Zbulohet një pistë tjetër e arratisjes së Gruevskit

Shkup, 15 nëntor - Ish kryeministri Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’ju drejtuar më pas Hungarisë ku ka kërkuar azil politik.

Lajmi ishte dhënë më parë nga gazeta “Politika” e Serbisë, ndërsa sipas “Tema-s” ajo që shkruajnë serbët për këtë rast është i vërtetë.

Mësohet se Gruevski ka dalë nga Hani i Hotit për në Mal të Zi me një makinë të ambasadës së Hungarisë në Tiranë për të vijuar rrugën në Budapest.

“N.Gruevski, në datën 11.11.2018 ora 19:11, ka dalë nga Hani i Hotit me automjetin CD1013A. Automjeti i perket ambasadës Hungareze në Tiranë”, shkruan gazeta TemA.

© ZHURNAL 15.11.2018, 16:08 | D.J.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."