« Flasin analistët » A është gjetur kompromisi për çështjen e emrit?
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
Musliu: Nuk ka asgjë të keqe që LSDM përkrah kandidatët e BDI-së
Zaev i hap dyert PDSH-së për në qeveri, sinjali i parë rikonstruim i Qeverisë?
Rufi mos i trego popullit përralla me mbret, ti vet e din të vërtetën

Shkruan: Artan DIKA

Këto gjëra kanë kaluar tashmë. Lexuesit, marrja sërish me to mund t'i shkaktojë kokëdhimbje. Mund edhe të mos ja vlejë të merresh më me gjëra të tilla për një mijë arsye, por një arsye e vetme: rrëfimi i të vërtetës - të shtyn të tregosh ngjarjet ashtu siç kanë ndodhur, sado që Rufi Osmanit mund të mos i pëlqejë kjo, sepse ai ishte shtytësi i tyre.

E çuditshme është që njeriu, i cili sa herë flet për ngjarjet e viteve '90 nuk lë pa përmendur Arbën Xhaferin, Sali Berishën, Dylber Vrionin e të gjithë të tjerët me rradhë, nuk do që tjerët t'ia permendin emrin kur të tjerët flasin për ngjarjet e ndodhura viteve të fundit, ku dora e tij ka qenë një nga protagonistet kryesore. Nonsens apo jo?

Gazetari i Zhurnalit Destan Jonuzi ditë më parë më pat bërë tre pyetje, e para e të cilave ishte 'pse u nda RDK-ja?', përshkrimin e rrjedhës së ngjarjeve për të cilën, Rufi Osmani e paska komentuar me terma të tilla si 'qerime hesapesh', 'haluçinacione' dhe 'marrje me personalitetin e tij'. Kushdo që i ka lexuar përgjigjet në pyetjet e Zhurnalit e ka të qartë se aty ka vetëm përshkrim të rrjedhës së ngjarjeve në RDK dhe askush nuk merret me personalitetin e Rufi Osmanit, siç mundohet Rufi Osmani ta devijojë esencën e çështjes; një ekonomist mund të mos e ketë të qartë se ç'janë haluçinacionet e në cilat raste shfaqen ato, prandaj mund të mos e kuptojë se përmendja e tyre nuk mund t'ja mjegullojë pamjen opinionit për të mos e kuptuar rrjedhën e ngjarjeve dhe rolin e protagonistëve të tyre; me Vesel Memedin më shumë mund të ketë patur e të ketë Rufi Osmani hesape për të qeruar si bashkëvendas i tij se sa unë me të cilin as më lidh e as më ka lidhur ndonjë gjë e madhe.

Megjithëse kjo nuk është tema e vetme për të cilën Rufi Osmani nuk e thotë të vërtetën, më duhet të them se me Rufi Osmanin kemi pasur bashkëpunim partiak korrekt, me përjashtim të një përplasje të hapur në mbledhjen e kryesisë së partisë në nëntor të vitit 2012, lidhur me shkrimin e komunikatave për shtyp ku Rufi Osmani vendosi që të gjitha komunikatat t'i shkruaj ai vet ndërsa unë dhash dorëheqje si zëdhënës duke thënë se do duhej të gjenin dikë tjetër që lexonte bukur për t'i lexuar komunikatat. Edhepse më pas më është bërë thirrje disa herë për ta rimarrë detyrën e zëdhënësit, nuk kam pranuar ta tërheq dorëheqjen dhe të kthehem në këtë detyrë dhe paraqitjet publike kanë qenë vetëm në cilësinë e nënkryetarit të partisë ose kryetarit të shtabit zgjedhor, duke e kaluar në heshtje këtë moment sa herë që gazetarët më janë drejtuar si zëdhënës partie, në mënyrë që të mos ekspozohen në publik përplasjet e brendshme. Ata që kanë qenë pjesë e organeve të larta të RDK-së e dinë se kam qenë ndër të paktit që ja kam thënë hapur Rufi Osmanit gjërat me të cilat nuk kam qenë dakord dhe e kam thënë gjithmonë atë që kam menduar. Nuk mund ta mohoj se jo vetëm nuk është treguar hakmarrës por më ka dëgjuar sa herë ja kam shprehur mendimin tim, edhe pse ai mund të mos ishte dakord.

Kthehemi tek ngjarjet që ndodhën në RDK, të treguara me vërtetësi të plotë tek portali 'Zhurnal'.

