"INSIDE-SPECIALE": Kriza politike në Maqedoni që nga viti 2010 (VIDEO)
maqedonia
"INSIDE-SPECIALE": Kriza politike në Maqedoni që nga viti 2010 (VIDEO)

"INSIDE-SPECIALE": Kriza politike në Maqedoni që nga viti 2010 (VIDEO)

Shkup, 26 tetor - Emisioni Ivestigativ "INSIDE", i cili realizohet nga Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk, në edicionin e saj të radhës ka trajtuar në emision "Kriza politike në Maqedoni që nga viti 2010".

Në vijim teksti integral nga emisioni:

Nëse fillojmë në mënyrë kronologjike të zbërthejmë krizën politike në Maqedoni do të duhet që të nisemi nga paraqitja e shkëndijave të para që u shfaqën më 25 nëntor të vitit 2010, kur inspektorët financiarë bashkë me policinë mbyllën televizionin A1, i cili në atë kohë vlente për kritikues të qeverisë. Pronari i saj u arrestua për të marrë më vonë dënimin me burg bashkë me të bijën e tij, të cilin akoma e vuajnë, dhe kjo hapi shumë polemika në parlament, pasi opozita akuzonte kryeministrin Gruevski, se mbyllja është bërë për motive politike.

Kriza politike u thellua politike më shumë në dhjetorë të vitit 2012 , atëherë kur në Parlament diskutohej buxheti për vitin 2013 për të cilin opozita nuk pajtohej në pjesën e shpenzimeve jotransparente, siç i konsideronte, sidomos për projektin qindra milionësh "Shkupi 2014". Vijuan polemika të ashpra mes deputetëve opozitarë dhe atyre të pushtetit, madje me përleshje fizike mes tyre, për çka më vonë sigurimi i parlamentit nxori me dhunë nga atje deputetët opozitarë bashkë me gazetarët.

Kriza disavjeçare politike në Maqedoni gjenezën e ka pikërisht më 25 nëntor të vitit 2010, kur inspektorë financiar bashkë me policinë mbyllën televizionin A1, I cili atëhereë ishte zëri më kritikues I qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, së Nikolla Gruevskit. Pronari I saj Velia Ramkovski së bashku me të bijën u arrestuan dhe më vonë edhe u dënuan me burg të cilin akoma janë duke e vuajtur, dhe kjo atëherë hapi shumë polemika në Kuvend, pasi opozita e atëhershme akuzonte Gruevskin dhe qeverinë e tij për mbyllje për motive politike të televizionit më të shikuar në Maqedoni.

Kjo krizë fillon që të thellohet edhe më shumë në dhjetor të vitit 2012, atë kohë kur në Kuvend diskutohej për buxhetin e vitit 2013 me të cilin nuk pajtohej opozita duke e akuzuar pushtetin për shpenzime jotransparente të parave të popullit, më konkretisht ajo nuk pajtohej me projektin qindra milionëshe të quajtur “Shkupi 2014”. Në këto debate vijuan edhe polemika të ashpra në mes deuptetëve të mazhorancës dhe të opozitës të cilat eskaluan edhe në përleshje fizike mes tyre. Këtu ndërhyn sikurimi I Kuvendit dhe me dhunë I nxjerr jashtë deputetët e opozitës dhe gazetarët e pranishëm në Kuvend.

Kjo krizë tashmë disavjeçare do të përshkallzohet edhe më shumë kur kryeministri I atëhershëm Nikolla Gruevski, në janar të vitit 2015, doli në konferencë të jashtëzakonshme për media në të cilën iu drejtua opinionit duke akuzuar liderin e LSDM-së opozitare Zoran Zaev për tentim jodemokratik dhe jolegjitim për marrjen e pushtetit, me atë se e ka kërcënuar me audio-inçizime kompromituese në të cilat mund të dëgjohet keqpërdorime të pretenduara të zyrtarëve qeveritarë.

Më pas, lideri i opozitës, Zaev, në fillim të muajit shkurt të vitit 2015, filloi me publikimin e atyre audio materialeve kompromituese, të ashtuquajtura bomba, të cilat tek qytetarët shkaktoi revoltë dhe u organizuan protesta në kryeqytyetin e Maqedonisë, Shkup, si dhe në mbarë territorin e shtetit, ata kërkonin dorëheqjen e Qeverisë së kryesuar nga Nikolla Gruevski.

