Aeroporti "Aleksandri i madh" pas zgjedhjeve do të bëhet Nënë Tereza?! (Video)
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Këshilli gjyqësor, pa qëndrim për kritikat e Pribesë
Arifi përuron urën në f.Poroj
Rusia “ka shtuar sulmet kibernetike ndaj Amerikës”
1-412.jpg

Sipas zyrtarit më të lartë amerikan të zbulimit, Rusia ka shtuar ritmin e veprimeve të saj kundër Shteteve të Bashkuara në hapësirën kibernetike.

 

Drejtori i Zbulimit Kombëtar, Dan Coats, tha të mërkurën se “Rusia ka marrë qartazi një qëndrim akoma më agresiv në internet, duke shtuar operacionet e spiunazhit kibernetik dhe duke publikuar të dhënat e vjedhura nga këto operacione”.

 

 

 

Zoti Coats nuk dha hollësi mbi përmasat apo objetivat e operacioneve kibernetike të Rusisë, por paralajmëroi se një numër armiqish po përpiqen gjithnjë e më shumë të ndikojnë mbi opinionin publik.

 

“Kundërshtarët e përdorin internetin si një ‘dhomë rezonance’, në të cilën informacionet, idetë ose besimet rriten ose përforcohen përmes përsëritjes”, tha zoti Coats në një takim në Uashington. “Përpjekjet e tyre përpiqen të minojnë besimin tonë në institucionet ose të avancojnë dhunën në emër të identitetit”, tha ai.

 

Zyrtari i lartë i zbulimit tha gjithashtu se hakerët gjithnjë e më shumë po vënë në objektiv industrisë amerikane të mbrojtjes.

 

Në një raport të publikuar në janar, agjencitë kryesore amerikane të zbulimit arrinin në përfundimin se presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një “fushatë ndikimi” pa precedent në përpjekje për të ndikuar mbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në favor të kandidatit të atëhershëm Donald Trump.

 

Si President, zoti Trump i ka vënë në dyshim këto vlerësime, duke lënë të kuptohet herë pas here se mbetet e paqartë nëse Rusia luajti një rol të tillë. /VoA

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 23:40  | T.E. | 309 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
VMRO-DPMNE "çmendet" pas lirimit të Krasniqit dhe Sejdiut
Kush nga liderët pas zgjedhjeve lokale do të shkoj në histori (VIDEO) ?
Pse është i rëndësishëm Menduh Thaçi !?
Bie nga çatia e shtëpisë, gjen vdekjen një person nga Tetova
Shoqet e ngushta Feridja dhe Kaderi ja çfarë bëjnë kur dalin për kafe (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.