« Flasin analistët » A është gjetur kompromisi për çështjen e emrit?
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
Musliu: Nuk ka asgjë të keqe që LSDM përkrah kandidatët e BDI-së
Zaev i hap dyert PDSH-së për në qeveri, sinjali i parë rikonstruim i Qeverisë?
Komunat tona, mendojnë përfundimisht pak më tepër për diversitetin politik..!

nga Lirim Begzati

Dy apo tre kandidatë për me marrë disa përgjegjësi të larta politike komunale, formulë kjo e kahmotshme e viseve tona, e viseve tona të politikës lokale ! Një formulë premtimesh, shpesh e shoqëruar me premtime dhe ambicione të larta teorike, megjithatë e ç’veshur fatëkeqësisht nga realizmi praktik, e ç’veshur nga pragmatizmi dhe nevoja reale e qytetarit të dëshpruar.

Po pra, duket se « puna » politike e komunave tona është e « ngrirë » në disa simbole patriotike të së kaluarës, pa mos ofruar ndonjë perspektivë, një shpresë dhe dinamikën e pritur për të ardhmen!

Kuptohet se jetojmë në mjedise ku nuk është aq lehtë të realizohen disa programe politike të « premtuesëve », megjithatë nuk arsyetohet aspak defetizmi i pafundë, e aq më pakë disfata e njëpasnjëshme e premtimeve që mbajnë ngjyrën e politikave boshe !

Ekzistonë një potencial për me e shfrytëzuar apo për me bërë diçka më tepër se sa bëhet ! Faji nuk është i të tjerëve apo kishim me thënë « faji është jetim » ! Ndoshta do të kishte mjaftuar me u larguar nga formulat konservatore, nga disa politika të sotme, nga disa politika të dështuara, e natyrisht duke i mbrojtur dhe duke mirëmbajtur besimin ndaj atyre që kanë dëshmuar rezultate të pamohueshme.

Sot, nevojiten ndryshime, thjeshtë pasi që njerëzit janë lodhur me situata që nuk pësojnë asnjëfarë ndryshimi ! Me siguri se ka ardhur koha që t’i evitojmë ndëgjimet e diskurseve politike që mbajnë ngjyrën e « fjalimeve të kopjuara e të përsëritura », të « stilit të kohës », dhe të përqëdrohemi në nevojën reale, në ate që i nevojitet me të vërtetë popullatës. Shkurtë, kërkohen punë dhe rezultate konkrete.

Askushi nuk kërkon që të bëhen mrrekullira në një nivel komunal, por çdokushi ka të drejtë të kërkojë që të ekspluatohen, në mënyrë korrekte, potencialet ekzistuese të një vendi të caktuar. Sidomos në komunat tona që posedojnë një potencial të padiskutueshëm, një pasuri ekonomike gati se të humbur « për hirë » të politikave të gabuara, të politikave të çuditshme!

Natyrisht se do të ishte mirë të respektohen disa vlera pozitive - pa mos e mohuar aspak punën e deritanishme – dhe të vazhdohet një punë mbi baza të tjera, më të shëndosha, e të nevojshme për të ardhmen, aq e pritur kjo nga të gjitha shtresat e popullatës! 

Listat e kandidatëve të shpalosura ditëve të fundit për zgjedhjet lokale, duken të laramishme, ndoshta në përputhje me ringjalljen e vullnetit për ndryshime, ata reflektojnë diversitetin e pasur politik, aq e pëlqyeshme kjo për me dhënë një sinjal pozitiv dhe një orjentim shpresdhënës. Të presim pra, se jemi mësuar të presim!

 17.09.2017, 07:57  | B.M. | 2,481 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
A do të rimëkëmbet PDSH-ja nëse bëhet pjesë e qeverisë së Zaevit? Flasin analistët
« Analistët » LSDM drejt rrugës së VMRO-së, pushteti absolut dëmton Maqedoninë
Çairasit - Zekës: Të kanë skaduar çokollatat
Sinani e "harron" Andrrën, shfaqet në krahet e kësaj bukuroshe (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.