Besa Arifi: Maqedonia asnjëherë nuk do të jetë shtet ligjor

Shkup, 16 nëntor - Maqedonia asnjëherë nuk do të jetë shtet ligjor, kështu vlerëson në komnetin e saj të fundit pi aktualitetin politik në vend, profesoresha universitare Besa Arifi, transmeton Zhurnal. 

"Më vjen keq, por nuk do të jetë. Deri sa të filmojmë vazhdimin e filmit “Catch me if you can”, (Më kap nëse mundesh) me Gruvskin, deri sa Gordana Jankullovska bëhet yll televiziv në një natë duke zënë hapësirat televizive në dy programe shtetërore, duke përhapur pa ndërpre narrativin saj të prerë me video të ngjitura, montuese dhe manipuluese, dhe deri sa PSP kërkon paraburgim për të gjithë përveç për “zotëri” Mijalkovin, ja që, është qytetar shembullor i cili paraqitet në gjykatë dhe njëkohësishtë përmbush obligimet e veta, njëjtë ashtu sikur bënë edhe “zotëri”, Gruevski, nga ne shtet ligjor nuk ekziston", vlërson Arifi.

Sipas saj, në shtet ligjor, arratisja e personit përgjegjës për përgjim tetëvjeçar të më shumë se 20 mijë qytetarëve është një megaskandal në vetë.

"Nuk është ndonjë ngjarje për të cilën nuk duhet të jepet shpjegim se si ka ndodhur, deri sa mbajtja e përgjegjësisë nga cili do qoftë institucion i involvuar në këtë çështje është një kapitull në vete. Në shtet ligjor nuk ndodh që mos të dihet se ku është personi i cili duhet të mbaj burg, ndërsa të njëjtin e presin edhe shumë dënime tjera. Në shtet ligjor gjyqi nuk kalkulon me afatet dhe nuk i vonon në mënyrë të panevojshme veprimet e procesit që ajo të rezulton me arratisje e të akuzuarit, i cili në vend që të përgatit për të mbajtur dënimin, e shfrytëzon me mençuri kohën që të përgatit ikjen nga vendi", thekson profesoresha Arifi.

© ZHURNAL 16.11.2018, 12:30 | D.J.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."