E gjithë kjo solli deri tek rrija e presionit diplomatik mbi liderët politik në Maqedoni, që në fund rezultoi me arritjen e marrëveshjes politike për tejkalimin e krizës në Maqedoni (Marrëveshja e Përzhinës, 02 qershor/15 korrik) e nënshkruar nga partitë më të mëdha politike në Maqedoni, me ndërmjetësim të eurokomisarit për Zgjerim, Johannes Hahn.

Marrëveshja parashihte Qeveri teknike, në të cilën do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e opozitës, reforma në media, ndarjen e partisë nga shteti, formimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) e cila do të punojë në rastet që dalin nga përgjimet, me qëllim që të krijohen kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme korrekte dhe demokratike parlamentare. Zgjedhjet u caktuan dy herë, njëherë u parapanë për më 24 prill të vitit të kaluar, më pas u anuluan për në 5 qershor, që në fund të mbahen më 11 dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërkohë, në muajin prill të vitit të kaluar, vendimi i presidentit Gjorge Ivanov për të aboluar politikanë kundër të cilëve ka hetime për vepra të mundshme penale shkaktoi pakënaqësi tek qytetarët dhe një pjese të partive politike, për shkak të cilës u organizuan protesta, që në fund të muajit maj të vitit të kaluar, Ivanov të tërheq këtë vendim.

Transformini nga kriza politike në atë institucionale.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor të vitit të kaluar, pritej që në Republikën e Maqedonisë të përfundonte kriza politike dhe të fillonte një faze e re e stabilizimit në skenën politike. Por, ndodhi e kundërta, jo që nuk përfundoi kjo krizë, por ajo nga një krizë politike tanimë u shndërrua në krizë institucionale dhe kushtetuese.

Kjo erdhi si epilog I rezultateve të ngushta që dolën nga zgjedhjet, ku dy partite më të mëdha në vend, ajo që kishte pushtetin VMRO-DPMNE dhe ajo opozitare LSDM (ecila në këto zgjedhje mori edhe një numër të konsiderueshëm rë votës së shqiptarëve, si rezultat I luftës që bënte me ata që kishin uzurpuar pushtetin), por edhe partitë e bllokut shqiptar, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e cila në këto zgjedhje mori shumë më pak vota, ndërsa subjekti i ri politik në bllokun shqiptar, Lëvizja BESA fitoi pesë mandate dhe arriti të faktorizohet në skenën politike të Maqedonisë.

Pas këtyre rezultateve, vijuan negociata mes partive politike. Mandatin për formimin e Qeverisë, presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov ia dha kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, e cila fitoi më shumë mandate në Kuvend, 51. Ky ishte I obliguar që në një afat prej 20 ditëve të arinte që të formonte Qeveri, të cilën nuk mundi që ta krijonte pasi nuk arriti marrëveshje me partnerin qeverisës shumëvjeçar BDI-në, për shkak të deklaratës së partive politike shqiptare në Maqedoni. Kjo deklaratë u arrit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare , e cila përmban disa kërkesa mbi të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

Liderët e partive politike shqiptare u zotuan se nuk do të marrin pjesë në Qeverinë e re të Maqedonisë nëse nuk pranohen kërkesat e përmendura në deklaratë. Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare në Maqedoni, në fakt e tre partive shqiptare BDI, Lëvizja BESA dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët e cila, sipas tyre u arrit në Shkup po e firmosur në Tiranë, në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Për VMRO-DPME-në kontestuese është ajo se kjo deklaratë është miratuar në shtet të huaj me ndërmjetësim të kryeministrit të këtij shteti, ndërsa në aspektin përmbajtësor deklarata në fjalë sipas tyre nuk është në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, për çka mendojnë se mund të vjen deri te ridefinimi i shtetit.

Në këtë kontekst, ata përmendin edhe Ligjin për dygjuhësi në tërë territorin e shtetit, sipas të cilit, gjuha shqipe do të mund zyrtarisht të përdoret në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, kjo gjë për VMRO-DPMNE-në është e papranueshme. Kështu që negociata dështuan, por sipas disa informatave që ka publikuar agjencioni I lajmeve Zhurnal nuk ka qenë kjo shkak I mos arritjes së marrëveshjes për forminin e Qeverisë në mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, por ngecjet kanë qenë rreth PSP-së e cila, sipas VMRO-DPMNE-së nuk është e nevojshme pasi shteti ka prokurorinë publike, një gjë të tillë e ka kundërshtuar kategorikisht BDI-ja.

Pas dështimit të këtyre negociatave mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për formimin e Qeverisë, presidenti Ivanov doli para opinionit me qëndrim se mandatin do t’ia ndajë atij që do të sigurojë shumicë parlamentare prej së paku 61 nënshkrime të deputetëve por edhe sipas programit të tij nuk do të rrezikojë karakterin unitar, sovranitetin dhe identitetin e Republikës së Maqedonisë.

