Aeroporti "Aleksandri i madh" pas zgjedhjeve do të bëhet Nënë Tereza?! (Video)
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Këshilli gjyqësor, pa qëndrim për kritikat e Pribesë
Arifi përuron urën në f.Poroj
Tahiri: Nuk kuptoj si Basha dhe Mediu janë në Parlament
saimir-tahiri-e1462452271154-780x439.jpg

Tiranë, 13 shtator - Saimir Tahiri deklaroi nga foltorja e Parlamentit se “është turp për drejtësinë dhe Parlamentin që Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu janë në Parlament”.

“Njerëzit e shohin politikën me përçmim. Drejtësia ka qenë aleati jonë më i madh për neverinë që kanë shqiptarët për politikën. Drejtësia ka falur disa, disa të tjerë nuk i ka gjykuar dhe ka amnistuar të tjerë, e të gjithë bashkë sot fshihen në këtë bunkerin e madh të Parlamentit, duke mos na kursyer dënglat dhe moralin nga kjo foltore. Politika ricikloka ata që ndoshta me kohë duhet të ishin përpara drejtësisë. I kemi të riveshur me detyra të tjera. Nuk arrij të kuptoj se si Fatmir Mediu është në Parlament dhe nuk është gjykuar ende për Gërdecin; nuk arrij të kuptoj se si Lulzim Basha është në Parlament dhe i ka bërë bisht drejtësisë për Rrugën e Kombit dhe për Ziverin, Aleksin, Faikun dhe Hekuranin. Ky është turp për drejtësinë dhe Parlamentin”, tha Tahiri, shkruan Top Channel.

Ish-ministri i Brendshëm shtoi: “Kemi bërë të gjithë fushatë, kemi shkuar derë më derë dhe kemi dëgjuar çfarë mendojnë njerëzit për ne. Të rinjtë po na injorojnë. Kolektivisht dhe padrejtësisht në fakt. Përse na shohin njëlloj shqiptarët? Pse na shohin si të këqinj, të korruptuar dhe të pasuruar prej politikës? E kam një përgjigje. Ne, çdo ditë i kemi hedhur baltë aq shumë njëri-tjetrit, sa tani është e vështirë për njerëzit të kuptojnë se në Parlament ka burra e gra të mirë, me ideal dhe luftojnë për Shqipërinë e fëmijëve tanë”.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 09:15  | Xh.I. | 689 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
VMRO-DPMNE "çmendet" pas lirimit të Krasniqit dhe Sejdiut
Kush nga liderët pas zgjedhjeve lokale do të shkoj në histori (VIDEO) ?
Pse është i rëndësishëm Menduh Thaçi !?
Bie nga çatia e shtëpisë, gjen vdekjen një person nga Tetova
Shoqet e ngushta Feridja dhe Kaderi ja çfarë bëjnë kur dalin për kafe (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.