Aeroporti "Aleksandri i madh" pas zgjedhjeve do të bëhet Nënë Tereza?! (Video)
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Këshilli gjyqësor, pa qëndrim për kritikat e Pribesë
Arifi përuron urën në f.Poroj
“Plazhi i vdekjes” në Shqipëri, çdo vit me të mbytur
auto_1500226406plazhiiii-650x3581500227270.jpg

Vlorë, 16 korrik - Një ditë pas ngjarjes tragjike ku tre të rinj u mbyten në plazhin e Porto Novës në Zvërnec, policia e Vlorës ka ngritur një patrullë lëvizëse më motor që sensibilizon pushuesit që të kenë kujdes kur futen në det dhe te shmangin zonat anësore ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë.

 

Plazhi i Porto Novës ishte pothuajse i boshatisur këtë diel, jo vetëm pas ngjarjes së rëndë, por edhe për shkak të reshjeve të shiut.

 

Ndërkohë, banorët e fshatit Zvërnec thonë se plazhi i Porto Novës është një nga më të bukurit e gjithë zonës së Vlorës, por përbën rrezikshmëri për ata qe nuk e njohin pasi ka rryma të brendshme, të cilat u marrin jetën.

 

“Ai është një bregdet shumë i bukur, por njerëzit nuk janë asnjëherë të informuar për rrezikshmërinë që ka. Aty ka shumë rryma”, thotë Geron Moçka, banor në Zvërnec.

 

“Kam rastisur 3 vite kur këtu janë mbytur njerëz”, thotë një pushues.

 

“Aty ka rryma ujore. Uji godet në shkëmb dhe kthimi i menjëhershëm. Edhe ne si banorë na ka ndodhur. Këtu mund të jenë mbytur rreth 30-40 veta ndër vite. Duhet të vendoset patjetër një tabelë informuese”, shprehet Filip Balli, banor në Zvërnec.

 

Banorët dhe pushuesit i kanë bërë thirrje institucioneve përkatëse që të vendosin tabela sinjalizuese në këtë zonë të rrezikshme, që ky plazh të mos marrë më jetë njerëzish, siç ndodh çdo vit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.07.2017, 22:17  | Z.H. | 1,659 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
VMRO-DPMNE "çmendet" pas lirimit të Krasniqit dhe Sejdiut
Kush nga liderët pas zgjedhjeve lokale do të shkoj në histori (VIDEO) ?
Pse është i rëndësishëm Menduh Thaçi !?
Bie nga çatia e shtëpisë, gjen vdekjen një person nga Tetova
Shoqet e ngushta Feridja dhe Kaderi ja çfarë bëjnë kur dalin për kafe (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.