Pas kësaj kërkese të presidentit Ivanov, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, arriti që në marrëveshje me partite politike shqiptare BDI, BESA dhe Aleanca me Shqiptarët që t’i sigurojë nënshkrimet e kërkuara, por edhe përskaj këtij fakti, presidenti Ivanov u prononcua se “nuk do ti ndajë mandatin secilit që negocion për platforma të shteteve tjera me të cilat rrezikohet populli maqedonas, unitariteti, sovraniteti dhe pavarësia e shtetit”.

Në vargun e këtyre ndodhive, më 7 mars, presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dërgoi një letër deri te anëtarët e Këshillit Evropian, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, deri te sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe deri te partnerët strategjik, presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në të cilën sqaron gjendjen aktuale në vend.

Mes tjerash, në letrën presidenti Ivanov konsideron se dënimi dhe hedhja poshtë e platformës apo deklaratës së partive politike shqiptare është mënyra e vetme për gjendjen pa rrugëdalje në të cilën gjendet Maqedonia.

Presioni I ndërkombëtarëve për këtë vendim të Gjorge Ivanovit

Pas këtij vendimit të presidentit Ivanov në lidhje me mosndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë shumicës së re parlamentare vijojnë një varg reagimesh si nga opinioni vendor poashtu edhe nga ai ndërkombëtar.

Një pjesë e opinionit të ekspertëve konsideron se presidenti Ivanov duhet t’ia ndajë mandatin Zaevit sepse ai ka shumicën e nevojshme, ndërsa disa të tjerë mendojnë se kjo nuk duhet të ndodh sepse nuk janë plotësuar kushtet që i ka përmendur Ivanov.

Në këtë kontekst, reaguan edhe ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së në Maqedoni, si dhe komisari për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim të BE-së, Johanes Hahn, duke kërkuar nga presidenti Ivanov që ta ndajë mandatin. Pas zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor, Hahn e vizitoi Maqedoninë dy herë. Në fillim të shkurtit në Shkup kishte takime me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov dhe me liderët e partive të përfaqësuara në Parlament.

Pas takimeve të atëhershme, Hahn porositi se pret që nga liderët politikë të demonstrojnë pjekuri demokratike dhe të marrin vendim në interes të qytetarëve dhe perspektivës evropiane në vend.

Eurokomisari Hahn qëndroi për vizitë në Maqedoni edhe më 21 mars, ku pas takimeve me liderët politik porositi dhe inkurajoi presidentin e Maqedonisë që “urgjentisht të rishqyrtojë qëndrimin e tij” dhe se “nuk ka kohë për të humbur”.

“Qartazi përsëritëm qëndrimin se liderët në vend, duke përfshirë edhe presidentin, doemos duhet të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve të fundit. Në një demokraci, secili duhet të respektojë shumicën parlamentare”, ishte porosia në deklaratën e Eurokomisarit Hahn dhe të tre eurodeputetëve, në të cilën bën thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë së re të përkushtuar në zbatimin e “reformave të ngecura”.

Përveç të lartëpërmendurve, formimin e Qeverisë së re në Maqedoni e kërkoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili këkoi që të ndahet mandati sepse është siguruar shumica e nevojshme. Po ashtu, edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila qëndroi për vizitë zyrtare në Maqedoni, pas takimit me presidentin Ivanov dhe me liderët politik në vend, theksoi se ka kërkuar nga presidenti Ivanov që të ndryshojë vendimin për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë dhe shprehu shqetësim se kriza politike mund të kalojë në një klrizë ndëretnike, madje edhe në një krizë edhe më të madhe me përmasa gjeopolitike.

Po ashtu për vizitë në Maqedoni ishte edhe Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier i cili pas përfundimit të takimeve me liderët politikë shprehu shqetësim për gjendjen në vend dhe u bëri thirrje liderëve politikë që t’i japin fund krizës në interest ë të gjithë qytetarëve të shtetit.

Nga ana tjetër, ndonëse BE-ja dhe NATO janë qëllime strategjike të Maqedonisë, kohë pas kohe, është bërë një retorikë negative drejtuar bashkësisë ndërkombëtare, para se gjithash BE-së, si dhe një pjese të ambasadorëve të vendeve të huaja në Maqedoni, për të cilët një pjesë e politikanëve kërkuan “që të mos përzihen në punët e brendshme të vendit”.

