Fuqia e fjalës, fuqia e pushtetit!
shqiperia
Fuqia e fjalës, fuqia e pushtetit!

Fuqia e fjalës, fuqia e pushtetit!

Nga Dritan Haxhiraj

Gjermani vendosi në harkun e 20 ditëve në dy nga Rajonet e veta më të pasura të ndëshkojë Merkel. Motovi? Ndërthurja midis veprave e fjalëve. 6 muaj për të krijuarë një kualicionë politikë e me vonë formimin e qeverisë u perceptua nga elektorati jo si veprim por si fjalë. Por nuk ishte vetëm ky motivi... Fuqia e fjalës ka ngritur ose ka shkatërruar njerëz, familje, komunitete, parti, shtete e kontinente. Ne jemi produkti i kësaj fuqie. Ne jemi laboratori më i mire se si mundemi të ndajmë të mirën nga e keqja. Fuqia e fjalës në politikë ka ngritur nëpër dekada mite ose kriminel, burra shteti ose batakçinjë e për këtë Europa në 100 vite është laboratori politikë për disa raste unike ku e mira nga e keqja janë ndarë shumë shpejt dhe në mënyrë të frikëshme. Fuqia e fjalës në politike, Fuqia e fjalës kur ka ardhë në pushtet nga burrat e shtetit ka bërë ndryshimin radikal midis të mirës e të keqes dhe për këtë Europa ka dy figura që ngritën midis të mirës e të keqes dy perdhe.

Wiston Churchill nga një ane dhe Adolf Hitler nga ana tjeter, janë misherimi më mirë i asaj që historia na ka lënë. Deri këtu historia na ka drejtuar, por sot kush na drejtone për të kuptuar forcën e fjalës ? SHBA mbas 11 shtatorit 2001, do ti tregonte botës se fuqia e saj kalonte dhe nëpërmjet fuqisë së fjalës. Bota nuk do të ishte më siç e kishim njohur por dhe SHBA, do ta shihnin botën si nuk e kishin parë më herët mbas gati 3000 viktimave të atij sulmi të frikshëm e djallëzor. Nëse ka një datë për SHBA, ka dhe një 11 shtator për Europen, ajo fillon me krizën e migrantëve. Njerzitë,familjet, partitë, komunitetet, shtetet në Europe do të ndryshonin diku për mirë o diku për keq por diçka është e sigurtë Europa ndryshoi. Në mes të shumë shteteve jo pa qëllim zgjodha Gjermanine për të pare sesi frika ndaj tjeterit, frika ndaj migrantit po ndryshon një nga autoritetet e politikës europiane në këto 13 vitet e fundit atë të, Angela Merkel. Jo pa qellime kur flitet për stabilitet ekonomik sytë e të gjithëve shkojnë në Gjermani, po jo pa qëllim kur është folur për stabilitet politikë po të gjithë kanë parë rastin gjerman.

Por përse ndryshoi kriza e migranteve stabilitetin gjerman? Shifrat flasin akoma për papunesi rekord, gjermanët jetojne shumë mirë dhe përsëri fjala, e fuqia e saj po ndryshon parametrat dhe temperaturën politike në Berlin. Ku matet kjo temperaturë? Rajoni i Bavarise, që ka si epiqendër qytetin e Mynihut, e Rajoni Assias që ka si epiqendër qytetin e Frankfurtit shkuan në zgjedhje dhe në të dyja zonat partia e Merkel ose aleatët e saj humbën. Rajoni i Frankfurtite, vetëm për vitin që lamë pas 2017, ka një GDP prej 270 miliarde euro më të lartë se sa ka GDP-ën shtete si Danimarka, Filanda e Irlanda. Ka gjithashtu një papunësi rekorde prej 5%, edhe pse ka këto shifra përsëri në një shtet me këtë fuqi ekonomike ku fjala punesim është një garanci për të ardhmen, fjala përsëri shkakton frikë, frika ndaj të huajit ka peshë, kjo u vërtetua ne harkun e 20 ditëve në këto dy Rajone.

Frika e fjalës po shkatërron 70 vjet paqe. E majta europiane pothuajse në gjithë Europën nga kriza e migranteve nuk është më në pushtet ose po e humbë atë, dhe mesa duket është futur në një agoni strukturale. E djathta po i lë terren ektstremit të djathtë. Fuqia e frikes, fuqia e tjetrit po pushton Europen. Kjo është fuqia e fjalës e nëpërmjet frikës, fuqia e pushtetit. Ndodhi, mundet te ndodh prapë e prapë, shprehja e famëshme e Levit që na kujtone se 6 milion hebrenjë u sakrifikuan për ato fjalë, për atë urrejtje sepse një popullë kishte fe, kulturë ndryshe nga ata që kishin vendosur fatin e tyre. Ne kamera gazi.

© ZHURNAL 28.10.2018, 18:33 | T.E. | 1,214 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Ribalanci i Buxhetit, mbështetje e konsiderueshme për komunat

Shkup, 29 tetor - Në Komisionin amë parlamentar për financim dhe buxhet filloi debati për ribalancin e propozuar të Buxhetit për vitin 2018 me të cilin realizohet korrigjimi minimal i anës së tij të të hyrave dhe shpenzimeve dhe sigurohet mbështetje shtesë për komunat, Fondit të SPIM, Fondit për Sigurim Shëndetësor. Deficiti mbetet i pandryshuar, ndërsa shkalla e rritjes është revidur në 2,8 për qind. 

