Zonat e lira ekonomike “zhduken” nga harta e biznesit
ekonomi
Zonat e lira ekonomike “zhduken” nga harta e biznesit

Zonat e lira ekonomike “zhduken” nga harta e biznesit

Shkup, 26 tetor - Nga numri një në Evropë, zonat zhvillimore teknologjike industriale të Maqedonisë këtë vit nuk figurojnë në listën e FDI-së, magazinë që e publikon gazeta britanike “Financial Times”. Magazina prestigjioze e cila sipas kritereve të shumta i vlerëson kushtet për bërjen e biznesit të investitorëve të huaj në zonat e lira ekonomike, këtë vit Maqedoninë aspak nuk e ka renditur në listën e konkurrencës. Nga Drejtoria e Zonave Lë lira Ekonomike të Maqedonisë fajin për këto të dhëna dështuese ia hedhin krizës politike.

"Ne vitin e kaluar 2017 në tetor vendosëm të mos dorëzojmë aplikacion. Më mirë aspak të mos jemi në këtë renditje, sesa të jemi të fundit në Evropë”, tha Aleksandar Mlladenovski, drejtor i Zonave të Lira Ekonomike.

Nga Zonat Ekonomike megjithatë, kanë dorëzuar aplikim për vitin e ardhshëm pasi këtë vit në Zonat Ekonomike ka pasur 16 investime. Nga komuniteti i biznesit thonë se institucionet e dobëta janë një ndër problemet kryesore me të cilat ballafaqohet biznesi.

"Është e qartë se ka mungesë informacioni, përkatësisht komunikimi mes shtetit dhe institucioneve relevante në nivel botëror siç ishte më herët me indeksin e Forumit Ekonomik Botëror që për fat të mirë ne e morëm dhe e zbatuam”, u shpreh Drilon Iseni, drejtor ekzekutiv në OEMVP.

Në vitin 2014, Maqedonia, përkatësisht Zona e Lirë Ekonomike Bunarxhik u shpall zona ekonomike numër një në Evropë. Këtë çmim e mori në konkurrencë me 45 zona tjera në botë. Këtë vit në vend të parë në botë është zona ekonomike e Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa në vendin e parë në Evropë gjendet zona Pirot në Serbi.

© ZHURNAL 26.10.2018, 16:13 | Xh.I. | 71 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Ribalanci i Buxhetit, mbështetje e konsiderueshme për komunat

Shkup, 29 tetor - Në Komisionin amë parlamentar për financim dhe buxhet filloi debati për ribalancin e propozuar të Buxhetit për vitin 2018 me të cilin realizohet korrigjimi minimal i anës së tij të të hyrave dhe shpenzimeve dhe sigurohet mbështetje shtesë për komunat, Fondit të SPIM, Fondit për Sigurim Shëndetësor. Deficiti mbetet i pandryshuar, ndërsa shkalla e rritjes është revidur në 2,8 për qind. 

Ribalancin e propozuar e arsyetoi ministri i Financave Dragan Tevdovski i cili tha se ndryshimet janë përgatitur duke e ndjekur situatën politike në vend sipas lëvizjeve të ekonomisë së Maqedonisë, si dhe realizimi i të hyrave dhe shpenzimeve.

“Me Ribalancin e Buxhetit të RM-së për vitin 2018 bëhet korrigjimi minimal i anës së shpenzimeve të buxhetit dhe riaftësimi i pjesëve të veçanta nga konsumi buxhetor deri në fund të vitit. Me atë rast, qëllimet e parashtruara të politikës fiskale për vitin 2018 edhe më tutje mbeten të pandryshuara, përkatësisht në tërësi dizajnohet në funksion të arritjes së qëllimeve dhe prioriteteve kyçe të shoqërisë: shkallë më të larta të rritjes së ekonomisë, rritje e punësimeve, ngritje e standardit jetësor të popullatës, arritje e nivelit më të lartë të drejtësisë sociale dhe intensifikim i proceseve integruese për në BE dhe në NATO”, tha Tevdovski.

Ai potencon se realizimi i të ardhurave buxhetore është e shkëlqyer në krahasim me vitin e kaluar dhe se kjo qon në atë se me siguri mund të thuhet se ajo që është propozim në këtë rebalans do të realizohet.

