Lika nderon doajenët e arsimit shqip
Ef. Rexhepi uron shqiptarët: Zoti e bekoftë alfabetin dhe gjuhën shqipe
« Vizita e presidentit Meta dhe komisionerit Hahn, flasin analistët » Partitë shqiptare të shfrytëzojnë momentin, të ecin rrugës së SHBA dhe BE-së
BE dhe NATO do të ngelin "ëndërr" për Maqedoninë nëse nuk zgjidhen problemet kolektiv..
Aleksandri i madh i Amerikës dhe Republika e parë moderne në qytetërimin europian

Shkruan : Dr. Rexhail Ramadani

Preambula e kushtetutës së SHBA’së:
“Ne populli i SHBA’se , nëmenyrë që të krijojmë një union të përkryer të vendosim drejtësi , të sigurojmë qetësi të brendshme, të sigurojmë mbrojtje të përgjithshme , të promovojnë të mirën e përgjithshme dhe të sigurojmë bekimin e lirisë për në dhe brezat e ardhshëm , bëjmë urdhër të hemelojmë kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”

“Ne ju kemi dhënë republikë, nëse jeni të aftë ta mbani”
Benxhamin Franklini

Kolonitë amerikane që kur erdhi Xhon Wintropi që ishte një puritan me moral të lartë kishin për synim që të bëjnë një shoqëri ku do të respektoheshin standardet morale të një shoqërie të mirë. Pikërisht republika e Platonit ishte dizajnuar prej Nikollë Kuzës dhe qarqeve përreth tij në botën e re që do të shpëtonte civilizimin evropian nga luftërat fetare që kishin kapluar Evropën mesjetare të nxitura prej oligarkisë venedikase që ishin vazhdimësi e praktikave oligarkike të perandorisë romake.

I pari që arriti në ‘Botën e re’ose kontinentin Amerikan ishte Kristofor Kolombo duke shfrytëzuar hartat që ishin dizajnuar nga miqtë e Nikollë Kuzës, por ai nuk arriti të bënte projektin republikan të aspiratës së N.Kuzës sepse ishte i sponsoruar prej dinastisë Habsburge që kishin dominuar Evropën bashkë me bankierët venedikas dhe Fisnikërinë e zezë. Puritanët me liderin e tyre Xhon Wintropin në botën e re (kontinentin Amerikan) filluan të formojnë embrionin e një shteti që më vonë do të ishte një ndër shtetet më të fuqishme të botës. Pikërisht Xhon Wintropi dhe kolonia “Masachusets buy” bartnin me vete idetë më të mira të civilizimit evropian dhe ato ishin idetë e lansuara në këshillin e Firencës e që ishte republika e ‘Agapesë’. Kolonitë që ishin vendosur në Amerikë shfrytëzoheshin prej Londrës si koloni të fuqisë së lirë punëtore dhe të resurseve natyrale. Andaj Xhon Wintropi bëri përpjekjet e para që të emetojë monedhën e vet dhe të zhvillojë industrinë e parë të përpunimit të hekurit në mënyrë që të ngritë standardin e asaj popullate.

