"Sputnik": Negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në NATO do të përfundojnë këtë vje..
Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për të akuzuarit në "Lagjen e Trimave"
« Analistët për Zhurnal: » Bojkoti i BESËS sinjal negativ dhe krijon amulli në opinionin publik
Nëse miratohet ligji për gjuhët para lokaleve, a do t’i rris Zaev votat te kampi shqi..
Pasaportat bullgare, shpresa e re e shqiptarëve si rrugë drejt Perëndimit
auto_17214601_303-696x3921500282805-696x392.jpg

Arman Kadriu ka emrin shqiptar, por ky fëmijë 12-vjeçar e konsideron veten bullgar. ”Nuk dua të qëndroj këtu të ruaj lopët. Dua të luaj futboll”, thotë ai, i tëri i djersitur derisa sa luan futboll në një rrugë të pa asfaltuar në fshatin e rajoni të Golo Bërdo, transmeton agjensia e lajmeve INA.

”Në Angli me pasaportë bullgare, kjo është e mundur”, thotë ai. Kurse në Shqipëri ku tani po shqyrtohet ligji i pakicave, nuk ka bullgarë në mesin e pakica etnike.

Ndërsa Maqedonia instiston se banorët e kësaj ane janë maqedonas, agjencia shtetërore ”Bullgarët jashtë vendit”  e cila ndihmon banorët e kësaj ane të pajisen me pasaporta bullgare thekson se, këta banorë janë bullgare dhe se janë vendosur në Shqipëri në shekullin V. Nuk ekzistojnë stastika, por organizatat bullgare në Shqipëri vlerësojnë se ka rreth 100 mijë bullgarë.

Parlamenti Evropian në muajin shkurt kërkoi nga Tirana t’i futë në ligj dhe t’i njohë në praktikë të drejtat e personave me origjinë bullgare nga Prespa, Golo Bërda dhe Gora.

Kjo porosi “na dha shpresë të re. Për çdo ditë 7 apo 8 persona vijnë dhe interesohen për pasaportat bullgare” thotë Haxhi Pirushi. Ai e drejton shoqatën “”Prosperitet Golloborda” , e cila ju jep vërtetime për origjinën bullgare të shqiptarëve dhe është i njohur nga qeveria në Sofje.

Një dëshmi për origjinën gollobordase, bashkë me kartën e anëtarësisë së shoqatës u kushton atyre 150 euro.

Tahir Mucina nga Trebishta, një fshat i cili dikur kishte 6 mijë banorë thotë se, më tepër se gjysma e banorëve kanë ikur në perëndim me një pasaportë bullgare. Edhe banorët e rajonit të Prespës me të madhë janë duke u pajisur me pasaporta bullgare, njofton AFP.

Bullgaria është vendi me nivelin më të ulët të jetesës brenda Bashkimit Europian, por ajo është kthyer në burim shprese për qindra banorë të zonës së Gorës në verilindje të Shqipërisë.

Nëntë fshatrat e kësaj zone popullohen nga banorë që kanë trashëguar gjuhën sllave të ngjashme me atë maqedonase, e që mendohet se janë ngulur aty mes shekujve XI dhe XIII, kohë kur Bullgaria u përfshi nga Lëvizja Bogomile që banorët e shqipërojnë “të dashurit e Zotit”.

Përgjatë dy dekadave të tranzicionit, ky komunitet është tunduar shpesh nga ofertat për nënshtetësi ballkanase.

Në vitet ‘90 erdhën serbët që, përmes përpjekjesh të fshehura u munduan ta përgatisin Gorën si minoritet të tyren në Shqipëri. Më pas, edhe maqedonasit synuan një gjë të ngjashme, duke u premtuar edhe pasaporta goranëve.

Të tretët ishin bullgarët, të cilët ndryshe nga dy pretendentët e parë ia dolën të shkaktonin valën më të madhe të emigrimit dhe zbrazjen e zonës nga banorët e saj.

Në fillim të vitit 2015, fshatrat e Shishtavecit dhe Zapodit u vendosën në fokusin e medias për të ilustruar fluksin e lartë të largimeve nga Shqipëria dhe kërkesave për azil në vendet e BE-së.

Në të vërtetë, banorët (INA)  e këtyre fshatrave përdorën pasaportat e reja bullgare për të nisur një jetë të re në Perëndim, shumë herë më të favorizuar se mijëra shqiptarë që përfunduan në kampet e azilkërkuesve.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 11:50  | Xh.I. | 1,083 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
E kanë kënduar gati në çdo këngë, ky është vëllai i Motrave Mustafa (Foto)
Andrra e Lulja dalin për kafe, por me kënd?! Nuk është as Meda as Sinani (Foto)
Plagosë të ëmën në Qendër të Shkupit
Shkup, tërheq zvarrë gruan për toke, i vjedh kuletën
Aksident i tmerrshëm me motor në Hasanbeg, përfundojnë me eshtra të thyera fëmijë të moshës 13 dhe 15 vjeçare
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.