Me Rufi Osmanin jam takuar me 3 nëntor 2015 në çarshinë e Shkupit. Jo se i mbaj saktë datat por ato i gjej tek fotot e bëra në këto takime. Aty vet ai më tha se dyshonte tek Veseli, tha se Veseli i shmangej, se Veseli kishte marrë rrogë me vite nga USHT megjithëse e kishte lëshuar punën në vitin 2010 gjë që tregonte se merrte favore nga BDI-ja dhe ngjallte dyshime serioze për kapje nga BDI-ja dhe se Bilal Kasami ka shkuar deri në Çajle për ta takuar Veselin dhe Veseli nuk ka dalë ta takojë.

Më 3 shkurt 2016 rreth orës 16:30 pasdite e kam takuar Rufi Osmanin në City Mall, me kërkesën e tij. Ai ishte bashkë me Fadilin Zendelin dhe kishin qenë në takim të kërkuar nga Rufi Osmani në ambasadën amerikane për të pyetur nëse ishte i vërtetë pohimi i Vesel Memedit se kjo ambasadë ishte kundër koalicionimit me Lëvizjen Besa.

Aty Rufi Osmani më kërkoi që unë të shkoja bashkë me dy nënkryetarët Fadil Zendelin dhe Binas Pajazitin, sekretarin Zenun Ismailin dhe kryetarin e degës së Gostivarit si dega më e madhe Arben Ademin që ta bindnim Veselin për të lejuar koalicionimin me Lëvizjen Besa. Pos meje të njëjtat gjëra Rufi Osmani ia kishte thënë Fadilit, Binasit, Zenunit, Arbenit dhe të gjithë të tjerëve që ai i shtyu në këto zhvillime dhe pastaj në publik bënte sikur nuk dinte gjë. Nisur nga ky rekomandim i Rufi Osmanit, pak ditë më pas, ne të pestë kemi shkuar në Gostivar për ta bindur Veselin dhe kemi debatuar me të pa sukses për rreth 5-6 orë. Versioni i ngjarjeve të Rufi Osmanit ekziston vetëm në imagjinatën e Rufi Osmanit. Nuk mund ta përsëris bisedën fjalë për fjalë sepse ka kaluar njē vit e gjysmë prej atherë, por e them me sinqeritetin më të madh se pjesë e bisedës në takimin në City Mall me 3 shkurt 2016, me kërkesë të Rufi Osmanit dhe në prani të Fadil Zendelit, ishte edhe biseda e më poshtme:

"Çfarë do ndodh sikur Veseli të vazhdojë me kokëfortësi të refuzojë të bëhet koalicionimi trepalësh edhe me Lëvizjen Besa?" - pyeta unë.

"Atherë do zgjidhni një kryetar të ri" - tha Rufiu.

"Kënd?" - pyeta unë.

"Ja, do bëhesh ti doktor" - tha Rufiu.

"Jo unë kam dhënë dorëheqje, nuk i kam ato plane dhe nuk bëhem" - thash unë - "por nëse vjen situata ashtu atherë mbetet të bëhet Fadili. A do pranoje ti Fadil?"- iu drejtova unë.

"Po nëse vjen situata ashtu, nëse nuk do kishte zgjidhje tjetër do pranoja" - tha Fadili.

"Ja u zgjodh edhe ky problem" - tha Rufiu.

Rufi Osmani ka dhënë dorëheqje të papritur nga RDK-ja përmes një emaili të brendshëm me 12 janar 2016 kur përplasja në RDK nuk kishte ndodhur ende. Në tekstin e dorëheqjes, "gjenerali" që i "hypi kalit" i pari për të ikur duke e lënë "ushtrinë" pas, në vend se t'i faleminderonte ata që e kishin mbështetur dhe i kishin shkuar pas, ai rradhiste një varg lavdesh për vetveten. Këto dhe shumë gjëra të tjera ja kam thënë Rufi Osmanit në një email pesëfaqesh në qershor të vitit të kaluar.

Shkuarja në ambasadë me 3 shkurt dhe takimi jonë i përbashkët në City Mall me kërkesë të Rufi Osmanit, pas dorëheqjes së tij me 12 janar e demantojnë pretendimin e Rufi Osmanit se ai me dorëheqjen e tij nga RDK-ja e kishte mbyllur aktivitetin e tij.

Storja e rolit të Rufi Osmanit në ndarjen e RDK-së është storja e njeriut që tjetër bëri në prapavijë dhe tjetër deklaroi në publik, është storja e shtyrjes së të tjerëve në përplasje dhe ngjarje të vrullshme dhe e tërheqjes vet, është storja e hidhur e njeriut që hodhi gurin dhe fshehu dorën.