Ndikim të fuqishëm intelektual patën Cotton Mather, Xhonatan Suifti, Lajbnici dhe që përfaqësonin konspiracioni trans-kontinental republikan që dëshironin të sillnin republikën e parë në histori të njerëzimit në Amerikë. Këto emra përfaqësonin edhe bërthamën intelektuale prej të cilëve do të përgatiteshin intelektualë që do të jetësonin idealet e renesancës që ishte shpëtimi i civilizimit prej oligarkëve evropianë që e kishin zhytur Evropën në errësire dhe skllavëri ku njeriu ishte vetëm një “zoon politikon”, i lindur për të qenë një skllav. Pikërisht Nikolla Kuza në këshillin monumental të Firences e lansoi idenë e njeriut “imago dei” ose njeriun në shëmbëlltyrë të zotit ku institucionet që rrjedhin nga përfaqësimi prej popullit do të lartësonin standardin jetësor dhe nivelin edukativ të njeriut. Si ithtar i këtyre ideve në kolonitë amerikane ishte Benxhamin Franklini që ishte një pasues i ideve të Kotton Matherit, që kishte shkruar esenë e tij të famshme “Të bësh mirë”. Benxhamin Franklini ishte një ndër ideologët më të mëdhenj të Amerikës moderne dhe i revolucionit amerikan. Duke gjykuar nga erudicioni i tij i lartë ai mund të gjykohet si Lajbnici amerikan.
“Aleksander Hamiltoni ishte i ndikuar prej Emmerich Vattelit i cili kishte qene i ndikuar prej Lajbnicit ne interpretimin e ligjit natyral, ndersa Thomas Xhefersoni kishte rene nen ndikim te empirikeve dhe ne vecanti kishte admirim per Volterin nuk eshte e rastit qe per Volterin ne vepren e tij “Letrat Filozofike” vlereson larte Frensis Bekonin, Xhon Lokun dhe Isak Njutnit edhe Tomas Xhefersoni i vlereson po te njejtet. Eshte nje fakt se Volteri ishte agjent i Venecianit Antonio Conti. Ky fakt na mundeson te njohim mire influencen ne kushtetuten Amerikane nese kishte ndikuar Lajbnici apo Xhon Loku”

Lufta e shndërrimit të kolonive amerikane në një shtet të fuqishëm të përmasave globale.

Ishte një luftë e vazhdueshme e realizmit të idealit republikan të sigurimit dhe garantimit te te drejtave hyjnore si liria,barazia dhe lumturia si dhe zhvillimishkencor-teknologjik dhe industrial.

