Këshilla për jetë të shëndetshme: Intervistë me drejtorin e Pharma S, Filip Açkoski
medicina
Këshilla për jetë të shëndetshme: Intervistë me drejtorin e Pharma S, Filip Açkoski

Këshilla për jetë të shëndetshme: Intervistë me drejtorin e Pharma S, Filip Açkoski

Intervistë me Filip Açkoski

 

Rritet interesi për jetë të shëndetshme

 

1. I nderuar Açkoski, opinioni ju njeh si edukator, i cili nëprmjet bllogut të tij në internet(https://zdravstvenedukator.wixsite.com/topedukator) e promovon mënyrën e shëndetshme të jetesës. Sa jeni të kënaqur nga mënyra se si qytetarët e Maqedonisë kujdesen për shëndetin e tyre?

 

Tradicionalisht, banorët tanë shumë pak e vlerësojnë shëndetin e tyre derisa, kuptohet nuk e humbasin. Kjo qartë mund të shihet nëpërmjet mosgatishmërisë të shumicës të investojë mjete dhe kohë për kontrolle të rregullta dhe ushqime të shëndetshme, si dhe vitamina e minerale të duhura që të parandalohen dhimbjet. Gjithsesi, në vitet e fundit është vërejtur rritje e ndërgjegjes shëndetësore dhe është rritur interesi për një jetë më të shëndetshme. Kështu që, konsideroj se kjo bazë egzistuese të individëve të vetdijshëm edhe më tej do të rritet nëvitet që vijojnë.

 

2. Pse vendosët të këshilloni njerëzit rreth mënyrës së shëndetshme të jetesës. A mund të themi se ka përfitime ekonomike edhe për personat edhe për shtetin, për produktivitet të rritur në vendin e punës, për komb të shëndetshëm?

 

Si magjistër i farmacisë dhe edukator, tanimë 15 vite, personalisht, çdo ditë direkisht jam i kyçur në edukimin e punëtorëve shëndetësor. Paralelisht në këtë periudhë, vazhdimisht organizoj ose mar pjesë në ngjarje të shumta për ngritjen e vetëdijes shëndetësore në popullatën e gjerë. Njëherit, shpesh jam prezent edhe në emisione të ndryshme televizive dhe radio. Duke patur parasysh se praktikisht çdo ditë konsultohem nga shokët, kolegët dhe familja për këshilla shëndetësore, vendosa zakonet e mira shëndetësore, ti afroj deri tek miqtë e mi. Kjo është vetëm një kontribut i vogël mbi krijimin enjë kombi më të shëndetshëm, që në vete ka krijuar një parakusht për efikasitet më të madh në të gjitha bazat.

 

3. Çfarë përfshinë koncepti "Jetë të shëndetshme"?

 

Koncepti jetë të shëndetshme është i komplikuar dhe përfshinë disa aktivitete të cilat përparojnë shëndetin tonë dhe shëndetin e më të afërmve tonë. Për fillim, më me rëndësi është të egzistojë ndërgjegje për rëndësinë e të bërit jetë të shëndetshme si dhe pranimi i faktit se vazhdimisht duhet të avansojmë njohuritë tona shëndetësore. Më tej nevojitet vazhdimësi, apo aktivitete të vazhdueshme fizike, si dhe respektimi i regjimit të ushqimit të ndryshëm. Dhe në fund, patjetër duhet të mbahet në nivel të lartë higjiena personale, sumplementimi në kohë i organizmit me vitamina dhe minerale dhe kontrolle të vazhdueshme shëndetësore.

 

4. Si mjekët që punojnë mjekësi klasike, e shohin punën tuaj, a jeni aleat i tyre?

 

Gjithsesi se me mjekët jemi në anën e njejtë dhe me ta ndajmë vlerat më të larta jetësore - përparim në shëndetin e pacientëve. Në këtë kontekst, është me rëndësi që të gjithë punonjësit shëndetësor, përskaj diagnostifikimit të sëmundjeve dhe dhënia e terapive për pacientët, ti përkushtohemi më tepër edukimit të tyre për nevojë nga regjimi i duhur higjieno-dietal për parandalimin e sëmundjeve të shumta.

 

5.Si dhe sa ju ndihmon interneti për zgjerimin e këshillave tuaja? A keni kontakte direkte me qytetarët dhe me punonjësit shëndetësor me qëllim që më lehtë ti plasoni këshillat për mënyrë të shëndetshme të jetesës?

