« Flasin analistët » A është gjetur kompromisi për çështjen e emrit?
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
Musliu: Nuk ka asgjë të keqe që LSDM përkrah kandidatët e BDI-së
Zaev i hap dyert PDSH-së për në qeveri, sinjali i parë rikonstruim i Qeverisë?
Muhamedi i VMRO-së: Ja për çka kanë nevojë shqiptarët
muhamed-vmro.jpg

Shkup, 25 shtator - Në një intervistë dhënë për Gazetën Maqedonia, shqiptari që synon postin e zëvendëskryetarit të Shkupit, Muhamed Ahmeti flet për kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale të tetorit. Ai, thotë se shqiptarët kanë nevojë për punë dhe përparim. Kjo mund të realizohet vetëm nga VMRO-DPMNE, parti e cila ka punuar shumë edhe për shqiptarët.

Nëse në qytetin e Shkupit, në zgjedhjet e 15 tetorit  fiton Koce Trajanovski nga VMRO-DPMNE atëherë zëvendës i tij do të jetë Muhamed Ahmeti shqiptar.  Gjasat që në krye të Shkupit të jetë një shqiptar janë të mëdha. Këtë e ka bërë të ditur edhe Koce Trajanovski në konventën partiake për zgjedhjet lokale të 15 tetorit ka promovuar profesor, Muhamed Ahmetin, për zëvendëskryetar të qytetit të Shkupit.Në një intervistë për gazetën Maqedoni, Muhamed Ahmeti, thekson se mundësia që unë i pari t’i thyej  tabutë dhe stereotipet që u krijuan për partinë time VMRO-DPMNE janë reale. Shikoj pozitivisht në kandidimin, por ky është një hap i madh edhe për VMRO-DPMNE-në, e cila tregohet e hapur dhe në fakt e përfaqëson konceptin e një partie qytetare e cila bashkon.Ai hedh oshtë zërat se kjo parti ka qenë kundër shqiptarëve. Bëhet fjalë për një propagandë të paramenduar. Ju siguroj se kjo nuk është kështu. Si Muhamed Ameti, kam dyert e hapura dhe kontribuoj aktivisht dhe kam ndërmend të kontribuoj edhe më aktivisht në krijimin e politikave të partisë. Nuk ka ndarje, ne jemi një. Një banor i Haracinës, Çentos, Vejçes, Tetovës dhe Gostivarit ka të njëjtat probleme, nevoja dhe kërkesa me ata nga Stojakova, Novo Selo, Bardovci, Velesi ose Manastiri. Ne jemi njësoj. Na bashkojnë problemet. Dhe ka politikanë të mirë dhe të këqij. Ahmeti flet edhe për Gruevskin duke e cilësuar si njeri që jep premtime dhe ati i realizon. A ka mundësi një njeri që hapi mbi 170 mijë vende pune, nga të cilat tridhjetë mijë vetëm në Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë, i cili ka  hapur 10 fakultete në universitetin në Reçicë të Vogël, i cili hapi edhe  një të ri të veçantë për shqiptarët  i quajtur Nënë Tereza, i cili dha mbi 40 milionë euro subvencione për fermerët në Pollog, i cili dyfishoi numrin e shqiptarëve në administratën publike, i cili rikonstruoi dhe ndërtoi  shumë shkolla për shqiptarët, a ka mundësi një njeri i tillë të jetë  armik i shqiptarëve. Kandidimin tim pres ë ta pranojnë edhe shqiptarët

Ka nga ata që për herë të parë shprehen me kujdes, por sapo të flasim pak dhe do i shpjegoj motivet dhe arsyet pse ne jemi pjesë e kësaj historie, menjëherë e marrë mbështetjen e tyre. Unë e di se për çfarë kanë nevojë shqiptarët dhe qytetarët e Shkupit, dhe ne do ta sigurojmë atë. Unë dhe partia ime VMRO-DPMNE, ka pohuar Muhamed Ahmeti kandidat përzëvendës kryetar të Shkupit, jemi të angazhuar për të zgjidhur problemet dhe të punojmë për qytetarët. Ai flet edhe për një ligj dygjuhësor dhe sipas tij VMRO-DPMNE kurrë nuk ka qenë kundër gjuhës shqipe, ose që ajo të mos flitet ose të përdoret. Unë jam për avancimin dhe përdorimin e gjuhës shqipe në çdo aspekt ku është e mundur në kuadër të kushtetutës, por jam edhe për të bërë kanalizime, rrugë dhe ujësjellës. Një gjë është e sigurt, për banorët e Haraçinës, Çentos, Grçecit, Studeniçanit, më e rëndësishme është që të kenë kushte normale jetese. Kjo do t’i ndihmojë më së shumti. Dhe ne do ta bëjmë këtë. Sipas  tij Koce do të jetë kryetar  i ardhshëm i Shkupit, ndërsa unë zëvendëskryetar i kryeqytetit të Maqedonisë, pra Shkupit

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 25.09.2017, 00:40  | B.M. | 12,503 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
A do të rimëkëmbet PDSH-ja nëse bëhet pjesë e qeverisë së Zaevit? Flasin analistët
« Analistët » LSDM drejt rrugës së VMRO-së, pushteti absolut dëmton Maqedoninë
Çairasit - Zekës: Të kanë skaduar çokollatat
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.