Fillojnë protestat e Iniciativës “Për Maqedonië e Përbashkët”

Të gjitha këto ndodhi në mënyrë shtesë nxehen me protestat të cilat nga fundi i muajit shkurt, nisma qytetare “Për Maqedoni të Përbashkët” së bashku me mijëra mbështetës në orët e pasditës marshon nëpër rrugët e Shkupit por edhe në qytetet tjera në Maqedoni duke protestuar kundër platformës së partive politike shqiptare në Maqedoni.
Ata shprehin mbështetjen e tyre për presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që të mos ia ndajnë mandatin presidentit të LSDM-së Zoran Zaev për të formuar Qeverinë e ardhshme.

Protestuesit janë kundër dygjuhësisë në shtet dhe paralajmërojnë se do të protestojnë çdo ditë, derisa nuk hidhet poshtë platforma. Ata thonë se janë kundër ridefinimit dhe se protestojnë kundër ndryshimit të Kushtetutës, emrit dhe rrënjëve të shtetit.

Përfaqësuesit e nismës qytetare “Për Maqedoni të Përbashkët”, kërkuan takim me Eurokomisarin Hahn, i cili ishte për vizitë në Maqedoni, por ai tha se nuk ka kohë për takime me organizatat qytetare. Për këtë shkak presidenti Ivanov, terminin e paraparë për takim me eurokomisarin Hahn ia liroi nismës qytetare, por megjithatë takimi nuk u realizua.

Po ashtu, në protestat para Kuvendit të Maqedonisë, e cila mbahej në të njëjtën kohë derisa Eurokomisari Hahn kishte takime me liderët politike në Kuvend, një pjesë e folësve drejtuan kritika në adresë të Hahn, për shkak të, siç theksuan, publikimit të tij në rrjetet sociale në të cilën, siç theksuan, eurokomisioneri Hahn shkroi se “Rruga deri në BE mbetet e hapur për Shkupin”.

Ndërhyrja e dhunshme e protestuesve më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë

Pas kësaj në Kuvendin e Maqedonisë filloi séance konstituive e cila ishte e bllokuar nga fjalimet , replikat dhe kundër replikat e deutetëve të VMRO-DPMNE-së, me të vetmin qëllim që të pamundësonin zgjedhjen e kryeparlametarit të propozuar nga shumica parlamentare. Gjendja sa vinte e përkeqësohej dhe bëhej edhe më e padurueshme.

E gjitha kjo  ndodhi kur Kërste Mukovski, deputeti nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, papritur filloi të këndojë himnin e Maqedonisë, gjë që bëri të ngrihen në këmbë të gjithë deputetët. Megjithatë pas himnit, deputetët e LSDM-së njëzëri dhe më këngë, kërkuan përgjegjësi nga Nikolla Gruevski dhe përfundimin e tij në burgun e Shutkës.

Në një ndërhyrje procedurale deputeti i Besës, Zeqirja  fillon së kënduari himnin shqiptar.

Menjëherë pas përfundimit “ndërhyrjes procedurale”, udhëheqësi i seancës konstituive Trajko Veljanovski e përmbylli vazhdimin e seancës konstituive. Megjithatë deputetët e shumicës parlamentare por edhe ata të VMRO-DPMNE-së refuzuan që të largohen.

Pas kësaj vjen edhe skenari që kishim përgatitur shumica e re parlamentare duke e nxjerrë në votim kandidaturën e deputetit nga rradhët e BDI-së, Talat Xhaferi për kryetar Kuvendi.

Votimi i Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit shoqërohet me brohoritje dhe këngë nga deputetët e VMRO-DPMNE-së duke ngritur tensionet në pikën e vlimit që të shpërthehej me hyrjen e dhunshme të protestuesve në hapësirat e Kuvendit.

Pas kësaj protestuesit që gjendeshin rreth godinës së Kuvendit futen në sallë dhe I dhunojnë deputetët e shumicës parlamentare dukei I përgjakur, këtu me së shumti pësoi lideri I Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Formimi i Qeverisë Zaev

Pas ndodhive të përgjakshme në Kuvend do të vijojnë presionet nga ndërkombëtarët dhe me ardhjen e Zv. ndihmës sekretari amerikan, Hojt Ji gjithçka do të ndryshojë.