E thënë në mënyrë të përmbledhur, ndarja në RDK nuk ka patur dy palë që ziheshin dhe Rufi Osmanin e paanshëm dhe të papërzier, por ka patur një strukturë dhe kryesi të tërë që kërkonte zgjerimin e aleancës me LR PDSH-në në koalicionim trepalësh edhe me Lëvizjen Besa, si mënyra e vetme për ta mundur BDI-në, të cilën Rufi Osmani e shtyu në përplasje me Kryetarin e athershëm të RDK-së Vesel Memedin, i cili me këmbëngulje dhe me kokëfortësi nuk lejonte bashkëpunimin edhe me Lëvizjen Besa. Ndarja në RDK nuk ishte ndarje "me Veselin apo me Fadilin" siç mundohet ta paraqes dikush. Unë për vete nuk kam mbështetur emra por ide dhe ndarja në këtë rast ishte koalicionim trepalësh edhe me Lëvizjen Besa për ta mundur BDI-në, që e përfaqësonte e gjithë kryesia e RDK-së (duke përfshirë edhe Fadilin) apo mosbashkëpunim me Lëvizjen Besa dhe mbetje e BDI-së në pushtet, që e përfaqësonte Veseli. Këto gjëra tashmë dihen mirë nga ata që kanë qenë pjesë e këtyre zhvillimeve. Është e kuptueshme se unë do mbështesja idenë e parë dhe jo të dytën. E vetmja gjë që mbetet deri diku e paqartë dhe që mund ta sqarojë Rufi Osmani është se pse u tërhoq ai më pas ndërkohë që fillimisht vet e kishte shtyrë kryesinë në përplasje me kryetarin?

Tashmë në retrospektivë është e qartë se veprimi im më i mirë personal do kishte qenë dorëheqja e athershme dhe tërheqja por në atë kohë mendonim se ngjarjet do të merrnin tjetër rrjedhë dhe mbisundonte përgjegjësia ndaj njerëzve dhe strukturës të cilën e përfaqësonim.

Për ta treguar se sa i paanshëm, indiferent, monolit dhe neutral ishte Rufi Osmani në zhvillimet në RDK pas dhënjes së dorëheqjes po përmendi vetëm një rast. Ditën para mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit qendror të RDK-së për shkarkimin e Veselit, Rufi Osmani ju kishte dërguar tinëz sms nje numri të kuvendarëve të RDK-së në Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Strugë tek të cilët besonte se kishte ndikim, duke insistuar që të mos marrin pjesë në mbledhjen e kuvendit qendror. Kjo bëri që një numër jo i vogël i personave që me vullnet të lirë kishin nënshkruar pak javë më parë për thirrjen e kuvendit qendror për shkarkimin e Vesel Memedit të mos marrin pjesë atë ditë në Kuvend. Unë vet e kam parë sms-në që Rufi Osmani ia kishte dërguar një kuvendari të RDK-së nga Kumanova.

Nuk duhej shumë mend për ta kuptuar se pasi e kishte nxitur përplasjen e kryesisë së partisë me kryetarin e saj tani Rufi Osmani ishte tërhequr dhe dëshironte të krijonte në opinion idenë e dy grupeve që po ziheshin ndërsa për vete imazhin e personit të paanshëm, pajtues, paqetues, harmonizues, unifikues, monilituzues, neutral etj., etj.

Unë një gjë dua t'i them Rufi Osmanit: "është e pandershme të sulmosh ish-bashkëpunëtorët e tu për gjërat që ti vet ua sugjerove t'i bëjnë dhe për thënien e të vërtetës për ato ngjarje", përndryshe unë e di se ndërsa Rufi Osmani merr përsipër të bëjë demante me fjalë të thata, është zëri i ndërgjegjes së tij që i thotë nga brenda: "Rufi mos i trego popullit përralla me mbret, ti vet e din se të gjitha këto janë të vërteta."

*Këto gjëra kanë kaluar tashmë. Lexuesit, marrja sërish me to mund t'i shkaktojë kokëdhimbje. Mund edhe të mos ja vlejë të merresh më me gjëra të tilla për një mijë arsye, por një arsye e vetme: rrëfimi i të vërtetës - të shtyn të tregosh ngjarjet ashtu siç kanë ndodhur, sado që Rufi Osmanit mund të mos i pëlqejë kjo, sepse ai ishte shtytësi i tyre.

 18.09.2017, 19:48  | D.J. | 25,300 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
A do të rimëkëmbet PDSH-ja nëse bëhet pjesë e qeverisë së Zaevit? Flasin analistët
« Analistët » LSDM drejt rrugës së VMRO-së, pushteti absolut dëmton Maqedoninë
Çairasit - Zekës: Të kanë skaduar çokollatat
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.