« Flasin analistët » A është gjetur kompromisi për çështjen e emrit?
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
Musliu: Nuk ka asgjë të keqe që LSDM përkrah kandidatët e BDI-së
Zaev i hap dyert PDSH-së për në qeveri, sinjali i parë rikonstruim i Qeverisë?
Gëzim Suti (Zefi):- Shembulli i orgjinalitetit
21979307_10214730131715042_1728628707_n.jpg
Loading...

-Gëzim, sapo ke sjellë këngën tënde më të re,  të shoqëruar më klip me titull “Të dua ty”, si është pritur ky klip?
- Të them të vërtetën unë kam shumë klipe në treg dhe të gjithë janë pritur shumë mirë. Sigurisht që cilësia sa vjen e rritet dhe edhe pritja është më e mirë.
- Kjo verë ka qenë frytdhënëse për ty?
- Ka qenë goxha e suksesshme dhe frytdhënëse sepse përveç muzikës jam marrë edhe me disa gjëra të tjera të cilat më kanë ndihmuar që të jem aktiv në planin personal por duke mos lënë pas dore edhe atë profesional.
- Cila është e veçanta asaj që bën ti?
- Këndoj me zemër dhe jam realist, nuk i idealizoj gjërat. Jam ky që jam.
- Cili është pengu juaj?
- Nuk kam pengje, ende jo. Ato që dua i realizoj.
- Si ndihesh pas çdo vlerësimi që merr në koncerte?
- Ndihem mirë me veten dhe me publikun, sepse nëse publiku më duartroket ose këndon gjatë kohës që unë jam në skenë do të thotë që e pëlqen atë që interpretoj unë.
- Kur të shoh të këndosh live në ato video që poston në facebook, më duket shumë e lodhshme. A ja vlen të kënduarit live në Shqipëri apo qoftë edhe jashtë dhe sa vlerësohet?
- Është punë e vështirë faktikisht, sepse janë netët pa gjumë që të çorientojnë, por edhe ajo ka pozitivet e saj, je gjithmonë i rrethuar me publik që të do dhe të vlerëson dhe kjo i justifikon të gjitha.
- Kë shikon si shtyllën tënde mbështetëse?
- Familjen time, më ka mbështetur gjithmonë.
-  Cili është fansi yt më i madh?
- Djali im Klevisi që është vetëm 8 vjeç por këndon të gjitha këngët e mija dhe e kam çlodhjen time. Ai është arsyeja që unë marr forca për të ecur përpara.
- A mund të bëhesh i pasur duke kënduar dhe punuar në këtë mënyrë?
- Mund të bëhesh i pasur shpirtërisht dhe kjo është pasuri e madhe dhe e patundshme.
- Ka ndodhur ndonjëherë që je penduar për ndonjë “lëvizje të gabuar” në profesion apo qoftë edhe në jetë?
- Jeta është e mbushur me lëvizje të gabuara, të cilat të mësojnë që mos përsëriten më.
- Sa shpenzon dhe sa fiton nga një këngë?
- Unë nuk këndoj për të fituar, unë jam i pasionuar pas muzikës.
- A ke rivalë? Nëse po, cilët?
- Jo, kur je origjinal nuk ka pse të kesh frikë nga rivalë. Secili ka mënyrën e vet të performuari në publik.
- Nëse përballë do kishe veten, cilën pyetje do i bënit të parën dhe cilën nuk do ia bëje kurrë?
- Nuk e di të them të drejtën, nuk e kam menduar ndonjëherë...pyetje e vecantë dhe e bukur...!
- Çfarë shembulli ke vendosur ti japësh fansave?
- Shembullin e veçantisë dhe origjinalitetit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 24.09.2017, 11:41  | T.E. | 561 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
A do të rimëkëmbet PDSH-ja nëse bëhet pjesë e qeverisë së Zaevit? Flasin analistët
« Analistët » LSDM drejt rrugës së VMRO-së, pushteti absolut dëmton Maqedoninë
Çairasit - Zekës: Të kanë skaduar çokollatat
Sinani e "harron" Andrrën, shfaqet në krahet e kësaj bukuroshe (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.