Aleksandër Hamiltoni ishte një ndër figurat më eminente të revolucionit amerikan nga historianë serioz është quajtur si Aleksandëri i Madh amerikan, pikërisht ai si edhe Lajbnici dhe Kolberti mendoi se kolonive amerikane iu duhej bashkimi nën një qeveri të fuqishme federale, bankë nacionale që emeton paranë për zhvillimin agro-industrial dhe infrastrukturor. Benxhamin Franklini ishte edukuar në traditën intelektuale të Cotthon Matherit dhe Wintropëve. Ai në vitin 1750 u përpoq që të themelojë unionin por nuk ja arriti. Më 1763 kur “British East India Company”, pas luftës 7 vjeçareqë ishte një luftë botërore në miniaturë, në mes të Anglisë dhe Francës dhe kolonive të tyre. Kjo luftë përfundoi me paqen e Parisit ku de fakto doli si fuqi globale perandoria britanike që në esencë udhëhiqej prej “British East India Company”, madje Nathan Rotshildi thoshte se “duke e shfrytëzuar përparësinë që kishin arritur në paqen e Parisit më 1763 ata kishin vendosur tatime të larta të çajit në kolonitë amerikane dhe ua kishin ndaluar prodhimin e çelikut. Këto masa e inkubuan edhe revolucionin amerikan që njëherësh paraqet edhe revolucionin unikal në historinë e njerëzimit dhe revolucionin e mirëfilltë që do ta lindte republikën e parë moderne sovrane në historinë e njerëzimit. Prandaj, ky revolucion përveç kontributit të Benxhamin Franklinit, gjeneralit Xhorxh Washington kërkonte edhe entuziastë tjerë. Në mesin e revolucionarëve erdhi edhe një bonjak që ishte rritur në ishujt e Karaibeve, West Island, që nga afër e kishte përjetuar skllavërimin dhe mjerimin që u kishte sjellë perandoria britanike, popullit andaj, ai u bë jo vetëm një ndër revolucionarët më të mëdhenj. Ai u bë edhe themeluesi i Amerikës moderne ndoshta ai është njeriu që ishte edhe arkitekt i Amerikës moderne dhe shtetit më të fuqishëm në botë megjithëse denigrohet qëllimshëm figura e tij revolucionare për arsyen se ai përfaqëson njeriun që idetë e të cilit paraqesin sfidën më të madhe ndaj oligarkisë financiare të sistemit liberal anglo-holandez dhe njeriun mbi idetë e të cilit varet edhe mbijetesa e civilizimit botëror. Ky është Aleksandër Hamiltoni një ndër figurat eminente të historisë botërore. Askush nuk ndryshoi historinë e Amerikës më tepër se sa ky hero dhe gjeni. Aleksandër Hamiltoni ishte studiues i flakët i historisë klasike eleno-romake dhe që në fëmijëri kishte dëshirë të bëhet hero i shquar. Prandaj, ky bonjak që ishte pa baba që i kishte braktisur me të ëmën e tij që kur ishte femijë. Më vonë edhe ëma i vdes në West India që ishte koloni britanike. Aleksandër Hamiltoni ishte revolucionar i lindur. Donte nderin dhe krenarinë njësoj si heronjtë e tragjedive helene, sikurse Akili në luftën e Trojës dhe Aleksandëri i Madh që shembi perandorinë e fuqishme persiane të Darit të III. Aleksandër Hamiltoni përmes veprave të tij, raporti i manifakturës, raporti i kredisë publike ai dizajnoi edhe vizionin e sistemit ekonomik të republikës se re. Hamiltoni ishte arkitekt i sistemit financiar amerikan dhe bashkë me gjeneralin Xhorxh Washington ishin ndër njerëzit më të fuqishëm në Amerikë. Ai ishte gjenial dhe i obsesionuar pas nderit sikurse figurat tragjike të epikës eleno-romake.Hamiltoni meqë ishte bonjak nuk mund të ndiqte shkollat krishtere. Lideri tjetër Benxhamin Franklini shkoi me mision në Britani për të parë për së afërmi anëtarët e klubit ‘Hell Fire’ që konspironin kolonitë e reja ne botën e re. Ai u përpoq të përfitojë aleat në luftën për revolucionit republikan në Amerikë. Aleksandër Hamiltoni kishte njohuri të gjera juridike. Është autor në ‘letrat e Federalistëve’ dhe themelues i kushtetutës amerikane bashkë me Xhon Xhejin dhe Xhejms Madisonin. Hamiltoni, Xheji dhe Madisoni shkruan letrat e federalistëve ku shpjegohej çdo detal drejt formimit të qeverisë federale të fuqishme që do të ishte e vetëmjaftueshme në aspekt ekonomik dhe të vetadministrimit dhe e pavarur nga kolonializmi britanik. Në moshën 14 vjeçare ai njihte mirë valutat ndërkombëtare. U detyrua të