« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
Akrepat e shqiptarëve në sahatkullat maqedone

Përpjekja për ta paraqitur shoqërinë shqiptare pa alternativë politike e civile, ndërkohë që ajo është prezente dhe shumë aktive, e bënë edhe më problematike marrëdhinen që mund të krijojë politika maqedonase me një pjesë të shqiptarëve, duke ua hequr atyre akrepat e orës politike

Emin AZEMI

Nga segmente të caktuara të politikës shqiptare, por edhe të një pjese të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, Gruevski e Zaevi ende perceptohen  si faktorizues dominantë, pa të cilët nuk ngrohë dielli në oborret e varfëra të shqiptarëve, Deri më tani nuk ka ndodhur (me ca përjashtime) që ky faktorizim të bëhet në saje të unitetit brendashqiptar dhe ofertës së përbashkët kundrejt politikës maqedonase. Duke e hetuar këtë dobësi të shqiptarëve, Gruevski më parë dhe Zevi tani, në prag të çdo zgjedhjeje, prodhojnë karamele për të joshur ambiciet karamelizuese oborrtare të aparatçikëve shqiptarë. Këta të fundit, të joshur nga kjo industri informale karamelësh, jo rrallë këmbejnë kauzat e tyre kombëtare-partiake me ndonjë favor të vockël që mund ta marrin nga politikanët sllavë.

Lojërat oborrtare  të segmenteve të caktuara politike të shqiptarëve, të veshur lirë me kimonot e industrisë karamelizuese,  kanë trimëruar Zaevin dhe Gruevski që  të projektojnë ide për shtetndërtim pa shqiptarët. Deklaratat e mëhershme të Gruevskit se maqedonasit duhet të marrin shumicën e vendeve në Parlament për t’u ikur kushtëzimeve të shqiptarëve, apo livadhisjet e Zaevit nëpër vendbanimet shqiptare për të ‘’peshkuar’’ sa më shumë shqiptarë ‘’indiferentë’’, flet edhe njëherë për falsitetin e marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase, që zakonisht projektohen mbi interest unitare të njërës palë dhe mbi inferioritetin e palës tjetër.

Sado që t’i trajtojmë si nevoja për  për konsum të brendshëm dhe për efekt elektoral këto angazhime të politikanëve maqedonas, ato si e të tilla, megjithatë, janë sinjal i keq se Maqedonia vazhdon farsën e shtendërtimit të njënashëm, duke i trajtuar shqiptarët si kontributorë, por jo edhe si shteformues të Maqedonisë. Në defektet e këtij keq-drejtimi kanë shumë faj edhe forcat kryesore  politike shqiptare, të cilat me sjelljet dhe qëndrimet e tyre, jo rrallë kanë lajthitur edhe faktorin politik maqedonas, tek i cili kanë injektuar një lojalitet blanko për shumë çështje, e sidomos për çështje të karakterit ndëretnik. Në disa raste fitohej përshtypja se ndonjë politikan shqiptar, në tentativën e tij të pasuksesshme për të korrigjuar imazhin e keq të Maqedonisë në botë, bënte edhe ministrin e Jashtëm, por pa dimensionin e përfaqësimit të interesit dhe legjitimitetit shqiptar. Shumë kancelari të botës që janë vizituar nga politkanë të tillë, sot janë shumë të bindur se shqiptarët në Maqedoni nuk kanë kurrfarë problemi me politikën refuzuese maqedonase dhe çdo përpjekje tani për ta prezentuar këtë politikë ndryshe nga ajo që është reklamuar kohë më parë, del komike  dhe e paefektshme.

Marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe maqedonasve mund të  degradohen edhe në të ardhmen në përmasa brengosëse nëse nuk intervenohet shpejt në gjetjen e një kompromisi afatgjatë, duke ndërhyrë në ato çështje që barasvlerësojnë cilësinë  e përfaqësimit përmes projekteve konkrete e shumë urgjente dhe kapacitetin e shtetndërtimit, përmes kuadrove profesionalë e jo aparatçikëve të dëgjueshëm që frik e frikë bëhen të ‘’ditur’’ duke kaluar natën nëpër ofiqinat e fotokopjimit të diplomave.

Sigurisht që në të kaluarën Gruevski nuk do ta përdorte diskursin e tij ksenofobik sikur të mos ishte edhe një qëndrim jo shumë i qartë i bashkësisë ndërkombëtare kundrejt Shkupit zyrtar, për faktin se ajo si tepër i ka kushtuar vëmendje raporteve të jashtme të Maqedonisë dhe fare pak është marrë me raportet e brendshme të saj. Marrja gjatë gjithë kohës e bashkësisë ndërkombëtare (Brukseli, Uashingtoni) me kontestin që ka Maqedonia me Greqinë dhe sfidat që ajo i kishte në rrugën e (mos)integrimeve euro-atlantike, krijoi një bindje të sforcuar tek forcat nacionaliste maqedonase se politikat e tyre retrograde, të orientuara kryesisht kundër shqiptarëve, mund të kalojnë pa u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Të urojmë që këto lajthitje të mos ndodhin edhe tani në prag të zgjedhjeve lokale, sidomos kur politikat e përgjumura të Zaevit mund të prodhojnë argatë të rinjë të industrisë së karamelave, kur shqiptarët si zakonisht tregohen degustues të zellshëm të produkteve të tilla.