Ribalancin e propozuar e arsyetoi ministri i Financave Dragan Tevdovski i cili tha se ndryshimet janë përgatitur duke e ndjekur situatën politike në vend sipas lëvizjeve të ekonomisë së Maqedonisë, si dhe realizimi i të hyrave dhe shpenzimeve.

“Me Ribalancin e Buxhetit të RM-së për vitin 2018 bëhet korrigjimi minimal i anës së shpenzimeve të buxhetit dhe riaftësimi i pjesëve të veçanta nga konsumi buxhetor deri në fund të vitit. Me atë rast, qëllimet e parashtruara të politikës fiskale për vitin 2018 edhe më tutje mbeten të pandryshuara, përkatësisht në tërësi dizajnohet në funksion të arritjes së qëllimeve dhe prioriteteve kyçe të shoqërisë: shkallë më të larta të rritjes së ekonomisë, rritje e punësimeve, ngritje e standardit jetësor të popullatës, arritje e nivelit më të lartë të drejtësisë sociale dhe intensifikim i proceseve integruese për në BE dhe në NATO”, tha Tevdovski.

Ai potencon se realizimi i të ardhurave buxhetore është e shkëlqyer në krahasim me vitin e kaluar dhe se kjo qon në atë se me siguri mund të thuhet se ajo që është propozim në këtë rebalans do të realizohet.

Ana e të ardhurave, potencon ministri, është plotësisht e sigurt. Sipas tij, me rëndësi është të ceket se Qeveria me këtë ribalanc siguroi rreth 50 milionë euro për mbështetje financiare për komunat në mënyrë që të servisohen një pjesë e konsiderueshme e obligimeve të tyre të pashlyera si dhe të një pjese të obligimeve të pashlyera të njësive të shfrytëzuesve, themeluar prej tyre.

“Si prioritet është problem që është i hidhur në shumë komuna, që kanë xhirollogari të bllokuara, kanë detyrime të parealizuara. Gjithashtu, në një pjesë të madhe të shkollave kanë probleme se si ta paguajnë rrymën, t’i paguajnë detyrimet që të mund të funksionojnë dhe për këtë kemi zgjidhje me të cilën nuk do ta bëjmë huazues shtetin, nuk do të marrim kredi shtesë, po me hapësirën e realizuar fiskale do të krijojmë zgjidhje me çka do t’iu ndihmojmë, por paralelisht vendosim mekanizma për planifikim të të ardhurave vetanake të buxhetit themelor të NJVL, tha ministri. Duke potencuar se ky është detyrim që duhet kryer dhe se duhet ta zgjidhin problemin që ishte prezent.

“Tani jemi plotësisht transparent dhe përmes suftuerit të veçantë filluam që t’i publikojmë detyrimet dhe do të vazhdojmë që këtë ta bëjmë edhe në të ardhmen që opinioni të ketë pasqyrë se a realizohen dhe si menaxhohen dytyrimet.

“Planifikimi joreal i buxheteve të NJVL-së, përkatësisht planifikimit tejet optimsit të të ardhurave, është një ndër shkaqet për të cilat NVL krijuan obligime të pashlyera në vitet e kaluara” , theksoi Tevdovski.

Me ribalancin, Qeveria e rishqyrtoi shkallën e rritjes prej 3,2 në 2,8 për qind. Të ardhurat e përgjithshme planifikohen në nivel prej 192,5 miliardë denarë, përderisa shpenzimet përgjithshme në 210 miliardë denarë. Deficiti mbetet i pandryshuar dhe është 2,7 për qind nga BPV.

Në debat deputetët e VMRO-DPMNE-së e vlerësuan ribalancin si joreal dhe se rritja ekonomike është e parealizueshme.

Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dragan Cuklev vendimi për mbështetje të komunave i vendos në pozitë jo të barabartë komunat. Edhe bashkëpartiakja e tij Liljana Kuzmanovska vlerësoi se nuk është e mirë zgjidhja për mbështetje të komunave.

“Vetëm me transferimin e mjeteve zvogëlohet përgjegjësia e tyre. Nuk është e mirë mënyra e transmetimit të mjeteve pagesore të komunave në atë mënyrë si e bëni ju. Shkurtohet te komunat për përmirësimin e shërbimeve komunale, ndërsa vetëm u jepen para për mbulimin e detyrimeve”, tha Kuzmanovska.

Ajo vuri re se rritja ekonomike është më e ulët në rajon, se është përjetuar kolaps në ekonomi, se është rritur borxhi dhe se nuk mundet me manipulim të numrave të tregohet se ka rritje ekonomike.

“Buxheti nuk është vetëm ana e të hyrave. Ju jeni ministri që i krijoni politikat e ekonomisë që të mundet Maqedonia si vend udhëheqës në rajon të vazhdojë në këtë aspekt”, tha Kuzmanovska dhe shtoi se në Maqedoni nuk kemi rritje ekonomike.

“Bëtë cunami në ekonomi. E stopuat rritjen ekonomike. Nuk kemi asnjë projekt. E zvogëluat rritjen në ndërtimtari investimet kapitale dhe projektet kyçe i stopuat, i zvogëluat mjetet në gjyqësor. Aty ku duhet ty nxisni ekonominë aty e bëni bllokimin”, tha Kuzmanovska.

Debati duhet të vazhdojë pas pauzës njëorëshe të cilën e kërkoi deputeti i LSDM-së Jovan Mitrovski.

© ZHURNAL 29.10.2018, 17:00 | D.J.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."