Ivanov tani është dorëzuar dhe për dhënien e mandatit kërkon garance me shkrim nga Zoran Zaev, si prijës i shumicës së re parlamentare, për të ruajtur unitaritetin e vendit, mos ndryshimin e himnit, stemës dhe emrit të Maqedonisë, në këmbim të mandatit për formimin e qeverisë, të cilët gjë Zaev do ta bëjë edhe publikisht me 17 maj kur edhe do ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re reformuese të Republikës së Maqedonisë e cila pas skadimit të afateve në mesnatën e 31 majit mori dritën jeshile edhe nga Kuvendi I Maqedonisë.

Qeveria e Kryeministrit Zoran Zaev gjatë një viti më së shumti është fokusuar në politikat e jashtme gjegjësisht përmirësimin e raporteve me fqinjët, me çka pasuan edhe marrëveshjet bilaterale me Bullgarinë dhe marrëveshja historike me Greqinë rreth kontestit të emrit.

Maqedonia dhe Bullgaria më 1 gusht të vitit 2017 në Shkup nënshkruan marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me të cilën, dy vendet pretendojnë se i jepet fund mosmarrëveshjeve që kanë ekzistuar që nga pavarësia e Maqedonisë lidhur me gjuhën, kulturën dhe historinë e ndërsjellët.

Marrëveshja, e cila është vlerësuar si historike, është nënshkruar nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, i cili udhëheq një delegacionin e lartë shtetëror bullgar në vizitën dy ditore në Shkup. Vizita korrespondon me 2 gushtin, festën shtetërore të Maqedonisë, ndërsa data ishte zgjedhur me qëllim që dy delegacionet shtetërore të shprehin mirënjohje për personalitetet historike të kësaj date, e që ndërlidhen me historitë e dy vendeve.

“Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim tregon qartë se atje ku ka vullnet politik, ide për progres, çështjet e hapura do të zgjidhen. Maqedonia dhe Bullgaria kanë bërë një hap historik, duke e përdorur të kaluarën si themel për të ardhmen, stabilitetin dhe zhvillimin jo vetëm të dy vendeve, por edhe për rajonin ballkanik.... Maqedonia dhe Bullgaria me këtë marrëveshje treguan përgjegjësi ndaj shtetasve të tyre. Kjo marrëveshje është shembull se si frenimi shumëvjeçar mund të shndërrohet në motor të bashkëpunimit dhe lidhjes mes popujve”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duke shtuar se me këtë marrëveshje, Sofja dhe Shkupi i kanë dërguar një mesazh të fuqishëm Bashkimit Evropian, se dy vendet janë të përcaktuara për paqe dhe stabilitet.

“Vëmendja e NATO-së dhe e BE-së është e drejtuar nga përcaktimi i shteteve të rajonit për bashkëpunim, pasi çështja e raporteve të fqinjësisë së mirë është çështje e kapaciteteve të pjekurisë për kapërcimin e mosmarrëveshjeve me mirëkuptim, si vlera të larta demokratike”, deklaroi Zaev.

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, tha se dy vendet kanë dëshmuar se mosmarrëveshjet mund t’i zgjidhin edhe pa ndërmjetësim nga jashtë, nëse drejtuesit e tyre shtetëror udhëhiqen nga interesat e fqinjësisë së mirë.

“Pa ndërmjetësues, pa moderator, apo pa ndikime të tjera ne arritëm këtë marrëveshje, pasi vlerësuam se paqja, miqësia dhe fqinjësia e mirë janë më të rëndësishme se gjithçka tjetër. Me këtë marrëveshje, ne vendosim të lëmë pas të kaluarën dhe të shohim përpara, drejtë të ardhmes së dy vendeve tona”, tha Borisov, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme marrëveshjen për zhvillimin ekonomik jo vetëm të dy vendeve, por edhe të rajonit në përgjithësi.

Maqedonia dhe Greqia në qershor të këti viti nënshkruan marrëveshjen historike për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit. Dokumenti që parasheh emrin, "Maqedonia e Veriut", u nënshkrua në Prespë, në pjesën e Greqisë nga Ministrat e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, në prani të kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras.

Kryeministri grek marrëveshjen e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme për të ardhmen e dy vendeve.

“Kjo është një marreveshje patriotike mes dy popujve. Me këtë zgjidhet një kontest shumëvjecar, forcon besimin mes dy vendeve dhe popujve…marrëveshja do të hap edhe një faqe të re në zhvillimin ekonomik mes dy shteteve”, ka deklaruar kryeministri, Aleksis Tsipras.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në fjalimin e tij marrëveshjen e ka vlerësuar si historike dhe shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane.

