« Flasin analistët » A është gjetur kompromisi për çështjen e emrit?
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
Musliu: Nuk ka asgjë të keqe që LSDM përkrah kandidatët e BDI-së
Zaev i hap dyert PDSH-së për në qeveri, sinjali i parë rikonstruim i Qeverisë?
Filmi "Amok" fitues i çmimit kryesor në festivalin në Itali
amok.jpg
Loading...

Shkup, 18 shtator- Filmi "Amok" i regjisorit dhe skenaristit Vardan Torzija e fitoi çmimin kryesor "Feneri i artë 2017" në Festivalin filmik në Otranto, Itali.

"Në veprën e tij të parë, regjisori me masë subtile dhe emocione të fuqishme rrëfen tregim për vuajtje dhe urrejtje, përmes rrëzimit të një engjëlli rebel në fundin e gjithë gjeneratës së re. I rëndë, i sëmurë, përplot me mavijosje, i dhunshëm, por edhe film i fuqishëm, ku drita depërton vetëm përmes një prerje të ngushtë të spirales. Por, kjo spirale është ajo e cila mund ta kalojë ardhmërinë", thuhet në deklaratën e jurisë profesionale të Filmit.

Rolet kryesore i interpretojnë Martin Gjorgoski, Deniz Abdulla dhe Nikolla Ristanovski. Nga ekipi tjetër i aktorëve luajnë Adem Karaga, Sara Klimoska, Lupço Todorovski, Goran Stojanovski, Igor Stojçevski, Boris Damovski, Marija Kondovska, Risto Burazdenov, Martin Zhivkovski dhe të tjerë.

Grimi dhe maskat janë të Goran Ignjatovskit, kostumografe është Zhaklina Kërstevska, disenjator i zërit Igor Popovski, ndërsa muzikën e ka punuar Aleksandar Pejovski. Skenografia është vepër e Kirill Spaseskit dhe Natasha Dimitrievskës, drejtor i fotografisë është Vlladimir Samoillovski, montazhier Atanas Gjeorgiev, kastingun e realizoi Kirjana Nikollovska. Producent i filmit është Ognen Antov.

Producent i filmit nga Maqedonia është Drim Fektori, bashkë-producent është Red helicopter nga Shqipëria. Filmi është mbështetur financiarisht edhe nga Agjencia e Filmit e Republikës së Maqedonisë dhe SEE Cinema network.

Krahas çmimit në Itali, filmi "Amok" e fitoi edhe FIPRESCI çmimin e jurisë në PRIFEST-in e sivjetmë në Prishtinë dhe çmimin kryesor në festivalin e filmit në Kitzbil, Austri.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.09.2017, 12:28  | L.E. | 279 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
A do të rimëkëmbet PDSH-ja nëse bëhet pjesë e qeverisë së Zaevit? Flasin analistët
« Analistët » LSDM drejt rrugës së VMRO-së, pushteti absolut dëmton Maqedoninë
Çairasit - Zekës: Të kanë skaduar çokollatat
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.