 

Kontaktet direkte me punonjësit shëndetësor janë pjesë e pandashme e punës sime të përditshme. Me opinionin e gjerë direkisht komunikoj për ngjarjet e lidhura me promovimin e stilit të shëndetshëm të jetesës në suaza të kampanjave tona ose ngjarjeve tjera. Si përshembull Health, Fitness & Wellness Expo. Sa i përket përdorimit të mediave bashkëkohore konsideroj se interneti është kanali ideal komunikativ nëpëmjet të cilit mund të ofrohen këshilla aktuale dhe relevante shëndetësore. Tani më 5-6 vite jam prezent me tekste autoriale në faqe marketingu dhe shëndetësore. Gjithashtu, çdo të mërkurë jap këshilla konkrete shëndetësore në kolumnën time "Këshillë të mërkurën" http://pharmanews.mk/category/sovet-vo-sreda/. Komunikimi me publikun zhvillohet edhe nëpërmjet kanaleve sociale - FB, Instagram, Youtube, Twitter etj.

 

6. A sportoni dhe sa? Cili është sporti juaj i preferuar dhe cilin sport do ta propozonit për jetesë të shëndetshme?

 

Që nga fëmijëria sporti është pjesë e pandashme e jetës time. Në periudhën fëmijërore jam marur me not, ndërsa më vonë deri në moshën 22 vjeçare jam marë me basketboll. Edhe pse edhe sportet tjera me top më pëlqejnë (Futboll, hendboll, volejboll), prap se prap basketbolli është në vend të parë për mua dhe ende dy herë në javë luaj. Përskaj kësaj, në periudhën verore, vazhdimisht vozis biçikletë dhe ngjitem maleve së bashku me tim birë. Këto aktivitete më ndihmojnë për uljen e stresit, detoksimin e organizmit, gjum më të rehatshëm dhe gjitsesi, mbajtjen e vijave trupore. Sa i përket sportimit, çdo sport ka benefitet e veta, por edhe rreziqe. Më së miri duhet ti përshtatet moshës dhe aftësive fizike të njeriut. Në fëmijërinë e hershme, noti është perfekt për zhvillin e drejtë të trupit ndërsa sportet sikurse karate, janë të shkëlqyera për koordinim dhe disiplinë. Tek më të mëdhenjtë, më së miri është të arrihet balans nëpërmjet treningjeve aerobike si vrapim apo sporte me top dhe fitness. Mos më shumë, secili prej nesh duhet të gjejë kohë për shëtitje për së paku 30 minuta tre herë në javë.

 

7. Ju lutem, disa këshilla për jetë të shëndetshme?

 

- Mos ushqeheni vonë. Ngrënia juaj më e vonshme le të jetë në ora 19:00.

- Mos haroni të konsumoni së paku 3 frute dhe dy lloje perimesh çdo ditë.

- Largojuni ushqimeve të yndyrshme!

- Pini së paku 2 litra ujë në ditë, më së miri në mëngjes deri në ora 12 kur aftësia për detoksim të organizmit është i lartë!

- Zëvendësoni ëmbëlsirat me pemë! Ëmbëlsirat janë shkak për rritje të peshës dhe rrezik faktor për diabet.

- Mësohuni me ushqime me më pak kripë. Konsumimi i tepërt i natriumit krijon rrezik për ngritjen e shtypjes të gjakut dhe dëmton funksionin e veshkëve.

- Mos pini duhan dhe largojuni ushtrimeve në periudha me ndotje të lartë të ajrit. Në vend të kësaj shfrytëzoni vikendet për pikniqe në ajr të freskët malor.

- Së paku një herë në vit bëni kontroll të gjakut dhe trupit.

- Dhe më e rëndësishmja, gjeni së paku 30 minuta në ditë për ushtrime.

© ZHURNAL 05.11.2018, 10:00 | Z.H. | 15 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Ribalanci i Buxhetit, mbështetje e konsiderueshme për komunat

Shkup, 29 tetor - Në Komisionin amë parlamentar për financim dhe buxhet filloi debati për ribalancin e propozuar të Buxhetit për vitin 2018 me të cilin realizohet korrigjimi minimal i anës së tij të të hyrave dhe shpenzimeve dhe sigurohet mbështetje shtesë për komunat, Fondit të SPIM, Fondit për Sigurim Shëndetësor. Deficiti mbetet i pandryshuar, ndërsa shkalla e rritjes është revidur në 2,8 për qind. 

Ribalancin e propozuar e arsyetoi ministri i Financave Dragan Tevdovski i cili tha se ndryshimet janë përgatitur duke e ndjekur situatën politike në vend sipas lëvizjeve të ekonomisë së Maqedonisë, si dhe realizimi i të hyrave dhe shpenzimeve.

“Me Ribalancin e Buxhetit të RM-së për vitin 2018 bëhet korrigjimi minimal i anës së shpenzimeve të buxhetit dhe riaftësimi i pjesëve të veçanta nga konsumi buxhetor deri në fund të vitit. Me atë rast, qëllimet e parashtruara të politikës fiskale për vitin 2018 edhe më tutje mbeten të pandryshuara, përkatësisht në tërësi dizajnohet në funksion të arritjes së qëllimeve dhe prioriteteve kyçe të shoqërisë: shkallë më të larta të rritjes së ekonomisë, rritje e punësimeve, ngritje e standardit jetësor të popullatës, arritje e nivelit më të lartë të drejtësisë sociale dhe intensifikim i proceseve integruese për në BE dhe në NATO”, tha Tevdovski.