“Ndjenja ime sot është se me nënshkrimin e marrëveshjes po zhvendosim edhe malet, sot po i japim fund një kontesti, dallimeve shumëvjecare që kishin ngritur mure mes dy shteteve…kemi humbur shumë, por ne pas shumë përpjekjesh arritëm marrëveshje të dinjiteshme për ndërtimin e miqësisë…e kaluara na ka mësuar shumë, duhet të mësojmë nga e kaluara dhe jo ta përsërisim”, ka deklaruar Zaev.

“Ne po ndërtojmë të ardhmen, marrëveshje na inkurojon për besim më të mëdh mes dy vendeve dhe jetë më të mirë mes dy popujve tanë… po ndërtojmë miqësi me Greqinë. Ajo do të jetë mbështetëse e jona për proceset në vazhdim. Kjo marrëveshje do të forcojë paqen dhe sigurinë jo vetëm në vendet tona por edhe më gjërë”, ka deklaruar Zaev duke theksuar se me këtë marrëveshje qytetarët do të kenë perspëktivë më të mirë si dhe do të forcohet miqësia dhe siguria në rajon.

Në aktin e nënshkrimit të marrëvshjes kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë ndërkombëtare si ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic, Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini, komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn, Rozmari Di Karko, përgjegjëse për çështje politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, si dhe diplomat nga më shumë vende perendimore.

“Të gjithë duhet të jemi falënderuar që kemi liderë të këtillë, të përgjegjshëm për të ardhmen e vendeve të tyre. Kjo marrëveshje paraqet document strategjik për interest e dy vendeve. Ishte një process ishte i vështirë, por është kënaqësi kur i gjithë mundi rezultoi me marrëveshje e cila duhet të jetë shembull për rajonin dhe më gjërë. Me këtë dëshmuam se kur ka vullnet mund të arrihet marrëveshje”, ka deklaruar ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic.

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, tha se ndjehet krenare për marrëveshjen e arritur, e cila sipas saj duhet të inkurajoj edhe pjesë tjera të rajonit për të ndërmarrë hapa të guximshëm për të mirën e paqes dhe prosperiteti në rajon dhe më gjerë.

“Kjo marrëveshje e bënë Evropën më të bashkuar dhe më paqësore. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për dy palët, por për tërë Evropën. Dy palët na kanë bërë krenarë, ne, evropianët me nënshkrimin e marrëveshjes. Shpresoj se kjo do të jetë një inspirim për shumë kë në rajon që të ndërmarrin hapa të guximshëm, sikur edhe për gjithë Evropën”, ka deklaruar Mogherini.

Ndërkohë, komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn shprehu kënaqësinë që rruga e gjatë e negociatave përfundoi me sukses, me nënshkrimin e marrëveshjes, të cilët e quajti “marrëveshja e së ardhmes”.

Komisioneri Hahn tha se beson se Këshilli Evropian do të jep përgjigje lidhur me procesin e integrimit të Maqedonisë në BE.

“Duhet të ndërmerren hapa të mëtejmë që çojnë drejtë integrimit evropian. Kjo është një marrëveshje e mirë, një kompromis i mirë, marrëveshje për të cilën çdo kush duhet të bëjë lëshime, që të jetë marrëveshje e mirë. Kjo marrëveshje do të kontribuoj për një jetë më të mirë për qytetarët, një të ardhme më të mirë”, ka deklaruar komisioneri Johanes Hahn.

Marrëveshja që zgjidh kontestin mbi 25 vjeçar, zhbllokon procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe normalizon raportet mes dy vendeve, që shpesh herë janë përcjell edhe me tensione dhe bllokada ekonomike.

Emri, Maqedonia e Veriut, në bazë të marrëveshjes do të përdoret si brenda ashtu edhe jashtë vendit, apo sipas formulës, “erga omnes”, të cilët në vazhdimësi e ka kërkuar pala greke.

Për marrëveshjen me Greqinë, Qeveria e Maqedonisë organizoi edhe referendum më 30 shtator ku qytetarët do të prononcoheshin për të njejtën. Por referendumi nuk e kaloi censuzin e duhur dhe tanimë marrëveshja mbetet në duart e Parlamentit të Maqedonisë duke pasur parasysh se referendumi i 30 shtatorit kishte karakter konsultativ.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev refrendumin e së dielës e ka vlerësuar të suksesshëm pavarësisht daljes së ulët të qytetarëve në votime.

