« Flasin analistët » A është gjetur kompromisi për çështjen e emrit?
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
Musliu: Nuk ka asgjë të keqe që LSDM përkrah kandidatët e BDI-së
Zaev i hap dyert PDSH-së për në qeveri, sinjali i parë rikonstruim i Qeverisë?
"Der Standard" shkruan për librin e Calic: Si të shpjegojmë botën e Ballkanit
auto_harata1506334684.jpg

Historianja Marie-Janine Calic tregon në librin e saj njohuritë e thella mbi Europën juglindore, shkruan “Der Standard” rreth librit në gjuhën gjermane  "Südosteuropa. Weltgeschichte einer Region".

 

Kur osmanët morrën Konstantinopolin në 1453 oksidenti ra në shok, sepse u plagos ideja e bashkimi të botës krishtere. Për osmanët në fakt ishte një “detyrë e shenjtë”, që ti sjellin Islamin, mirëqenien, drejtësinë, civilizimin dhe paqen botës së krishterë. Historianja gjermane Marie-Janine Calic ka shkruar një libër historik rreth Europës juglindore se asnjë deri më sot. Ajo e emërton si bota historike e një rajoni dhe e sjell atë në zhvillimet globale dhe politike.

Këtu ajo ka punuar ndryshëm. Për dallim nga kolegët e saj në Europën perëndimore dhe qendrore, të cilët nuk etablojnë fisnikërinë. Sulltanët ishin në thelb më të pushtetshëm sesa sundimtarët perëndimorë, për shkak se ata nuk luftonin kundër aristokratëve. Por Calic sqaron se në Europën juglindore mungonte edhe sqarimi. Ajo sqaron se niveli i shkollimit në Perandorinë Osmane ishte më i ulët, megjithatë në Monarkinë Habsburge ishte p.sh i ndaluar mësimi i Voltaire dhe Rousseau.

Sipas autores, kryengritjet e fundit kundër osmanëve nuk kishin në prapaskenë vetëdijen e ngritjes kombëtare, por të ndryshimeve social-ekonomike të elitave që kërkonin pronë private, tregti të lirë dhe siguri.

 

Në libër gjithashtu jepen të dhëna edhe të kohës moderne, ku brenda 1948 deri 1960, SHBA kishte dërguar 1.5 miliardë dollarë drejt Beogradit në formë kredite për të mbajtur “mbi ujë Titon”.

 

Megjithatë në 1981 Jugosllavia i kishte borxh 19 miliardë dollarë SHBA-së. Poashtu ajo tregon se ministri i jashtëm gjerman Hans-Dietrich Genscher prej viteve 90-të ishte “për njohjen e pavarësisë së Sllovenisë dhe Kroacisë,” përkundër mendimit të SHBA dhe OKB se kjo do kishte një efekt domino. Në 15 janar 1992 KRoacia dhe Sllovenia u njohën nga perëndimi. Sipas shumë kritikëve perëndimi njohu shumë vonë shtetet ish jugosllave, duke mundësuar edhe luftime të përgjakshme në ato zona./Bota sot

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 25.09.2017, 12:49  | Z.H. | 688 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
A do të rimëkëmbet PDSH-ja nëse bëhet pjesë e qeverisë së Zaevit? Flasin analistët
« Analistët » LSDM drejt rrugës së VMRO-së, pushteti absolut dëmton Maqedoninë
Çairasit - Zekës: Të kanë skaduar çokollatat
Sinani e "harron" Andrrën, shfaqet në krahet e kësaj bukuroshe (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.