Aeroporti "Aleksandri i madh" pas zgjedhjeve do të bëhet Nënë Tereza?! (Video)
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Këshilli gjyqësor, pa qëndrim për kritikat e Pribesë
Arifi përuron urën në f.Poroj
"Thesari i Shtetit" ende mbetet i "lidhur" për shqiptarët
images_12.jpg

Shkup, 17 korrik - Qeveria e Maqedonisë ka paraqitur në Kuvend propozimin për rishikimin e buxhetit, me të cilin synon të zvogëlojë në masë të madhe harxhimet joproduktive, reklamat qeveritare, shpenzimet për udhëtime jashtë shtetit të zyrtarëve, e të gjitha këto me qëllim realizimin e projekteve të ekzekutivit të ri që drejtohet nga Zoran Zaev.

Sipas propozimit të Ministrisë së Financave, me rishikimin e buxhetit parashikohet që deficiti të mbetet në kuotën e 2.9 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, ndërsa rritja ekonomike të sillet në rreth 2.2 për qind, në vend të parashikimit të parë prej 3 për qind. Po ashtu është paraparë shkurtimi i harxhimeve për 48.7 milionë euro, aq sa edhe i investimeve kapitale. Të gjitha projektet tjera infrastrukturore do të realizohen sipas dinamikës së paraparë. Sipas propozimit të financave, të ardhurat janë paraparë në shifrën e rreth 3 miliardë euro kurse shpenzimet në 3.300 miliardë euro.

Nga partitë në pushtet, vetëm Bashkimit Demokratik për Integrim ka paraqitur tri amendamente, e që kanë të bëjnë me rritjen e fondeve për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, shtëpinë e alfabetit në Manastir dhe një amendament për Qendrën për menaxhim me kriza, që drejtohet nga kuadër i kësaj partie, njofton Zhurnal.mk

Kryetari i Lëvizjes BESA, Biall Kasami ka thënë se edhe në këtë Qeveri fatkeqësisht shqiptarët mbetën të papërfaqësuar, as që smund të flitet për përfaqësim adekuat të shqiptarëve në rebalancin e buxhetit të vitit 2017.

"Me këtë është shkelur edhe Deklarata e Përbashkët e Partive Shqiptare që parasheh barazinë ekonomike të shqiptarëve, ndërsa në këtë buxhet ka një mosbarazim të plotë të buxhetit mes etnive", vlerëson Biall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA, transmeton Zhurnal.mk.

Nga ana tjetër Arben Halili, njohës i çështjeve të ekonomisë për RAdio Evropa e LIrë ka thënë se se rishikimi i buxhetit duhet të jetë një veprim serioz dhe i projektuar mirë dhe jo vetëm se formalitet për të plotësuar ambiciet politike.

"Sigurisht se çështja e rishikimit të buxhetit nuk guxon të jetë vetëm se një formalitet, dhe për më tepër të shkurtohen fondet që kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm, por edhe të shqiptarëve siç ka ndodhur zakonisht. Vlerësoj se me rëndësi është realizimi i projekteve kapitale, mbështetja direkte apo indirekte e sektorit të biznesit në përgjithësi i cili do të siguronte kthimin në binarët e shëndosh të ekonomisë vendore", thotë Arben Halili, njohës i çështjeve të ekonomisë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 18:44  | D.J. | 2,561 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
VMRO-DPMNE "çmendet" pas lirimit të Krasniqit dhe Sejdiut
Kush nga liderët pas zgjedhjeve lokale do të shkoj në histori (VIDEO) ?
Pse është i rëndësishëm Menduh Thaçi !?
Bie nga çatia e shtëpisë, gjen vdekjen një person nga Tetova
Shoqet e ngushta Feridja dhe Kaderi ja çfarë bëjnë kur dalin për kafe (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.