punojë sepse kishte mbetur pa prindër që në moshë të re. Që në moshe të re shkruante edhe poezi dhe artikuj. Beteja kundër represorëve britanikë duke qenë si adjutant i Xhorxh Washingtonit ishte me sfida të shumta. Gjithnjë e më shumë kjo luftë rëndohej prej borxheve të shumta dhe ishin në kërkim të aleatëve për tu çliruar prej kolonializmit Britanik. Prandaj, Hamiltoni filloi të shkruajë dhe ishte 20 vjeçar kur mendonte per zgjidhjen e problemit te borxhit.Hamiltoni dha idene gjeniale te bankës nacionale që emeton kredi nacionale varshmeria prej borxheve te jashtme do te zgjidhej dhe definitivisht do të pergaditeshin per tu çliruar nga varësia dhe represioni britanik. Hamiltoni u shkruante kongresmenëve Xhems Duane dhe Robert Morris qe të themelohet banka nacionale, që pa këtë hap edhe revolucioni do të kishte qenë i pamundur dhe do të dështonte. Gjithnjë e më shumë Hamiltoni insistonte tek Morris dhe Xhems Duane që të realizohet ideja e bankës nacionale. Andaj ftoi kolonitë në themelimin e një qeverie të fuqishme federale, themelimin e bankes nacionale mbi parimin e kreditit nacional dhe kanalizimin e kreditit nacional ne zhvillimin agro-industrial dhe infrastruktural te SHBA’së. Aleksandër Hamiltoni duke u përballë me tregun e lirë dhe luftën financiare të perandorisë britanike. Ai përmes raportit të manifakturës e sulmon ideologun liberal Britanik Adam Smithin. Lord Shelburnin pas marreveshjes ndërpreu luftën me arme dhe kushtëzonte kolonitë Amerikane të pranonin ekonominë e lirë të tregut. Tregu i lirë ishte një armë e themeluar me rekomandim të Lord Shelburnit, për t’i çuar shtetet rivale në vetshkatërrim ekonomik.Nga zbatimi i tregut te lire kolonitë amerikane perjetuan nje periudhëtë vështirë 1783-1789. Ishte një periudhë ku kolonitë amerikane pësuan një krizë të thellë ekonomike, ku përballeshin me borxhe dhe me insolvencë të borxheve duke u përballur me krizë te rende sociale. Hamiltoni studionte shumë mbi çështje ekonomike dhe politike, andaj ai ishte i ndërgjegjshëm për efektet e teorisë së Adam Smithit që ishte një armë aq vetëshkatërruese per nje komb. Hamiltoni mendoi se borxhi është një oportunitet për investim duke lëshuar bono të thesarit, andaj Hamiltoni i ftoi te gjithe investitoret qe te investojne kapitalin e tyre ne SHBA, qe borxhin ta kthente ne nje mundesi per investim ne sektorin ekonomise fizike. Hamiltoni kishte vizion politik dhe u kishte borxh kreditorëve të pasur vendor dhe evropian që e shfrytëzonte si mundësi që të investojnë në Amerikë.Ideja e bankës nacionale e Hamiltonit dallonte nga ideja e bankës qendrore private të Britanisë që ishte për të financuar shpenzimet qeveritare, ndërsa banka nacionale e Hamiltonit ishte për të financuar industrinë, infrastrukturën dhe agronominë. Ky ishte dallimi esencial në mes idesë së bankës qendrore (kartel private) dhe kreditit nacional Hamiltonian. Hamiltoni kishte vizionin e zhvillimit industrisë nacionale dhe tregtisë për të qenë një komb i madh, ndërsa Tomas Xhefersoni ishte për një qeveri të dobët dhe vend rural me fermerë të pavarur që të mos kufizoheshin liritë individuale. Andaj Hamiltoni dhe Xhefersoni kishin dy pikëpamje të ndryshme. Hamiltoni kishte armiq që shfrytëzonin çdo dobësi të tij për ta sulmuar. Xhefersoni i mbronte liritë individuale. Pikëpamjet e kundërta në mes të Xhefersonit dhe Hamiltonit ndikuan që të formohen dy parti: Federalistët që udhëhiqeshin prej Hamiltonit dhe pasuesit e Xhorxh Washingtonit dhe Republikanëve që i udhëhiqte Tomas Xhefersoni. T.Xhefersoni ishte konfuz dhe idetë e tij më tepër kishin të bënin me liberalizmin se sa idetë republikane të etërve themelues. Tomas Xhefersoni dhe Xhems Madisoni ishin të kequdhëzuar prej Robert Gallatinit qe ishte një agjent britanik. Zbatimi i tregut të lirë e ka sjellë gjithmonë në rënie Amerikën, ndërsa zbatimi i ekonomisë nacionale Hamiltoniane i ka sjellë Amerikës gjithmonë prosperitet. Amerika do të jetë fuqi me ekonomi dhe armatë të fuqishme. Ky ishte mendimi i Hamiltonit.