Ana e të ardhurave, potencon ministri, është plotësisht e sigurt. Sipas tij, me rëndësi është të ceket se Qeveria me këtë ribalanc siguroi rreth 50 milionë euro për mbështetje financiare për komunat në mënyrë që të servisohen një pjesë e konsiderueshme e obligimeve të tyre të pashlyera si dhe të një pjese të obligimeve të pashlyera të njësive të shfrytëzuesve, themeluar prej tyre.

“Si prioritet është problem që është i hidhur në shumë komuna, që kanë xhirollogari të bllokuara, kanë detyrime të parealizuara. Gjithashtu, në një pjesë të madhe të shkollave kanë probleme se si ta paguajnë rrymën, t’i paguajnë detyrimet që të mund të funksionojnë dhe për këtë kemi zgjidhje me të cilën nuk do ta bëjmë huazues shtetin, nuk do të marrim kredi shtesë, po me hapësirën e realizuar fiskale do të krijojmë zgjidhje me çka do t’iu ndihmojmë, por paralelisht vendosim mekanizma për planifikim të të ardhurave vetanake të buxhetit themelor të NJVL, tha ministri. Duke potencuar se ky është detyrim që duhet kryer dhe se duhet ta zgjidhin problemin që ishte prezent.

“Tani jemi plotësisht transparent dhe përmes suftuerit të veçantë filluam që t’i publikojmë detyrimet dhe do të vazhdojmë që këtë ta bëjmë edhe në të ardhmen që opinioni të ketë pasqyrë se a realizohen dhe si menaxhohen dytyrimet.

“Planifikimi joreal i buxheteve të NJVL-së, përkatësisht planifikimit tejet optimsit të të ardhurave, është një ndër shkaqet për të cilat NVL krijuan obligime të pashlyera në vitet e kaluara” , theksoi Tevdovski.

Me ribalancin, Qeveria e rishqyrtoi shkallën e rritjes prej 3,2 në 2,8 për qind. Të ardhurat e përgjithshme planifikohen në nivel prej 192,5 miliardë denarë, përderisa shpenzimet përgjithshme në 210 miliardë denarë. Deficiti mbetet i pandryshuar dhe është 2,7 për qind nga BPV.

Në debat deputetët e VMRO-DPMNE-së e vlerësuan ribalancin si joreal dhe se rritja ekonomike është e parealizueshme.

Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dragan Cuklev vendimi për mbështetje të komunave i vendos në pozitë jo të barabartë komunat. Edhe bashkëpartiakja e tij Liljana Kuzmanovska vlerësoi se nuk është e mirë zgjidhja për mbështetje të komunave.

“Vetëm me transferimin e mjeteve zvogëlohet përgjegjësia e tyre. Nuk është e mirë mënyra e transmetimit të mjeteve pagesore të komunave në atë mënyrë si e bëni ju. Shkurtohet te komunat për përmirësimin e shërbimeve komunale, ndërsa vetëm u jepen para për mbulimin e detyrimeve”, tha Kuzmanovska.

Ajo vuri re se rritja ekonomike është më e ulët në rajon, se është përjetuar kolaps në ekonomi, se është rritur borxhi dhe se nuk mundet me manipulim të numrave të tregohet se ka rritje ekonomike.

“Buxheti nuk është vetëm ana e të hyrave. Ju jeni ministri që i krijoni politikat e ekonomisë që të mundet Maqedonia si vend udhëheqës në rajon të vazhdojë në këtë aspekt”, tha Kuzmanovska dhe shtoi se në Maqedoni nuk kemi rritje ekonomike.

“Bëtë cunami në ekonomi. E stopuat rritjen ekonomike. Nuk kemi asnjë projekt. E zvogëluat rritjen në ndërtimtari investimet kapitale dhe projektet kyçe i stopuat, i zvogëluat mjetet në gjyqësor. Aty ku duhet ty nxisni ekonominë aty e bëni bllokimin”, tha Kuzmanovska.

Debati duhet të vazhdojë pas pauzës njëorëshe të cilën e kërkoi deputeti i LSDM-së Jovan Mitrovski.

© ZHURNAL 29.10.2018, 17:00 | D.J.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."