Zaev ka thënë se referendumi paraqet “sukses demokratik për Maqedoninë Evropiane” dhe se koalicioni “do të respektoj vullnetin e atyre që kanë dalë në votime”. Kryeministri i Maqedonisë ka thënë se nëse në Kuvend nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Suksesi është i përbashkët i vendit tonë dhe të gjithë qytetarëve pavarësisht bojkotit të organizuar nga VMRO DPMNE-ja. Pres që shumica dërrmuese e qytetarëve që kanë votuar të kenë zgjedhur rrugën evropiane për Maqedoninë. Zëri i qytetarëve, vota e atyre që kanë votuar në këtë referendum konsultativ do të shndërrohet në aktivitete politike në Kuvend", ka theksuar Zaev.

Vlerësime për referendumin ka dhënë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili gjithashtu ka palajmëruar se procesi i zbatimit të marrëveshjes me Greqinë do të kalojë në Kuvend.

“Ne jemi të zgjedhur që të marrim vendime të rëndësishme, vendime të guximshme, e jo të kalkulojmë për zgjedhje të ardhshme. Me votën në Kuvend, ne përcaktojmë të ardhmen tonë, të ardhmen e gjeneratave që vijnë pas nesh, por edhe të ardhmen e rajonit të Evropës Juglindore”, ka deklaruar Ahmeti.

Më 19 tetor Kuvendi i Maqedonisë, me 80 vota për, miratoi propozimin e qeverisë për qasje në ndryshimet kushtetuese.

Kundër votuan 39 deputetë të partisë opozitare VMRO DPMNE, por 8 deputetë të koalicionit opozitar votuan për kërkesën e qeverisë, me çka u siguruan votat e nevojshme prej dy të tretash, aq sa janë të domosdoshme për të kaluar kërkesa e ekzekutivit.

Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për media i shoqëruar nga deputetët tha se Maqedonia me këtë votim ka bërë një hap të madh në drejtim të realizimit të marrëveshjes me Greqinë për emrin që garanton të ardhme për shtetin dhe qytetarët. Sa i përket mbështetjen që mori nga grupi i deputetëve të VMRO-së që janë të akuzuar për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill. Zaev tha se vota e tyre për ndryshimet kushtetuese nuk nënkupton edhe lirimin e tyre nga procesi gjyqësor, i cili do të vazhdojë duke respektuar në tërësi ligjet në fuqi. Por, lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski aktin e votimit e ka quajtur “kriminal dhe të dhunshëm”. Ai tha se pushteti përmes dhunës dhe kërcënimeve ndaj deputetëve të VMRO-së ka arritur që të siguroj votat e tyre. Kreu i opozitës tha se kjo që ka ndodhur është “veprimi më i turpshëm që ka mundur të ndodhë në vend dhe se një ditë Zaev do të përgjigjet për të gjitha të këqijat që i sjellë Maqedonisë”. Mickoski deputetët që votuan PËR ndryshimet kushtetuese,  i përjashtoi nga partia e tij.

Pas këtij votimi, komisionet duhet të hartojnë ndryshimet, për t’u rikthyer më pas në votimin e dytë dhe të fundit në seancë plenare.

Këto ndryshime janë të domosdoshme për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedoni e Veriut.

© ZHURNAL 26.10.2018, 23:45 | B.M. | 3,422 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Ribalanci i Buxhetit, mbështetje e konsiderueshme për komunat

Shkup, 29 tetor - Në Komisionin amë parlamentar për financim dhe buxhet filloi debati për ribalancin e propozuar të Buxhetit për vitin 2018 me të cilin realizohet korrigjimi minimal i anës së tij të të hyrave dhe shpenzimeve dhe sigurohet mbështetje shtesë për komunat, Fondit të SPIM, Fondit për Sigurim Shëndetësor. Deficiti mbetet i pandryshuar, ndërsa shkalla e rritjes është revidur në 2,8 për qind. 

Ribalancin e propozuar e arsyetoi ministri i Financave Dragan Tevdovski i cili tha se ndryshimet janë përgatitur duke e ndjekur situatën politike në vend sipas lëvizjeve të ekonomisë së Maqedonisë, si dhe realizimi i të hyrave dhe shpenzimeve.

“Me Ribalancin e Buxhetit të RM-së për vitin 2018 bëhet korrigjimi minimal i anës së shpenzimeve të buxhetit dhe riaftësimi i pjesëve të veçanta nga konsumi buxhetor deri në fund të vitit. Me atë rast, qëllimet e parashtruara të politikës fiskale për vitin 2018 edhe më tutje mbeten të pandryshuara, përkatësisht në tërësi dizajnohet në funksion të arritjes së qëllimeve dhe prioriteteve kyçe të shoqërisë: shkallë më të larta të rritjes së ekonomisë, rritje e punësimeve, ngritje e standardit jetësor të popullatës, arritje e nivelit më të lartë të drejtësisë sociale dhe intensifikim i proceseve integruese për në BE dhe në NATO”, tha Tevdovski.