Tandemi Xhorxh Washington dhe Hamilton kane vendosur themelet e Amerikës moderne.

Aron Bourr ishte anëtar i partisë republikane të Tomas Xhefersonit dhe ishte shërbëtor i Xheremy Benthamit. Tomas Xhefersoni e dëshpëronte Aleksander Hamiltonin me idetë e tij liberale madje ai kishte një karakter të shthurur. Tomas Xhefersoni një kohe ishte mbështetës i flaktë i idesë republikane por më vonë degjeneroi, prandaj ai ishte një figurë kontraverse. Tomas Xhefersoni kishte rënë nën ndikim të agjentëve francezë dhe anglezë që e joshën me idete liberale, ndërsa në partinë republikane agjenti britanik Aron Bourr, punonte për ta devijuar SHBA’në prej ideve republikane të Aleksandër Hamiltonit. Prandaj, atë që kishte ndërtuar Hamiltoni, Tomas Xhefersoni e shkatërronte me populizmin e tij. Hamiltoni e akuzon si fanatik dhe xheloz T.Xhefersonin. Thomas Xhefersoni ishte i ndikuar prej ideve liberale te filozofit anglez Xhon Lokut dhe empiricisteve Britanik, si dhe ishte adhurues i Volterit. Sjellja e mevonshme kontravoerse e T.Xhefersonit deshmon se nese filozofia e Lokut do te ishte inspirim per Revolucionin Amerikan SHBA’ja kurre nuk do te ishte nje nga shtetet me te fuqishme dhe me industriale ne bote. Xhefersoni pat deklaruar se tre njerezit me te famshem ne histori jane: Frensis Bekoni, Xhon Loku dhe Isak Njutni, prandaj dhe adoptoi pikepamjet e tyre se baza e njohurise jane shqisat. Ai shkroi : “Une ndjej prandaj dhe egzistoj” me nje leter qe i dergoi John Adamsit. Duke mohuar se natyra humane karakterizohet me arsyen kreative , Xhefersoni pa shoqerine dhe ekonomine te bazuar ne raporte fundamentale fikse. Ai miratoi ideologjine e Thomas Maltusit se nevojat e njeriut i tejkalojne aftesite per prodhim. Ai e refuzoi idene e zhvillimit te ekonomise nacionale permes fuqise produktive te punes dhe pranoi doktrinen e Adam Smithit te ekonomise se lire te tregut. Xhefersoni arsyetonte ashtu sikur edhe Xhon Loku skllaverimin e zezakeve te cilet i konsideronte si qenie inferiore. Xhefersoni kundershtonte masat e Aleksander Hamiltonit per zhvillim te shtetit, me nje leter private Xheferson deklaron kundershtimin per Banken Nacionale Hamiltoniane , ai pat deklaruar se ai person ne shtetin e Virgjinise , qe bashkepunon me Banken, “Do të shpallet fajtor për tradhëti të lartë dhe do te vuajë denim me vdekje ne perputhje me rrethanat”.” Xhefersoni me fanatizem kundershtonte zhvillimin e industrise Amerikane si “ kancer qe shpejt do ti kafshonte zemren e ligjeve dhe te kushtetutes.” Thomas Xhefersoni luftonte qe ta mbaje SHBA’ne ne feudalizem. Nese njeriu nuk eshte me shume se nje grumbull instinktesh dhe aftesite e tij kongnitive do te kufizoheshin ne njohjen shqisore, njerezimi sot nuk do te ishte me teper disa milione individe kafsheror ne tere planetin qe do te luftonin sipas idese se mbijeteses se me te fortit njelloj sikur ne boten shtazore. Por ne kete periudhe u shfaq Lajbnici i cili perfaqesonte mendjen me te ndritur te tradites Platonike te Renesances se Arte qe themeloi shtetin modern duke filluar me Luigjin XI, Henrikun e VII i cili demonstroi se premisat e Lokut ishin mashtrime antinjerezore. Prandaj inspiruesi i Revolucionit Amerikan ishte Lajbnici qe promovonte e idene e Republikes qe i sherben lumturise njerezore. Andaj dhe Aleksander Hamiltoni luftonte me fanatizem per nje republike te tille qe lumturia njerezore te kultivohet nga institucione qe i sherbejne te mires se pergjithshme. Aleksandër Hamiltoni kishte karakter shumë të mirë, ishte njeri i ndershëm dhe e donte të vërtetën. Njerëzit e provokonin për ndershmërinë e tij. Ai ishte vetdestruktiv. Ai nuk kishte fuqi politike dhe nuk jepej. I ndershëm deri në veteshkatërrim. Xheremi Bentham ishte ai që e kishte provokuar përmes agjentit të tij, Aron Bourr. Aleksandër Hamiltoni e pësoi edhe një tragjedi të vrasjes së djalit 20 vjeçar, Filipit, në duel. Aron Bourr u cilësua si i rrezikshëm prej Hamiltonit dhe nuk arriti të fitojë si guvernator i Nju Jorkut. Ai doli në duel të ndershmërisë me Aron Bourr’in. A.Hamiltondëshironte të respektojëparimet krishtere dhe të ndershmërisë duke mos gjuajtur Aron Bourrin, duke gjuajtur në qiell ndersa agjenti Britanik A.Bourr e qelloi legjenden A.Hamilton per vdekje. Hamiltoni nuk ka përmendore në “Nation’s Capitol Washington”, ndërsa Amerika është krijim i tij. Pse shtrohet dilema ? Sepse në historinë e jetës së tij ideve të tij ekonomike dhe politike gjendet edhe sekreti i renesancës botërore.Ai nuk fliste per idetë liberale, per liritë individuale sepse njihte mire kurthet Britanike. Hamiltoni ishte i obsesionuar pas themelimit të Republikës së fuqishme që i shërben të mirës së përgjithshme. Ajo që është Amerika sot është vizioni Hamiltonian. Ai është shembull i një patrioti të ndershëm, shembull i një intelektuali të pashoq, që i dha goditjen më të fuqishme feudalizmit financiar që ju jep masave opium me liritë individuale dhe liritë ekonomike si instrumente të kolonizimit të kombeve të lira.