Logjika e segmenteve të caktuara të politikës shqiptare në Maqedoni për të zaptuar një copë pushtet në oborrin e kryeministrit maqedonas, ende pa ndodhur faktorizimi i vërtetë i shqiptarëve, ka degjeneruar kuptimin e përfaqësimit dinjitoz- institucional të tyre. Gara për t’i nxjerrë syrin njeri tjetrit dhe vrapi për të siguruar sa më shumë vota në favor të partisë së Zaevit, i bënë një pjesë të shqiparëve të Maqedonisë do fare kopje të zbehta të sanço pançove pa brekë, të cilëve do t’ua kishte zili edhe Servantesi po të ishte gjallë.

Jo pak shqiptarë, tash dhe në të kaluarën, kush më shumë e kush më pak, kush më hapur e kush më tinëz, kanë bërë gara  që të jenë më afër partive të caktuara maqedonase dhe axhendave të tyre  për të siguruar edhe një mandat qeverisës dhe shumë më larg projekteve e ideve që do të mund të galvanizonin ecjen e shqiptarëve me energji të përbashkëta drejt një ardhmërie të përbashkët.

Politikanët dhe aktivistët e ndryshëm mund ta konsiderojnë  legjitime zgjedhjen e rrugëve dhe strategjive për të synuar pushtetin, por kur ato bëhen jotransparente dhe shumë ordinere, për qëllime të ngushta grupore e individuale, atëherë janë të kota përpjekjet e tyre për të na bindur se të gjitha këto manovrime i bëjnë për të mirën e shqiptarëve. Mjafton të shikohet në retrospektivë se cilat kanë qenë marrëdhëniet e politikanëve shqiptarë me situatat e caktuara në prag të zgjedhjeve. Me saktësi matematikore mund të vërehen se ata u ngelin besnik manirave të tyre për të bërë politikë të pasinqertë e besëprerë ndërmjet veti, por shumë të hapur e të sinqertë me partnerët maqedonas.

Perceptimi i vetvetes si oborrtarë të vegjël me ambicie të mëdha për përfitime personale, i bën aparatçikët e caktuar shqiptarë edhe më të lexueshëm para publikut shqiptar, sepse përvoja dhe memoria kolektive ka siguruar një minimum standard mbamenjejej sa për të dalluar sinqeritetin nga dallavera, interesin publik nga ai personal. Patriotizmi i harxhuar i këtyre tipave mund të zgjojë ndonjë adrenalinë të fjetur dikund-dikund, por jo edhe kundërvënie ndaj politikave karameizuese të Zaevit e Gruevskit.

Në funksion të strategjisë për të zgjedhur gjoja midis shiut e breshrit, disa megafonë dhe reprezentë të shoqërisë civile, që zakonisht flasin njëfarë gjuhe të unitarizmit të tejkaluar maqedonas, ua kanë imponuar votuesve shqiptarë edhe një alternativë që shkon përtej kampusit elektoral shqiptar, duke e prezantuar LSDM-në si ventilin e vetëm ku mund të shfryhen frustrimet dhe pakënaqësitë e shqiptarëve. Përpjekja për ta paraqitur shoqërinë shqiptare pa alternativë politike e civile, ndërkohë që ajo është prezente dhe shumë aktive, e bënë edhe më problematike marrëdhinen që mund të krijojë politika maqedonase me një pjesë të shqiptarëve, duke ua hequr atyre akrepat e orës politike. Nëse ndodhë kjo, atëherë tiktaku i kohëmatjes për një pjesë të shqiptarëve në të ardhmen mund të trokas në ndonjë sahatkullë të Strumicës a Vallandovës, ndërkohë që brirat e politikës shqiptare mund të thyejnë rekorde absurd të brendapërleshjes për do funksone që reahtojnë individë, por jo edhe shqiptarët. Këta të fundit kanë nevojë të faktorizohen përmes projekteve urbane, sociale, kulturore e ekonomike të përfaqsuesve legjitimë të tyre, e jo përmes sponzorizimeve jeniçere që impjanet parapolitike  i paketojnë si ‘’produkte vendore’’, paçka se etiketat e tyre mund të  jenë shtypur që moti në ofiqin

 10.09.2017, 21:47  | B.M. | 2,937 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
Paralajmërohet shi, erë dhe borë e fuqishme ditëve në vazhdim
Kryetari i Kumanovës Dimitrievski me dy shefa kabineti, njëri shqiptarë
Video nga aksioni i mbrëmshëm i MPB dhe DAP në Tetovë, Gostivar dhe Prilep
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.