« Flasin analistët » A është gjetur kompromisi për çështjen e emrit?
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
Musliu: Nuk ka asgjë të keqe që LSDM përkrah kandidatët e BDI-së
Zaev i hap dyert PDSH-së për në qeveri, sinjali i parë rikonstruim i Qeverisë?
Galeria kombëtare e Maqedonisë shënon "Ditët evropiane të trashëgimisë kulturore"
gal_5.jpg
Loading...

Shkup, 18 shtator- Në Galerinë kombëtare të Maqedonisë, sivjet më shumë se tridhjetë shtete evropiane do të bashkëngjiten në shënimin e "Ditëve evropiane të trashëgimisë kulturore" në shenjë të temës së përbashkët "Natyra dhe trashëgimia kulturore".

Në suazat e kësaj teme të përgjithshme, është planifikuar që aktivitetet në Republikën e Maqedonisë të fokusohen në temën "Uji - dhuratë e natyrës".

Ngjarjet me rastin e manifestimit do të mbahen në periudhën nga 15 deri më 22 shtator.  Galeria do të realizojë ngjarje në suazat e kësaj iniciative evropiane dhe do të marrë pjesë në manifestim me ekspozitën tematike “Dokumente urbane: peizazh-qytet-zonë”, në hapësirën Malla Stanica, me hapje më 20 shtator, në orën 12:00.

Në hapje do të drejtohet drejtoresha e GKM,. Dr. Dita Starova Qerimi.

Përzgjedhja e veprave me temë "Zona urbane" nga koleksioni i pasur i Galerisë kombëtare të Maqedonisë përbëhet prej pikturave të autorëve të njohur dhe të afirmuar, mes të cilëve gjenden Mihajllo Sholjev, Dimitar Avramovski Pandillov, Llazar Liçenoski, Borko Llazeski, Predrag Millosavljeviq Pexha, Millan Konjoviq, Miça Popoviq dhe të tjerë.

Një pjesë e madhe e tyre do të prezantohen për herë të parë para publikut në këtë ekspozitë. Të gjithë kanë një pamje karakteristike urbane, interesante për publikun e artit figurativ si nga aspekti i veprave, ashtu edhe nga aspekti historik dhe dokumentar, si dëshmitar të së kaluarës.

Disa pjesë janë tani më me motive të identifikueshme, për shembull, ndonjë detaj nga Shkupi, por edhe vepra të frymëzuara nga Tetova, Kratova, Parisi, Venediku, Zagrebi, Beogradi, Zadari, etj.

Ekspozita përfshin edhe elemente edukative nëpërmjet punëtorive edukative të cilat do të mundësojnë jo vetëm njoftim me këtë pjesë të krijimtarisë së artit figurativ, por njëkohësisht do të stimulojnë edhe interes te publiku i artit figurativ, veçanërisht te publiku më i ri.

Projekti është planifikuar sipas prioriteteve të cilat stimulojnë organizim dhe prezantim të projekteve hulumtuese dhe ekpozitave të cilat shfaqin fenomene dhe tendenca historike, problematike, tematike, stilistike dhe interpretime të vazhdueshme të artit figurativ bashkëkohor botëror dhe të Maqedonisë, arkitekturës dhe dizajnit.

Do të prezantohen rreth 60 vepra figurative, nga koleksioni kombëtar dhe ndërkombëtar.  Shënimi i “Ditëve evropiane të trashëgimisë kulturore” filloi më shtator të vitit 1991, me iniciativë të Këshillit të Evropës dhe mbështetje të Unionit Evropian. Në fillim, aktivitetet të lidhura me këtë manifestim janë realizuar vetëm në disa shtete, por tashmë prej një dekade, në të marrin pjesë të gjitha shtetet evropiane.

Republika e Maqedonisë u përfshi drejt këtij shënimi në vitin 1996. Qëllimi i manifestimit është ngritja e vetëdijes te publiku më i gjerë për trashëgiminë e përbashkët evropiane.

Si vazhdim i realizimit të qëllimeve të vendosura, Galeria kombëtare e Maqedonisë, insitucion i interesave kombëtarë, e cila pas shumë viteve në vazhdimësi e mbështet procesin arsimor, dërgon ftesë drejt të gjitha shkollave dhe pjesmëarrësve duke lajmëruar se gjatë manifestimit nga 20 deri më 22 shtator, do të mundësohet hyrja falas.

Edhe një lajmërim në lidhje me ekspozitat tani më të vendosura në objektin Çifte Hamam të cilat mund të vizitohen në suazat e “Ditëve evropiane të trashëgimisë kulturore”. Ato janë: "Nga tradita", ekspozita e Reshat Ametit dhe ekspozita e fotografive artistike të Mimoza Veliut. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.09.2017, 15:52  | L.E. | 425 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
A do të rimëkëmbet PDSH-ja nëse bëhet pjesë e qeverisë së Zaevit? Flasin analistët
« Analistët » LSDM drejt rrugës së VMRO-së, pushteti absolut dëmton Maqedoninë
Çairasit - Zekës: Të kanë skaduar çokollatat
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.