Ndryshimet kushtetuese për palën greke! Po për shqiptarët?
opinion
Ndryshimet kushtetuese për palën greke! Po për shqiptarët?

Ndryshimet kushtetuese për palën greke! Po për shqiptarët?

Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë, detyrimisht duhet të shfrytëzojnë nga momenti i ndryshimeve kushtetuese për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Kushtetutën e re

Nga Dr. Argëtim SALIU

Është thënë e shkruar edhe më parë se, përvoja më se 27-të vjeçare e zbatimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë (edhe me plotësimet e vitit 2001, që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit), ka treguar se, Kushtetuta është një dokument i hartuar jo mirë dhe në përgjithësi nuk u është përgjigjur pozitivisht nevojave të shoqërisë shqiptare në këtë periudhë të vështirë tranzicioni.

Madje, kërkesat e papërfillura të shqiptarëve nga viti 1991 deri në vitin 2001, sollën deri te kryengritja e shqiptarëve, me qëllim të avancimit dhe institucionalizimit të lirive dhe të drejtave të tyre në shtetin e uzurpuar nga bashkëqytetarët maqedonas.

Nga ky këndvështrim është e kuptueshme që nga disa forca politike, nga disa juristë dhe profesorë universitarë, që janë marrë posaçërisht me të drejtën kushtetuese dhe administrative, të jenë formuluar vërejtje për nene të veçanta të saj. Në të gjitha situatat e krijuara, personalitete të ndryshëm të vendit kanë apeluar, kanë kërkuar madje edhe janë angazhuar konkretisht duke ofruar ndihma profesionale, që të intervenohet në Kushtetutë me qëllim që të eliminohen të gjitha padrejtësitë institucionale ndaj populit shqiptar në Maqedoni. Iniciativa e fundit për ndryshime kushtetuese si rrjedhojë e arritjes së Marrëveshjes së Prespës në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, imponon nevojën si asnjëherë më parë që, si popull, të jemi më këmbëngulës në ndryshimet kushtetuese që tangojnë lirinë dhe të drejtat tona të natyrshme, sepse, jo gjithmonë vijnë situatat dhe rrethanat e këtilla kaq të volitshme! Si asnjëherë më parë, sot duhet të jemi më këmbëngulës në kërkesën gjithëpopullore për t’u intervenuar, për shembull, në nenin shtatë, paragrafin e parë dhe të dytë të Kushtetutës, ku shënon se gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik është gjuha zyrtare në Maqedoni, të vazhdohet me: и албанскиот јазик со неговото латинско писмо / dhe gjuha shqipe me shkrimin e vet latin.

Ndonëse ka zëra dhe mendime se tani nuk është koha për ndryshime të tjera kushtetuese, për shkak të një procesi më të “rëndësishëm” se përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, e ajo është zgjidhja e kontestit të emrit dhe anëtarësimi i vendit në NATO, megjithatë, nuk duhet anashkaluar nevoja dhe kërkesa e popullit shqiptarë që një herë e përgjithmonë të zgjidhet çështja e zyrtarizimit të gjuhës shqipe me Kushtetutë, sepse nëpërmjet sjelljes së ligjit për gjuhët është bërë vetëm avancimi i përdorimit të gjuhës shqipe dhe jo edhe zyrtarizimi kushtetues i saj.

Një shtet bashkëkohor demokratik, në rrjedhën natyrore të zhvillimit dhe krijimit të vet, duhet vazhdimisht të sigurojë Kushtetutën e vet që tërësisht t’i plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve të saj, në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare si dhe vet të zhvillohet vazhdimisht. Ndryshe, çdo intervenim apo përmirësim në tekstin e kushtetutës së një vendi, nëse nuk plotësojnë kërkesat e natyrshme të një komunitetit, për të mos thënë të një etnie, atëherë ato do të jenë vetëm makijazh i përkohshëm i cili nuk garanton asgjë të mirë e të bukur! Maqedonia duhet të radhitet krah atyre shteteve të cilat shekuj më parë kanë hartuar kushtetuta të përshtatshme dhe të pranueshme për çdo kohë, rrethanë dhe për të gjithë qytetarët e vet, pa kurrfarë nuancash diskriminimi. Askush nuk e ka tagrin që të tallet me kushtetutën, si themel i një shteti.

© ZHURNAL 24.10.2018, 19:02 | T.E. | 214 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Maleski tregon arsyet pse Gruevski ka zgjedhur Hungarinë për strehim të tij

Shkup, 16 nëntor - Institucionet e Maqedonisë po përgatisin dokumentacionin e nevojshëm për të kërkuar ekstradimin nga Hungaria të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ku po kërkon azil politik për t’iu shmangur vuajtjes së dënimit prej dy vjetësh burgim, edhe pse në arsyetimin e tij denoncon ‘kërcënime për jetën e tij”.

Në opinion qarkullojnë versione të ndryshme mbi arratisjen e Gruevskit, ndërsa përzgjedhjen e Hungarisë si vendstrehim nga ana e tij, e ndërlidhin me raportet e tij miqësore dhe ideologjike me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Lidhjet mes tyre janë të hershme, përmes takimeve, por edhe mbështetjes së politikave të njëri - tjetrit. Por, sipas njohësve të çështjeve politike ajo që më së shumti bashkonte dy liderët ishte nacionalizmi dhe tendenca e tyre për të sunduar në çdo segment të shoqërisë përfshirë edhe mediat.

“Ashtu siç njihen mes vete njerëzit liberal, pavarësisht se nga cila pjesë e botës janë, ashtu ndodh edhe me njerëzit autoritarë, të cilët njihen mes vete duke vendosur miqësi. Kjo ka ndodhur edhe mes ish-kryeministrit Gruevski dhe kryeministrit aktual të Hungarisë, Orban. Ata kanë pikëpamje të njëjta për shumë gjëra dhe kjo duhet të jetë arsyeja se pse pikërisht Gruevski ka zgjedhur këtë vend për të kërkuar strehim”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Denko Maleski, ish-ministër i Punëve të Jashtme.

© ZHURNAL 16.11.2018, 11:30 | Xh.I.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."