Ai potencon se realizimi i të ardhurave buxhetore është e shkëlqyer në krahasim me vitin e kaluar dhe se kjo qon në atë se me siguri mund të thuhet se ajo që është propozim në këtë rebalans do të realizohet.

Ana e të ardhurave, potencon ministri, është plotësisht e sigurt. Sipas tij, me rëndësi është të ceket se Qeveria me këtë ribalanc siguroi rreth 50 milionë euro për mbështetje financiare për komunat në mënyrë që të servisohen një pjesë e konsiderueshme e obligimeve të tyre të pashlyera si dhe të një pjese të obligimeve të pashlyera të njësive të shfrytëzuesve, themeluar prej tyre.

“Si prioritet është problem që është i hidhur në shumë komuna, që kanë xhirollogari të bllokuara, kanë detyrime të parealizuara. Gjithashtu, në një pjesë të madhe të shkollave kanë probleme se si ta paguajnë rrymën, t’i paguajnë detyrimet që të mund të funksionojnë dhe për këtë kemi zgjidhje me të cilën nuk do ta bëjmë huazues shtetin, nuk do të marrim kredi shtesë, po me hapësirën e realizuar fiskale do të krijojmë zgjidhje me çka do t’iu ndihmojmë, por paralelisht vendosim mekanizma për planifikim të të ardhurave vetanake të buxhetit themelor të NJVL, tha ministri. Duke potencuar se ky është detyrim që duhet kryer dhe se duhet ta zgjidhin problemin që ishte prezent.

“Tani jemi plotësisht transparent dhe përmes suftuerit të veçantë filluam që t’i publikojmë detyrimet dhe do të vazhdojmë që këtë ta bëjmë edhe në të ardhmen që opinioni të ketë pasqyrë se a realizohen dhe si menaxhohen dytyrimet.

“Planifikimi joreal i buxheteve të NJVL-së, përkatësisht planifikimit tejet optimsit të të ardhurave, është një ndër shkaqet për të cilat NVL krijuan obligime të pashlyera në vitet e kaluara” , theksoi Tevdovski.

Me ribalancin, Qeveria e rishqyrtoi shkallën e rritjes prej 3,2 në 2,8 për qind. Të ardhurat e përgjithshme planifikohen në nivel prej 192,5 miliardë denarë, përderisa shpenzimet përgjithshme në 210 miliardë denarë. Deficiti mbetet i pandryshuar dhe është 2,7 për qind nga BPV.

Në debat deputetët e VMRO-DPMNE-së e vlerësuan ribalancin si joreal dhe se rritja ekonomike është e parealizueshme.

Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dragan Cuklev vendimi për mbështetje të komunave i vendos në pozitë jo të barabartë komunat. Edhe bashkëpartiakja e tij Liljana Kuzmanovska vlerësoi se nuk është e mirë zgjidhja për mbështetje të komunave.

“Vetëm me transferimin e mjeteve zvogëlohet përgjegjësia e tyre. Nuk është e mirë mënyra e transmetimit të mjeteve pagesore të komunave në atë mënyrë si e bëni ju. Shkurtohet te komunat për përmirësimin e shërbimeve komunale, ndërsa vetëm u jepen para për mbulimin e detyrimeve”, tha Kuzmanovska.

Ajo vuri re se rritja ekonomike është më e ulët në rajon, se është përjetuar kolaps në ekonomi, se është rritur borxhi dhe se nuk mundet me manipulim të numrave të tregohet se ka rritje ekonomike.

“Buxheti nuk është vetëm ana e të hyrave. Ju jeni ministri që i krijoni politikat e ekonomisë që të mundet Maqedonia si vend udhëheqës në rajon të vazhdojë në këtë aspekt”, tha Kuzmanovska dhe shtoi se në Maqedoni nuk kemi rritje ekonomike.

“Bëtë cunami në ekonomi. E stopuat rritjen ekonomike. Nuk kemi asnjë projekt. E zvogëluat rritjen në ndërtimtari investimet kapitale dhe projektet kyçe i stopuat, i zvogëluat mjetet në gjyqësor. Aty ku duhet ty nxisni ekonominë aty e bëni bllokimin”, tha Kuzmanovska.

Debati duhet të vazhdojë pas pauzës njëorëshe të cilën e kërkoi deputeti i LSDM-së Jovan Mitrovski.

© ZHURNAL 29.10.2018, 17:00 | D.J.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."