Ai potencon se realizimi i të ardhurave buxhetore është e shkëlqyer në krahasim me vitin e kaluar dhe se kjo qon në atë se me siguri mund të thuhet se ajo që është propozim në këtë rebalans do të realizohet.

Ana e të ardhurave, potencon ministri, është plotësisht e sigurt. Sipas tij, me rëndësi është të ceket se Qeveria me këtë ribalanc siguroi rreth 50 milionë euro për mbështetje financiare për komunat në mënyrë që të servisohen një pjesë e konsiderueshme e obligimeve të tyre të pashlyera si dhe të një pjese të obligimeve të pashlyera të njësive të shfrytëzuesve, themeluar prej tyre.

“Si prioritet është problem që është i hidhur në shumë komuna, që kanë xhirollogari të bllokuara, kanë detyrime të parealizuara. Gjithashtu, në një pjesë të madhe të shkollave kanë probleme se si ta paguajnë rrymën, t’i paguajnë detyrimet që të mund të funksionojnë dhe për këtë kemi zgjidhje me të cilën nuk do ta bëjmë huazues shtetin, nuk do të marrim kredi shtesë, po me hapësirën e realizuar fiskale do të krijojmë zgjidhje me çka do t’iu ndihmojmë, por paralelisht vendosim mekanizma për planifikim të të ardhurave vetanake të buxhetit themelor të NJVL, tha ministri. Duke potencuar se ky është detyrim që duhet kryer dhe se duhet ta zgjidhin problemin që ishte prezent.

“Tani jemi plotësisht transparent dhe përmes suftuerit të veçantë filluam që t’i publikojmë detyrimet dhe do të vazhdojmë që këtë ta bëjmë edhe në të ardhmen që opinioni të ketë pasqyrë se a realizohen dhe si menaxhohen dytyrimet.

“Planifikimi joreal i buxheteve të NJVL-së, përkatësisht planifikimit tejet optimsit të të ardhurave, është një ndër shkaqet për të cilat NVL krijuan obligime të pashlyera në vitet e kaluara” , theksoi Tevdovski.

Me ribalancin, Qeveria e rishqyrtoi shkallën e rritjes prej 3,2 në 2,8 për qind. Të ardhurat e përgjithshme planifikohen në nivel prej 192,5 miliardë denarë, përderisa shpenzimet përgjithshme në 210 miliardë denarë. Deficiti mbetet i pandryshuar dhe është 2,7 për qind nga BPV.

Në debat deputetët e VMRO-DPMNE-së e vlerësuan ribalancin si joreal dhe se rritja ekonomike është e parealizueshme.

Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dragan Cuklev vendimi për mbështetje të komunave i vendos në pozitë jo të barabartë komunat. Edhe bashkëpartiakja e tij Liljana Kuzmanovska vlerësoi se nuk është e mirë zgjidhja për mbështetje të komunave.

“Vetëm me transferimin e mjeteve zvogëlohet përgjegjësia e tyre. Nuk është e mirë mënyra e transmetimit të mjeteve pagesore të komunave në atë mënyrë si e bëni ju. Shkurtohet te komunat për përmirësimin e shërbimeve komunale, ndërsa vetëm u jepen para për mbulimin e detyrimeve”, tha Kuzmanovska.

Ajo vuri re se rritja ekonomike është më e ulët në rajon, se është përjetuar kolaps në ekonomi, se është rritur borxhi dhe se nuk mundet me manipulim të numrave të tregohet se ka rritje ekonomike.

“Buxheti nuk është vetëm ana e të hyrave. Ju jeni ministri që i krijoni politikat e ekonomisë që të mundet Maqedonia si vend udhëheqës në rajon të vazhdojë në këtë aspekt”, tha Kuzmanovska dhe shtoi se në Maqedoni nuk kemi rritje ekonomike.

“Bëtë cunami në ekonomi. E stopuat rritjen ekonomike. Nuk kemi asnjë projekt. E zvogëluat rritjen në ndërtimtari investimet kapitale dhe projektet kyçe i stopuat, i zvogëluat mjetet në gjyqësor. Aty ku duhet ty nxisni ekonominë aty e bëni bllokimin”, tha Kuzmanovska.

Debati duhet të vazhdojë pas pauzës njëorëshe të cilën e kërkoi deputeti i LSDM-së Jovan Mitrovski.

© ZHURNAL 29.10.2018, 17:00 | D.J.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."