Vizioni i Hamiltonit, ishte republika ose themelimi i institucioneve që do t’i shërbenin të mirës së përgjithshme. Ky synim ishte edhe i babait të civilizimit perëndimor Nikollë Kuzës. Atë që e ëndërruan mendjet më të ndritura, që dhanë renesancën e artë në Evropë e realizoi Aleksandër Hamiltoni me etërit themelues te SHBA’së që ishte themelimin e republikës së parë moderne. Ai dha kushtetutën unikale të ShBA-ve e cila ruan vlerat republikane dhe vizionin e botës me paqe dhe prosperitet. Prandaj, historianët seriozë mendojnë se ai nuk kishte nevojë për monument sepse ne jetojmë në monumentin e Aleksandër Hamiltonit qe eshte SHBA’ja. Ëndrra amerikane është ëndrra e Hamiltonit. Hamiltoni i përkiste ardhmërisë. Idealin e tij për një qeveri të fuqishme Amerikane që do të përkujdesej për të mirën e përgjithshme e shpreh edhe në një thënie të tij të artë, A. Hamiltoni shprehet kështu: “Marr përsipër të them se nuk ka kombinim të projekteve njerëzore nën qiell, që të jenë të afta ta bëjnë një qeveri jopopullore që në parimet e saj është e urtë dhe e mirë dhe e fuqishmenë operacionet e saj”.

 13.09.2017, 10:00  | Xh.I. | 2,862 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi e rëndë në Tetovë, vdes një vajzë e vogël
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Këngëtarja shqiptare merr propozim për martesë në skenë (Foto)
Numërohet një vendvotim në Prizren, ndryshon rezultati
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.