes procedurave tjera personi të kthehet”,- tha ish gjykatësja, Milka Ristova.
 
Sipas ekspertit Davidoviq, PSP do të kërkojë që Gruevski të gjykohet në mungesë pasi që është në arrati dhe nuk është i kapshëm për organet e vendit. Në momentin kur do të jetë i kapshëm për organet kur bëhet fjalë për vendim gjyqësor të plotfuqishëm, ka të drejtë të përsërisë gjykimin sipas ligjit. Pas arratisjes së Gruevskit pritet që të përforcohen masat e sigurisë edhe ndaj të akuzuarve të tjerë, ndërsa kjo u dëshmua edhe me paraburgimin e menjëhershëm të Mile Janakievskit dhe Kiril Bozhinovskit.

© ZHURNAL 16.11.2018, 09:30 | D.J.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."